• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Analiza e REL/ Më 2024, sytë do jenë nga normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë

by Java News
01/01/2024 14:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analiza e REL: Më 2024, sytë nga normalizimi i marrëdhënieve

Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është emërues i përbashkët i shumë pritjeve në Kosovë – si të qytetarëve të rëndomtë, ashtu edhe politikanëve. “Kjo çështje duhet të zgjidhet patjetër në vitin 2024 – edhe me presion ndërkombëtar. Qeverinë e Kosovës e pret kjo sfidë”, thotë Rabit Mani nga Prishtina.

“Po shpresojmë në përkrahjen e miqve tanë, nga Amerika dhe Evropa, që të gjendet një modul i përshtatshëm që nuk e rrezikon Kushtetutën e Kosovës”, thotë Bajram Kallaba nga Kamenica. Ai i referohet themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, për të cilin Kosova është zotuar me një marrëveshje me Serbinë qysh në vitin 2013. Megjithatë, Asociacioni nuk është themeluar ende, nga frika se kompetencat e tij të gjera mund të ndikojnë në funksionalitetin e shtetit.

Bashkësia ndërkombëtare, së voni, ka rritur trysninë mbi Kosovën për ta formuar atë dhe mbi Serbinë për ta njohur de facto Kosovën, duke e parë këtë si rrugë të vetme për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre. Dy vendeve, në fund të tetorit, u është paraqitur edhe një plan për këtë qëllim, të cilin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e kanë pranuar në parim. Miodragu, qytetar serb nga Mitrovica e Veriut, thotë se formimi i Asociacionit mbetet prioritet për popullatën kryesisht serbe të kësaj zone.

“Një asociacion si tërësi… dhe jo një asociacion i krijuar nga Kurti, që do të ngacmojë siç po ngacmon tani, duke konfiskuar mallrat serbe”, thotë ai, pa specifikuar më shumë. Qeveria e Kosovës nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë se cilat janë pritjet dhe sfidat që ajo i konsideron të rëndësishme për vitin 2024. Por, duke iu referuar normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë në vitin e ri, kryeministri Kurti shkroi në Facebook më 22 dhjetor se për Qeverinë e tij prioritet mbetet siguria e Kosovës, integriteti territorial dhe përmirësimi i kushteve të jetesës së të gjithë qytetarëve, pa dallim.Në shtator të vitit 2023, Kosova përjetoi një nga sfidat më të mëdha për sigurinë që nga paslufta, më 1999. Më 24 të atij muaji, grupe të armatosura serbësh sulmuan policinë e vendit në fshatin Banjskë në veri, duke vrarë policin Afrim Bunjaku. Në përleshjet që pasuan, u vranë edhe tre sulmues serbë. Policia, më pas, gjeti sasi të mëdha armatimi dhe arrestoi disa sulmues të dyshuar, ndërsa disa të tjerë i shpalli në kërkim. Qeveria e Kosovës fajësoi Serbinë për incidentin, por ajo e mohoi përfshirjen.

Ngjarja nxiti shqetësim te bashkësia ndërkombëtare për qëndrueshmërinë në rajon.

Disa përfaqësues të opozitës në Kosovë thonë se Qeveria nuk po bën mjaftueshëm për ta integruar komunitetin serb në veri, i cili, edhe gati 25 vjet pas luftës, vazhdon të mos u bindet vendimeve të institucioneve të Kosovës dhe ta shohë Beogradin si kryeqytet të vetin.

“Nuk mund të ketë siguri në asnjë pjesë të vendit pa integrimin e komunitetit lokal, pa pjesëmarrjen e komunitetit lokal në institucionet e Kosovës. Ne, si komunitet shumicë, duhet të bëjmë shumë që ta integrojmë edhe komunitetin tjetër [serb], sidomos në veri”, thotë Rashit Qalaj, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, për Radion Evropa e Lirë.

