• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Analiza e REL: Si u shndërrua Gaza në debat të brendshëm në Kosovë…

by A R
05/02/2026 10:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe pse Kosova ndodhet rreth 1 mijë e 800 kilometra larg Gazës, konflikti i armatosur atje shkaktoi jehonë të fortë në debatet publike dhe rrjetet sociale vendase – nga sharjet dhe ofendimet, deri te kërcënimet me jetë.

Ngjarjet e 7 tetorit 2023, kur militantë të Hamasit – grup i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera – kaluan kufirin me Izraelin, vranë mbi 1 mijë e 200 njerëz dhe rrëmbyen qindra të tjerë, shkaktuan një krizë humanitare në enklavën e kontrolluar nga Hamasi, që vazhdon të tronditë botën.

Mbi dy vjet më vonë, pas ndërmjetësimit të presidentit amerikan, Donald Trump, Izraeli dhe Hamasi bënë një armëpushim të brishtë, por pasojat e dhunës mbeten të thella: rreth 70 mijë palestinezë të vrarë në Gazë dhe një botë e ndarë midis viktimave dhe sulmuesve nga të dyja anët.

Në këtë kontekst, debatet në Kosovë, të cilat vazhdonin që nga fillimi i konfliktit, u intensifikuan javën e kaluar pas publikimit të një dokumentari nga gazetari kosovar, Kushtrim Sadiku. Po, përse ky polarizim?

Kërcënimet ndaj gazetarit dhe reagimet publike

Tri ditë para publikimit të dokumentarit në Televizionin Kanal 10 – i cili rikthen ngjarjet e 7 tetorit përmes rrëfimeve të të mbijetuarve dhe analizës së situatës në Izrael, mbi dy vjet më vonë – Sadiku filloi të përballej me reagime të ndryshme lidhur me përmbajtjen. Pas publikimit, mesazhet kërcënuese rritën shqetësimin e tij dhe të familjes.

“Kam marrë kërcënime për jetën, të cilat i kam adresuar te Policia dhe Prokuroria e Kosovës. Gjithashtu, kam njoftuar edhe disa ambasada mike”, deklaroi Sadiku për Radion Evropa e Lirë.

Debati në televizionet vendore dhe rrjetet sociale u ndez menjëherë.

Opinionistë dhe qytetarë morën qëndrime mbështetëse ose kritike, ndërsa komentet shpesh kaluan edhe në tone të ashpra.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) reagoi, duke kërkuar që diskutimi të zhvillohet brenda kornizave të debatit të lirë, pa kërcënime ndaj sigurisë personale.

Rrjetet sociale, terren i polarizimit

Për njohësit e fushës, gjërat nuk janë thjeshta. Profesori i Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, Alban Zeneli, thotë se konflikti izraelito-palestinez është ndër më të mediatizuarit në botë dhe shton se rrjetet sociale në Kosovë janë ato që përdoren si mjet për përçarje.

“Komentet nuk filtrohen, debati nuk organizohet, ndërsa përçarja shfrytëzohet për audiencë dhe shikueshmëri. Televizionet vendore shpesh i amplifikojnë këto tensione përmes fragmenteve të emisioneve të tyre në rrjetet sociale”, thotë Zeneli për Radion Evropa e Lirë.

Ky model i “ekonomisë së vëmendjes”, sipas tij, sjell pasoja reale: debatet emocionale tejkalojnë analizën objektive dhe argumentet racionale, duke amplifikuar ndasitë brenda shoqërisë.

“Unë mendoj se kjo është e lidhur direkt me mënyrën se si po bëhet biznes me median në Kosovë, sepse monetizimi i përmbajtjeve nga mediat sociale e krijon këtë lloj të logjikës së përplasjes. Në modelin e biznesit të vetë mediave sociale, dominon ekonomia e vëmendjes, pa të cilën këto platforma nuk janë të vlefshme”, shton ai.

