• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Analiza e rezultatit të zgjedhjeve në PD: Basha i pafajshëm!

by Java News
01/11/2017 09:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Armando Meta/

SPECIALE JAVANEWS/ Analiza e deritanishme e zgjedhjeve në PD, zhvilluar në disa degë të saj, ka nxjerrë në pah 3 elementë: Basha i pafajshëm, zgjedhjet e humbën nga blerja e votave dhe se disa drejtues të lartë të PD-së në nivel qëndror dhe lokal punuan kundër PD-së. Kjo analizë po zhvillohet mbi bazën e disa të deleguarve nëpër degë që ka nisur selia qëndrore e PD, gjë që është shoqëruar edhe me debate brenda rradhëve të grupit parlamentar demokrat, pasi disa deputetë kanë kërkuar që një pjesë e këtyre të deleguarve “nuk duhet të marrin pjesë në këto analiza, pasi gjatë zgjedhjeve ose nuk kanë marrë pjesë në fushatë, ose kanë punuar kundër PD-së”. Deputetët Flamur Noka, Halim Kosova dhe Albana Vokshi, i kanë kërkuar Bashës në mënyrë të drejtëpërdrejtë të tërheqë nga procesi i analizës një grup të të deleguarve në bazë, shkruan javanews.al.
Sipas tyre, ata që në zgjedhje dhe mbas zgjedhjeve kanë dalë hapur kundër PD-së, nuk duhet të kenë vend në tryezën e atyre që kontribuuan për fitoren tonë në zgjedhje. “Ne i dimë fare mirë njerëzit që punuan kundër PD-së në zonat e gjithsecilit. Nuk duam njerëz që të vijnë në mbledhje, duke bërë sikur i dhimbset PD. Është më e ndershme që ata vetë të mos vijnë, ose ju kryetar duhet t’i hiqni këta persona”, mësohet të jenë shprehur deputetët.

Procesi

Pavarësisht këtyre kërkesave të deputetëve, në disa degë të PD-së ka filluar procesi i analizës për rezultatin në zgjedhje, duke shfrytëzuuar edhe debatet e nxehta politike mes mazhorancës dhe opozitës, në lidhje me çështjen “Tahiri”. Artikulmi kundër Tahirit ka bërë që këto analiza të jenë jashtë vëmendjes së publikut dhe anëtarësisë së PD, me arsyetimin se “PD tashmë është përqëndruar te lufta kundër krimit”. Mbajtja e çështjes “Tahiri” në krye të axhendës së PD-së, ka bërë që edhe shumë zëra kundër Bashës të meken, si dhe të mos arrijnë të përfaqësohen në këtë proces analize, shkruan javanews.al.

Zërat kundër Bashës mbahen jashtë procesit

Në mjaft raste raportohet se zërat kundër Bashës nuk janë lejuar të marrin pjesë në këto analiza, të cilat po zhvillohen në një rreth shumë të ngushtë njerëzish dhe militantësh të PD. Vetëm pak javë më parë kreu i PD-së paralajmëroi nisjen e procesit të analizës për rezultatin në zgjedhje, proces i cili, sipas tij, do të shërbente edhe për të bashkuar PD-në pas një sërë përplasjesh që u vunë re brenda kësaj force politike mes kryetarit Basha dhe disa ish deputetëve dhe drejtuesish të PD, të cilët fajsuan në mënyrë të drejtpërdrejtë Bashën për humbjen në zgjedhje. Pavarësisht këtij qëndrimi, ajo që ka rënë sy është fakti se në ato degë ku janë zhvilluar analizat është bërë kujdes që njerëzit të përzgjidhen me ftesa individuale, duke lënë jashtë mjaft anëtarë të PD, të cilët kanë rezerva ose kërkojnë largimin e Bashës si kryetar i PD. Vetëm pak ditë më parë, në një prononcim për mediat, ish- deputeti i PD, Arben Imami, i cili tashmë ka dalë hapur kundër Bashës u shpreh se “nuk ka asnjë proces për ribashkimin e PD-së”, shkruan javanews.al.

Argumentat që po dominojnë

Ajo që vlen të theksohet është se edhe në ato analiza që janë zhvilluar, humbja e zgjedhjeve po kërkohet larg Bashës. Dy janë shtyllat kryesore ku janë mbështetur këto analiza: 1. Zgjedhjet u blenë nga qeveria me paratë e krimit; 2. Disa zyrtarë të PD dhe figura të njohura të saj punuan kundër PD-së në zgjedhje. Mbi bazën e këtyre 2 argumentave rezulton se kreu aktual i PD-së nuk ka asnjë faj për rezultatin e dobët që mori PD në zgjedhje. Procesi i analizës për rezultatin në zgjedhje pritet të mbyllet shumë shpejt, duke mos u lënë kohë grupimeve brenda PD-së që të organizohen. Se sa do të dalë e bashkuar PD nga ky proces, kjo është një pyetje që mbart shumë dilema. Por ajo që është e sigurtë deri tani është fakti se këto analiza po bëhen shumë sipërfaqësore dhe me kujdesin e veçantë që Basha të shfajësohet nga pesha e humbjes së thellë në zgjedhje, shkruan javanews.al.

Next Post
FOTOT/ Skënderbeu zbret në Beograd, policia serbe blindon hotelin

FOTOT/ Skënderbeu zbret në Beograd, policia serbe blindon hotelin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pashkët katolike, Papa Leoni mban kryqin në të gjitha stacionet për herë të parë pas tre dekadash

Pashkët katolike, Papa Leoni mban kryqin në të gjitha stacionet për herë të parë pas tre dekadash

April 4, 2026
Sot ndeshja me Partizanin, Beci i premton Vllaznisë 15 milionë lekë nëse shpallet kampione

Sot ndeshja me Partizanin, Beci i premton Vllaznisë 15 milionë lekë nëse shpallet kampione

April 4, 2026
Elbasan: Finalizohet operacioni “Bulevardi”, arrestohen disa shtetas për…

Elbasan: Finalizohet operacioni “Bulevardi”, arrestohen disa shtetas për…

April 4, 2026
Çmimi i naftës/ Berisha kritikon masat e Ramës: Qesharake dhe pa ndikim!

Çmimi i naftës/ Berisha kritikon masat e Ramës: Qesharake dhe pa ndikim!

April 4, 2026
Arrestohet në një resort luksoz bosi i Kamorrës, Roberto Mazzarella

Arrestohet në një resort luksoz bosi i Kamorrës, Roberto Mazzarella

April 4, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 5 Prill 2026

April 4, 2026
Ambasada e SHBA në Tiranë publikon thirrjen për Programin Fulbright 2027-2028

Ambasada e SHBA në Tiranë publikon thirrjen për Programin Fulbright 2027-2028

April 4, 2026
Iku drejt Greqisë pasi abuzoi me 10-vjeçarin, arrestohet në Kakavijë adoleshenti

Iku drejt Greqisë pasi abuzoi me 10-vjeçarin, arrestohet në Kakavijë adoleshenti

April 4, 2026
Rënie rekord e kontratave të përkohshme në vend, bizneset në garë për të mbajtur stafin

Rënie rekord e kontratave të përkohshme në vend, bizneset në garë për të mbajtur stafin

April 4, 2026
Lëvizte me armë dhe me automjet pa targa, arrestohet 30-vjeçari në Laç

Lëvizte me armë dhe me automjet pa targa, arrestohet 30-vjeçari në Laç

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In