• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

ANALIZA E PUNES SE KUVENDIT/ Në 7 muaj punë ka miratuar vetëm 19 ligje

by Aalison Pearse Stevens
30/08/2016 17:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kuvendi i Shqipërisë, në 7 muaj punë ka miratuar vetëm 19 ligje. Ky është përfundimi i një studimi të kryer nga ISP-ja, (Instituti i Studimeve Politike).

14102526_10210450837205150_4824715371542615086_n

 Ky institut ka analizuar aktivitetin parlamentar për periudhën janar-korrik 2016. Aktet e parlamentit të kësaj periudhe ndahen në katër kategori, në miratim ligjesh të reja (funksioni bazë parlamentar), amendime në ligje të ndryshme (korrigjim të akteve të mëparshme apo ndërhyrje në funksion të axhendës së qeverisë), miratim institucional të konventave, marrëveshjeve, detyrimeve të ndryshme ndërkombëtare, si dhe ndryshime në axhendën parlamentare, në rendin e ditës apo në komisionet e Kuvendit.

“Referuar të dhënave nga Kuvendi, gjatë periudhës janar – korrik 2016 parlamenti ka miratuar 145 akte, prej të cilave vetëm 19 ligje dhe 25 amendime ligjore.

14100257_10210450836045121_191719117003576704_n Në total vetëm 29% përbëjnë akte tipike politike parlamentare, pjesa tjetër përbëjnë akte teknike parlamentare. Konkretisht, pjesa më e madhe e akteve janë praktika teknike që lidhen me ndryshime në axhendën e kuvendit, në komisionet e kuvendit, në miratim rezolutash apo vendime për zgjedhje në organe të ndryshme që varen nga Kuvendi.

Procedurat parlamentare zënë rreth një të tretën, ku bie në sy çështje të axhendës apo ndryshime në afate ose në përbërje të komisioneve parlamentare. Në 7 muaj janë vetëm dy akte normative, ato të janarit 2016 dhe që lidhen me ndryshime në Buxhetin e Shtetit”, shkruan ISP-ja.

14102526_10210450837205150_4824715371542615086_n“Në analizën e përmbajtjes së akteve, sidomos të ligjeve të reja dhe amendimeve ligjore, bie në sy paketa kushtetuese e 21-22 korrikut 2016. Duke hequr atë (e cila ishte dukshëm produkt ndërkombëtar, jo parlamentar), konstatohet se asnjë ligj reformator i rëndësishëm nuk ka zënë vend në axhendën 7 mujore parlamentare.

Konkretisht, janë miratuar ligjet për zejtarinë, për shërbimet, për ndërmarrjet sociale, për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve, për shoqëritë e kursim kreditit, për Urdhrin e Psikologut, për të drejtat e autorit, për Garantimin e sigurisë së punës të pajisjeve dhe instalimeve nën presion, për menaxhimin e kimikateve, luftimin dhe parandalimin e sëmundjeve infektive, për vullnetarizmin, etj, – secili i rëndësishëm në fushën e vet, por jashtë paketës prioritare të reformave politike të shpallura më 2013 dhe të konfirmuara më 2015. Gjithashtu konstatohet se 6 raste Kuvendi ka punuar me ndryshim emergjent axhende dhe kalim në seancë të ligjeve me procedurë të përshpejtuar”, vijon ai më tej.

Next Post
Rebelimi i Francës kundër SHBA-së, Hollande kërkon fundin e marrëveshjes për tregtinë e lirë

Rebelimi i Francës kundër SHBA-së, Hollande kërkon fundin e marrëveshjes për tregtinë e lirë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Për të gjithë ata që mendojnë se po “vetëposhtërohemi” në Izrael

January 27, 2026
Kryeministri i futet komedisë, Starmer përqesh Macron dhe del në skenë me syze

Kryeministri i futet komedisë, Starmer përqesh Macron dhe del në skenë me syze

January 27, 2026
“Drejt meje hodhën gurë e plumba, nuk pranova të largohesha nga zyra”, Berisha për 21 Janarin: Rama përgjegjësi kryesor…

Berisha ankohet për censurë, monitorimi i AMA-s: PD mori 80% të kohës televizive gjatë dhjetorit! Kryedemokrati më shumë se Rama në TV

January 27, 2026
Rritet bilanci i viktimave nga i ftohti në SHBA, shkon në 34 numri i të vdekurve…

Rritet bilanci i viktimave nga i ftohti në SHBA, shkon në 34 numri i të vdekurve…

January 27, 2026
Arrestimi i Erion Veliajt, e çara që rrezikon Ramën (dhe politizimi i SPAK)

Pse nuk eci dhe do ngecin protestat!

January 27, 2026
Ekskluzive nga CNN, CIA punon në fshehtësi për të vendosur Amerikën në Venezuelë

Ekskluzive nga CNN, CIA punon në fshehtësi për të vendosur Amerikën në Venezuelë

January 27, 2026
“Teza historike e Berishës bazohet te ndasia veri-jug”, Meçe: Aksioni në Theth kundër paligjshmërisë, nuk lidhet me…

“Republika e Prokurorëve të tërhiqet, SPAK po shihet si i orientuar politikisht”, Meçe: Partitë e vogla, pa funksion dhe imazh!

January 27, 2026
Incident gjatë ceremonisë së pritjes në Ankara, presidenti humbet ekuilibrin dhe rrëzohet! “E mbajnë nga krahët”(VIDEO)

Incident gjatë ceremonisë së pritjes në Ankara, presidenti humbet ekuilibrin dhe rrëzohet! “E mbajnë nga krahët”(VIDEO)

January 27, 2026
“Babua një ditë më quajti “aset pozitiv””, Gjekmarkaj i përgjigjet me satirë Ramës: Punë e madhe, fillova festën e ahengun..

“Babua një ditë më quajti “aset pozitiv””, Gjekmarkaj i përgjigjet me satirë Ramës: Punë e madhe, fillova festën e ahengun..

January 27, 2026
Hapja e Qeverisë amerikane, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: I rikthehemi bashkëpunimit normalisht

Ambasada e SHBA-ve përkujton viktimat e Holokaustit: Shqipëria ndër vendet e pakta ku hebrenjtë gjetën strehim!

January 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In