Lutfi Haziri, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, thotë se zbatimi i Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, e cila parasheh edhe formimin e Asociacionit, do të jetë sfida me të cilën Kosova do të vazhdojë të ballafaqohet edhe në vitin 2024. Por, sipas tij, mbetet po ashtu për t’u parë nëse Kosova do të shkojë drejt një procesi të rregullt zgjedhor, i cili duhet të përcaktohet gjatë katër muajve të fundit të vitit 2024, apo do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Haziri thotë se nuk përjashtohet mundësia që pretekstin për zgjedhje të parakohshme ta krijojë vetë Qeveria, me bindjen se mund ta zhargitë çështjen e zbatimit të Marrëveshjes me Serbinë.

“Por, zoti Kurti nuk është i amnistuar nga dialogu…”, thekson Haziri. Sfida të ngjashme sheh edhe Besnik Tahiri, shef i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Duke iu referuar sulmit në Banjskë, Tahiri thotë se në vitin 2023, Serbia kishte “qëndrim armiqësor ndaj Kosovës” dhe “Kosova duhet ta shfrytëzojë këtë situatë” në negociatat që e presin me shtetin serb. “Ajo që duhet të bëjë Kosova, është që të argumentojë se Serbia ka politikë armiqësore dhe të arrijë deri te një marrëveshje me Serbinë, pa shkaktuar asnjë dëm të brendshëm, që nënkupton të rendit kushtetues të Kosovës. AAK-ja e ka mbështetur Marrëveshjen e Brukselit [për normalizimin e marrëdhënieve, e arritur në shkurt të vitit 2023] dhe mendojmë se çfarëdo marrëveshjeje tjetër që vjen, nuk do të jetë më e mirë, por do të jetë më e keqe”, thotë Tahiri.

Përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi do të vazhdojnë të jenë ndër temat kryesore edhe në vitin 2024, thonë ata. Me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, dy vendet janë në negociata nga viti 2011. Kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por pak kanë zbatuar.

“Meqenëse para vetes i kemi zgjedhjet në Bashkimin Evropian, si dhe do të fillojë fushata zgjedhore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka mundësi që dinamika për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit të bjerë. Kjo, në anën tjetër, mund të kthejë tensione edhe më të mëdha mes Kosovës dhe Serbisë, duke mos i përjashtuar këtu as incidentet e mundshme të sigurisë”, thotë Lulzim Peci nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave – KIPRED. Sipas tij, ka indikacione se disa elemente të marrëveshjes në fjalë kanë nisur të zbatohen “në mënyrë të heshtur”. Fillimi i zbatimit të marrëveshjes për energjinë, por edhe për targat, japin sinjale të tilla, thotë ai. “Por, pjesa kyçe e marrëveshjes, në të cilën Kosova i ka obligimet e mëdha, sikurse themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe statusi i ardhshëm i Kishës Ortodokse Serbe, nuk mund të zbatohet në mënyrë të heshtur, sepse kërkohet zbatim në terren dhe nuk është veç një akt qeveritar”, thekson Peci.

Edhe Miodrag Milliqeviq, drejtor ekzekutiv i organizatës joqeveritare Aktiv nga Mitrovica e Veriut, pajtohet se situata e sigurisë dhe stabilizimi i gjendjes në veri do të jenë ndër sfidat kyçe për Kosovën, më 2024. Dhe, sipas tij, ky stabilizim do të varet nga dinamika e procesit të dialogut Kosovë-Serbi, si dhe nga raportet që do të krijohen ndërmjet dy vendeve. Konkretisht për pjesën veriore të banuar me shumicë serbe, thotë ai, sfidë do të jetë mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme lokale.