Reagimet historike dhe fetare

Profesori i Historisë në Universitetin e Prishtinës, Mentor Hasani, vlerëson për Radion Evropa e Lirë se përfshirja e Kosovës në këtë debat lidhet me shumë faktorë – historikë, fetarë, politikë e gjeopolitikë.

Sipas tij, Ballkani përfshirë Kosovën ka qenë historikisht pjesë e perandorive me shtrirje globale, ku janë formësuar identitete të ndryshme fetare, kulturore dhe sisteme vlerash që ndikojnë edhe sot në leximin e konflikteve ndërkombëtare.

Ai thotë se për shqiptarët e Kosovës, kujtesa e luftës, dhunës dhe spastrimit etnik mbetet e freskët, edhe gati 27 vjet pas përfundimit të saj.

Kjo përvojë, sipas tij, reflektohet drejtpërdrejt në reagimet ndaj konfliktit në Gazë, ku individë dhe grupe të ndryshme shfaqin empati ose mirëkuptim për njërën apo tjetrën palë.

“Njerëzit e lexojnë konfliktin përmes përvojës personale – kush është viktimë, kush agresor, kush ka pushtet dhe kush është i pambrojtur – çka shpesh çon në vlerësime të pasakta”, sipas tij.

Hasani shton se reagimet në rrjetet sociale, veçanërisht ato në mbështetje të palestinezëve, përveç empatisë ndaj viktimave, bartin edhe një dimension fetar.

Edhe pse në Kosovë vazhdon të dominojë një islam tradicional, ai paralajmëron për ekzistencën e grupeve periferike që predikojnë forma radikale të fesë dhe nxisin përplasje brenda komunitetit.

“Ky emocionalitet i ushqyer nga pamjet e dhunës në Palestinë, ka krijuar hapësirë për instrumentalizim dhe përhapje të ideve radikale, duke lënë edhe përshtypjen e një antisemitizmi në nivele të caktuara”, thekson Hasani.

Megjithatë, ai vëren se në debatet publike ka edhe qëndrime mbështetëse për Izraelin, të cilat i sheh si strategjike dhe pragmatike.

“Këta njerëz e shohin këtë mbështetje si pjesë të orientimit drejt Perëndimit dhe fuqive të mëdha, që kanë luajtur rol vendimtar në mbijetesën e popullit dhe shoqërisë sonë”, thotë Hasani.

Përplasjet online dhe emocionet

Për psikologun Dashamir Bërxulli, përplasjet online janë shpesh amplifikim i emocioneve historike dhe fetare. Individët ose grupet me orientim fetar mbështesin kauzën palestineze, ndërsa të tjerët, me orientim historik, mbështesin Izraelin, sipas tij.

Ai paralajmëron se polarizimi i tillë mund të sjellë tension edhe në jetën reale, nëse nuk menaxhohet me kujdes nga elitat politike dhe intelektuale.

“Unë nuk po them se (polarizimi i shoqërisë) do të kulmojë në veprime të caktuara. Por, me gjasë, kur një tullumbace me energji mblidhet, atëherë – në një mënyrë ose tjetër – do të shpërthejë”, thotë Bërxulli për Radion Evropa e Lirë.

Edukimi dhe dialogu si zgjidhje

Historiani Mentor Hasani vlerëson se në parandalimin e thellimit të polarizimit shoqëror, rol të rëndësishëm mund të luajnë përfaqësuesit e komuniteteve të ndryshme, përfshirë ato fetare.

Duke iu referuar të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, sipas të cilave mbi 93 për qind e qytetarëve deklarohen të besimit islam, Hasani thekson se Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) mund të ketë ndikim kyç në shtendosjen e përplasjeve publike, veçanërisht në rastet kur përdoret fjalor me ngjyrim antisemit nga grupe me qëndrime radikale.

“Bashkësia Islame e Kosovës mund ta luajë një rol të madh, ashtu siç e ka luajtur viteve të fundit përballë këtyre rrymave”, thotë ai.

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar BIK-ut për koment lidhur me këto polarizime, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk ka marrë përgjigje.

