• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Analiza e Policisë: Dibra, qarku që në 2016 nuk u regjistrua asnjë vrasje

by Java News
09/01/2017 17:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Gjatë ditës së sotme Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër zhvilluan analizën vjetore të punës për vitin 2016. I pranishëm në këtë analizë ishte Drejtori i Rendit Publik Drejtues i Parë Gjovalin Loka, si dhe përfaqësues të institucioneve dhe agjencive ligjzbatuese.

Drejtori i Policisë Vendore Drejtues Edmond Tarkaj, ka vlerësuar punën e bërë nga strukturat e Drejtorisë Vendore si dhe ka theksuar se këto rezultate janë arritur falë angazhimit të punonjësve të policisë, punës në grup, të bashkëpunimit me strukturat e tjera ligjzbatuese por mbi të gjitha falë bashkëpunimit me komunitetin.

Drejtori Tarkaj gjatë fjalës së tij  ndër të tjera ka veçuar disa tregues shumë pozitivë për vitin 2016 dhe konkretisht: Në qarkun e Dibrës për vitin 2016, nuk është evidentuar asnjë vepër penale e “Vrasjes”.

Gjithashtu po gjatë vitit 2016 nuk është evidentuar asnjë vepër penale e “Tentativës së vrasjes”.

Gjatë vitit 2016, janë evidentuar e referuar në Prokurori, 720 vepra penale, prej të cilave janë zbuluar 616 vepra, me një zbulueshmëri 86%. Gjithsej autorë të proceduar 716, nga të cilët 185 arrestuar, 491  në gjendje të lirë dhe 40 janë shpallur në kërkim.

Gjatë vitit 2015, janë evidentuar e referuar në Prokurori, 949 vepra penale, prej të cilave janë zbuluar 809 vepra, me një zbulueshmëri 85.2%. Gjithsej autorë të proceduar 968, nga të cilët 275 arrestuar, 628  në gjendje të lirë dhe 65 janë shpallur në kërkim.

Po gjatë vitit 2016 kemi një ulje të veprave penale në total me 25 % krahasuar me vitin 2015. Kemi një rritje të zbulueshmërisë me 4 % gjatë vitit 2016. Kemi rreth 40 %  ulje të veprës penale të vjedhjes së pronës dhe banesave.

Janë zhvilluar 4 operacione të koduara,  ku janë sekuestruar 156 kg hashash dhe 10 gr heroinë, si dhe 14 armë zjarri e municion luftarak. Janë zhvilluar e vijojnë të zhvillohen operacionet “Roja e Gjelbër” dhe kundër “Vjedhjes së Energjisë Elektrike”

Është punuar për parandalimin dhe përshkallëzimin e konflikteve dhe të dhunës në familje, për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, të garantimit të rendit e sigurisë në aktivitete kulturore, sportive e fetare, në mbështetje të institucioneve,  etj.

Është bashkëpunuar dhe vijon bashkëpunimi  me shkollat për realizimin e programit “Edukimi, ndërgjegjësimi dhe reduktimi i kërkesës për drogë dhe substanca të tjera të rrezikshme.

Është garantuar rendi e siguria gjatë gjithë procesit zgjedhor Shtator 2016 në Dibër, etj.
Të gjitha këto falë angazhimit të të gjitha strukturave të Drejtorisë Vendore dhe të Komisariateve në vartësi të kësaj Drejtorie.

Drejtori i Rendit Publik Drejtues i Parë Gjovalin Loka, ka vlerësuar rezultatet e arritura për vitin 2016  dhe ka theksuar se këto rezultate duhet t’i ruajmë e t’i përmirësojmë akoma më shumë gjatë këtij viti. Ju falenderoj për korrektësinë dhe profesionalizmin që treguat gjatë procesit zgjedhor Shtator 2016.

ma.me
Next Post
Kupa e Afrikës i sjell telashe Evropës dhe vetes

Kupa e Afrikës i sjell telashe Evropës dhe vetes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hetoi Trump dhe Thaçin, kush është Prokurori të cilin Edi Rama quajti “sicario”?

Hetoi Trump dhe Thaçin, kush është Prokurori të cilin Edi Rama quajti “sicario”?

February 20, 2026
FOTO / Rama vijon takimet në SHBA: Në tryezën e Atlantic Council, ku pati interes të lartë për pikëpamjet tona dhe…

FOTO / Rama vijon takimet në SHBA: Në tryezën e Atlantic Council, ku pati interes të lartë për pikëpamjet tona dhe…

February 20, 2026
27-vjetori i masakrës së Reçakut, Kurti: Kjo është ende një plagë e hapur dhe pret për drejtësi

Qeveria “Kurti” miraton dy pr.ligje kyçe, “Byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikuar” dhe…

February 20, 2026
50 ditë pa monopatina, kaos në terren, policia vijon sekuestrot, ligji nuk po vjen

Bllokimi i monopatinave, Koçiu: Po punojmë për ligjin, për ne ka rëndësi siguria dhe jeta e qytetarëve

February 20, 2026
Gëlon rrjeti! Bebe Rexha puthje në buzë me një të moshuar dhe mesazh “provokues” për shqiptarët

Gëlon rrjeti! Bebe Rexha puthje në buzë me një të moshuar dhe mesazh “provokues” për shqiptarët

February 20, 2026
Në kërkim prej nëntorit, Ylli Zallës i zbulohen sërish armë! Dyshohet se furnizoi autorët e atentatit të Rinasit

Në kërkim prej nëntorit, Ylli Zallës i zbulohen sërish armë! Dyshohet se furnizoi autorët e atentatit të Rinasit

February 20, 2026
Policia nuk mori përsipër tubimin e PD, reagon Berisha: Akt provokacioni i rëndë!

Policia nuk mori përsipër tubimin e PD, reagon Berisha: Akt provokacioni i rëndë!

February 20, 2026
Sa mund të dëmtojë arrestimi i ish-princit Andrew imazhin e Familjes Mbretërore?

Sa mund të dëmtojë arrestimi i ish-princit Andrew imazhin e Familjes Mbretërore?

February 20, 2026
Berisha: Policia i sulmon protestuesit me molotovë. Shihni pamjet, nuk i hedhim ne!

Berisha: Policia i sulmon protestuesit me molotovë. Shihni pamjet, nuk i hedhim ne!

February 20, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Gjenitalistët e diplomacisë

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In