Qeveria e Kosovës është pajtuar t’i organizojë ato, në përputhje me ligjin e vendit. Zgjedhjet, në fakt, kanë qenë kërkesë e komunitetit ndërkombëtar për t’i ulur tensionet që ka shkaktuar instalimi i kryetarëve shqiptarë në veri. “Kjo është diçka që na pret qysh në gjysmën e parë të vitit [2024]. Duke pasur parasysh që gjatë vitit 2023 është iniciuar nisma për largimin e kryetarëve në veri të Kosovës, epilogun do ta ketë në vitin 2024”, thotë Milliqeviq. Në planin e brendshëm, thonë analistët, sfidë për Kosovën do të jetë edhe situata ekonomike dhe sociale. Sipas tyre, kostoja e jetesës është rritur, për shkak të inflacionit në njërën anë dhe stagnimit të pagave në anën tjetër. REL

Next Post
FOTO/ Policia premton shpërblimin 5 mijë euro për autorin e plagosjes në Tiranë

FOTO/ Policia premton shpërblimin 5 mijë euro për autorin e plagosjes në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Më 2011 më larguan”- “Partizani”, ish-Gjenerali dëshmon në GJKKO për përplasjen me ish-ministrin e Mbrojtjes: Më tha se ia kërkonin e duhej firmosur!

“Më 2011 më larguan”- “Partizani”, ish-Gjenerali dëshmon në GJKKO për përplasjen me ish-ministrin e Mbrojtjes: Më tha se ia kërkonin e duhej firmosur!

November 9, 2026
Qeveria jep  26 mijë lekë për të larguarit nga puna në transportin publik, pagë shtesë për ata që janë ende në punë

Kriza/ Transporti publik kërkon lehtësi, Operatorët: TVSH 6%, lehtësim të taksave të karburantit dhe rishikim të tarifave!

November 9, 2026
Opozita braktis sallën, dështon mbledhja për “Zgjedhoren”, s’ka paqe mes PD dhe PS! Demokratët kërkojnë plotësimin e kushteve

Opozita braktis sallën, dështon mbledhja për “Zgjedhoren”, s’ka paqe mes PD dhe PS! Demokratët kërkojnë plotësimin e kushteve

November 9, 2026
U arrestua se plagosi me drapër babanë e ish-bashkëjetueses, Gjykata e Fierit lë në “arrest me burg” dajën e deputetes Zegjine Çaushi

Plagosi me drapër babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg 52-vjeçarin!

November 9, 2026
Urrejtja si produkt i injorancës dhe i mosrealizimit të vetvetes

Shteti nuk mund të tërhiqet përpara dhunës – protesta nuk është pushtet mbi ligjin

November 9, 2026
“Alimehmeti kandidaturë e shkëlqyer për Tiranën, por…”- Bardhi për zgjedhjet dhe protestën: Deputetët e PD s’janë refuzuar nga studentët!

“Alimehmeti kandidaturë e shkëlqyer për Tiranën, por…”- Bardhi për zgjedhjet dhe protestën: Deputetët e PD s’janë refuzuar nga studentët!

November 9, 2026
“Nuk jam në pritje të ëmbël, por…”- Me çorape fëmijësh në duar, ministrja Ismaili prezanton skemën e re për “Bonusin e bebeve”: Mbështetje për 5 vite!

“Nuk jam në pritje të ëmbël, por…”- Me çorape fëmijësh në duar, ministrja Ismaili prezanton skemën e re për “Bonusin e bebeve”: Mbështetje për 5 vite!

November 9, 2026
Protesta e dhunshme dhe bllokimi i rrugës dje në bulevard, Policia gjobit 21 persona! Ja shuma që do paguajnë

Protesta e dhunshme dhe bllokimi i rrugës dje në bulevard, Policia gjobit 21 persona! Ja shuma që do paguajnë

November 9, 2026
OKB paralajmëron për një epokë të re të fenomeneve ekstreme të motit: Toka po akumulon nxehtësi me ritme të përshpejtuara!

OKB paralajmëron për një epokë të re të fenomeneve ekstreme të motit: Toka po akumulon nxehtësi me ritme të përshpejtuara!

November 9, 2026
Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

“I përcolla shqetësimet e Turqisë për Iranin”- Erdogan konfirmon bisedën telefonike me presidentin Trump: Zgjidhja përmes dialogut!

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In