Në anën tjetër, diplomati i Kongresit Botëror Hebre për Kosovën, Flori Zevi, vlerëson për Radion Evropa e Lirë se debatet rreth Gazës janë tregues i qartë i nevojës për më shumë edukim medial, qasje ndërdisiplinore dhe dialog të përgjegjshëm publik.

Sipas tij, dokumentari i gazetarit Sadiku ka hapur një diskutim të domosdoshëm, por reagimet ndaj tij dëshmojnë vështirësinë e shoqërisë për të ndarë faktet nga emocionet dhe analizën nga pozicionimi ideologjik.

Zevi thotë se në diskursin publik po zbehen zërat që kërkojnë paqe dhe dialog, ndërsa po dominojnë slogane që, në kontekstin e tyre historik dhe ideologjik, mohojnë të drejtën e Izraelit dhe të popullit hebre për ekzistencë.

“Kur kritika politike shndërrohet në demonizim kolektiv, atëherë kemi kaluar kufirin nga debati legjitim në diskriminim dhe urrejtje etnike apo fetare. Pikërisht për këtë arsye, edukimi është kyç”, thotë Zevi.

“Paqja nuk ndërtohet me slogane shkatërruese, por me empati, dije dhe përgjegjësi morale”, përfundon Zevi./REL

Next Post
“Duhet të ndahen”/ Bashkëshortja e Mirit: Po të hyja në shtëpinë e “BBV”, ja çfarë do i thoja Selin

“Duhet të ndahen”/ Bashkëshortja e Mirit: Po të hyja në shtëpinë e “BBV”, ja çfarë do i thoja Selin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, dënohet me burg përjetë Altin Hajri

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, dënohet me burg përjetë Altin Hajri

March 24, 2026
Berisha konfirmon Metën në listat e mbyllura: Do të jetë deputet i sigurt!

Berisha uron Ilir Metën për ditëlindje: Rama çonte Ergys Agasin që t’i shponte shishet e ujit

March 24, 2026
U largua me anije pa njoftuar autoritetet në Durrës, procedohet kapiteni turk

U largua me anije pa njoftuar autoritetet në Durrës, procedohet kapiteni turk

March 24, 2026
Shkoi në SPAK për “21 Janarin”, xhaxhai i Aleks Nikës zbulon çfarë i tha Klodian Braho

Shkoi në SPAK për “21 Janarin”, xhaxhai i Aleks Nikës zbulon çfarë i tha Klodian Braho

March 24, 2026
“Kishim informacione për sulmet”, Ukraina përballet me natë ferri

“Kishim informacione për sulmet”, Ukraina përballet me natë ferri

March 24, 2026
Berisha: Rama me shpatulla pas murit, po gjen zgjidhje te Vuçiçi në Beograd

“Nafta instrument tiranie”/ Berisha: Ngarkesa fiskale, gjobë e tmerrshme që rëndon mbi qytetarët

March 24, 2026
VIDEO / Shqipëria me ligj për referendumet? Balla tregon planin e PS: Gati drafti, do ta konsultojmë me…

VIDEO / Shqipëria me ligj për referendumet? Balla tregon planin e PS: Gati drafti, do ta konsultojmë me…

March 24, 2026
Gara për Drejtorin e Policisë, diplomatja amerikane VanHorn shkon në Ministrinë e Brendshme

Gara për Drejtorin e Policisë, diplomatja amerikane VanHorn shkon në Ministrinë e Brendshme

March 24, 2026
Nga procesi i adresave, te ligji i ri për IKMT, zbulohen detaje nga takimi i Ramës me ministrat

Nga procesi i adresave, te ligji i ri për IKMT, zbulohen detaje nga takimi i Ramës me ministrat

March 24, 2026
Mbi 3 vite i zhdukur, GJKKO rrëzon kërkesën e familjarëve të Ervis Martinajt për heqjen e sekuestros për pasuritë

Mbi 3 vite i zhdukur, GJKKO rrëzon kërkesën e familjarëve të Ervis Martinajt për heqjen e sekuestros për pasuritë

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In