• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Analiza e rezultatit zgjedhor/ PL e Metës merr gjysmën e këshilltarëve të koalicionit “Bashkë Fitojmë”

by Java News
22/05/2023 09:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me përfundimin e procesit të numërimit të votave, tashmë po krijohet një ide e qartë se sa i vlejti realisht “lëkura” kandidatëve dhe siglave politike që morën pjesë në 14 maj.

Në një llogari të votave që kanë marrë kandidatët në të gjithë vendin dhe i ka krahasuar ato me votat që kanë marrë siglat politike që dolën në fushatë.

Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve rezulton se në zgjedhjet lokale të 14 majit kandidatët e Partisë Socialiste kanë marrë 787.545 vota, ndërsa ata të koalicionit “Bashkë Fitojmë” kanë marrë 502 mijë vota.

Ndërkohë, në fletën e votimit për këshilltarët rezulton se sigla e koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka marrë 251 mijë vota, ose 50% më pak nga sa kanë marrë kandidatët në garat për kryetarë të bashkive.

Rrjedhje ka pasur edhe sigla e Partisë Socialiste, e cila ka marrë edhe ajo 200 mijë vota më pak ose 26% më pak se kandidatët.

Ndarja e përafërt të këshilltarëve mes Partisë së Lirisë dhe Komisionit të Rithemelimit të Berishës nisur nga votat që ka mbledhur sigla “BF” në zgjedhjet për këshillat bashkiakë.

Në përllogaritje janë marrë këshillat bashkiakë të Tiranës (PL 8 – PD 7), Durrësit (PD 7– PL 6), Elbasanit (PD 5- PL 7), Shkodrës (PD 9- PL 4); Korçës (PD 4- PL 5), Fierit (PD 2- PL 5) dhe Vlorës (PD 4- PL 5).

Sipas këtyre shifrave, që me shumë gjasa në këto raporte është ndarja edhe në bashkitë e tjera të vendit rezulton se Komisioni i Rithemelimit ka rreth 55% të këshilltarëve të 61 këshillave bashkiakë, ndërsa Partia e Lirisë është në nivelin e 45% të numrit të këshilltarëve.

E përkthyer në mandate, nga 297 këshilltarë që ka BF në të gjithë vendin rreth 163 janë të Komisionit të Rithemelimit dhe 134 të Partisë së Lirisë.

Ndërkohë sigla zyrtare e Partisë Demokratike megjithëse ka marrë gjysmën e votave të siglës “BF” në garën për këshilltarë, e përkthyer në numër këshilltarësh në të gjithë vendin ka 126, ose rreth 40 më pak se pjesa e Komisionit të Rithemelimit brenda siglës “BF”.

/s.f

Next Post
FOTO/ “Amar të përshëndes bashkë me…”! Çfarë bëri Luizi që Olta e postoi në Instagramin e saj me lot në sy

Olta Gixhari reflekton për Big Brother: Do t'u them një të vërtetë të madhe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Evis Sala zbulon si e mori ftesën nga Rama për t’u bërë ministre e Shëndetësisë dhe dilemat e saj

Evis Sala zbulon si e mori ftesën nga Rama për t’u bërë ministre e Shëndetësisë dhe dilemat e saj

February 25, 2026
Tragjedia në Crans Montana, Zvicra shpërndan 50 mijë franga për viktimat e zjarrit

Tragjedia në Crans Montana, Zvicra shpërndan 50 mijë franga për viktimat e zjarrit

February 25, 2026
U përplas dy ditë më parë nga një makinë, ndërron jetë 68-vjeçari në Vlorë

U përplas dy ditë më parë nga një makinë, ndërron jetë 68-vjeçari në Vlorë

February 25, 2026
Protestat me molotov/ Preç Zogaj: Nuk e afrojnë opozitën me pushtetin, por e pamundësojnë rrëzimin e qeverisë

Protestat me molotov/ Preç Zogaj: Nuk e afrojnë opozitën me pushtetin, por e pamundësojnë rrëzimin e qeverisë

February 25, 2026
PD zbret në shesh të shtunën, Vangjeli: Të dy duan pak destabilitet. Berisha për t’u faktorizuar, Rama për të bërë “zjarrfikësin”

PD zbret në shesh të shtunën, Vangjeli: Të dy duan pak destabilitet. Berisha për t’u faktorizuar, Rama për të bërë “zjarrfikësin”

February 25, 2026
A do të sulmojë SHBA Iranin? Çfarë zbuloi Trump në fjalimin e tij rekord: S’mund të lejojmë që…

A do të sulmojë SHBA Iranin? Çfarë zbuloi Trump në fjalimin e tij rekord: S’mund të lejojmë që…

February 25, 2026
Çështja e Parkut Kombëtar të Butrintit/Auron Tare: Ju tregoj se kush është drejtuesi i Fondacionit që do ta menaxhojë! Po çfarë po ndodh?

Inati i shqiptarëve me hekurudhat

February 25, 2026
Bllokohet dogana e Bllatës, radhë mbi 4 km pas devijimit të trafikut nga Librazhdi

Bllokohet dogana e Bllatës, radhë mbi 4 km pas devijimit të trafikut nga Librazhdi

February 25, 2026
Raporti mbi politikat fiskale/ BB: Problem mbledhja e të ardhurave, niveli i pensioneve dhe kapitali njerëzor

Raporti mbi politikat fiskale/ BB: Problem mbledhja e të ardhurave, niveli i pensioneve dhe kapitali njerëzor

February 25, 2026
“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In