• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Analiza e humbjes së PD duhet të fillojë nga listat

by Ervis Iljazaj
24/05/2025 11:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ervis Iljazaj

Mos pranimi i humbjes më të thellë që ka pësuar ndonjëherë një opozitë, vazhdimi i retorikës se zgjedhjet u vodhën dhe mungesa e reflektimit në Partinë Demokratike ka vetëm një qëllim. Të mos hap diskutime dhe përçarje brenda partisë, të mos bëjë përgjegjës njerëzit që kanë përgjegjësi dhe të mbajë në krye të saj Sali Berishën dhe gjithë besnikët e tij. Por përtej debateve, analizave apo opinioneve që kërkojnë reformim dhe rinovim të thellë të Partisë Demokratike, tashmë të ardhmen e saj e kanë në dorë vetë demokratët, ata që në fakt janë më të sakrifikuarit e politikës së një partie miope. Nëse ata vazdhojnë akoma të mos e dorëzojnë liderin e tyre apo dhe besnikët e tij, kjo është vendimmarrje e tyre. Vetëm ata mund të bëjnë diçka në këtë drejtim. Por nëse kërkojnë një parti të re Demokratike, atë e gjejnë te listat e hapura.

Njërëz si Ilir Alimehmeti, Jorida Tabaku e të tjerë që edhe pse në humbjen e thellë të Partisë Demokratike morën simpatinë jo vetëm të demokratëve por edhe të votuesve që nuk e kanë votuar atë parti. Shenjë e qartë se nëse ke njerëzit e duhur edhe simpatinë e qytetarëve fiton. Është e sigurt se për të tillë emra (ka edhe shumë të tjerë), nuk ka reputacion të keq as te kundërshtarët e Partisë Demokratike. Mirëpo ata, në vend që të ishin drejtues dhe të udhëhiqnin fushatën e Partisë Demorkatike, u vendosën në skuadrat e listave të hapura. Ata punuan që Jozefina Topalli, Edi Paloka apo Albana Vokshi të bëheshin deputetë vetëm se janë berishistë dhe s’kanë asnjë vlerë tjetër. Këtë gjë e dinte fare mirë Sali Berisha, prandaj dhe bëri lista të tilla ku besnikët e tij, ata që sot duken si qënie parahistorike të politikës, të përfitonin nga njerëz të tjerë më të rinj dhe me më simpati te qytetarët, dhe në këtë mënyrë ai të vazhdonte të kontrollonte partinë me ta.

Duket qartë se ata nuk gëzojnë asnjë mbështetje qytetare tashmë. As ata dhe as drejtuesit politikë të qarqeve të Partisë Demokratike. E vetmja gjë që bëjnë është se përfitojnë nga kapitali politik i Berishës për një karrige deputeti, ndërsa Berisha siguron nga ata besnikërinë e tyre për të vazhduar kontrollin e Partisë Demokratike.

Me të gjitha gjasat Partia Demokratike do të vazhdojë të udhëhiqet nga i njëjti kryetar dhe të njëjtit njërëz deri në pikën e fundit të saj, por demokratët nuk duhen të ankohen më se përse nuk fitojnë apo se Edi Rama iu vjedh votat. Nëse duan të mbajnë Berishën dhe të gjithë ata drejtues politikë që kanë 3 palë zgjedhje që rezultojnë humbës, le t’i mbajnë. Por nëse duan një parti demokratike dhe një lidership të ri, e cila mund të frymëzojë shqiptarët dhe të kthehen në shumicë, aty e kanë. I gjejnë emrat te listat e hapura që ishin emrat më dinjitozë të këtyre zgjedhjeve.

Partia Demokratike është një parti e madhe dhe tradicionale, fryma e së cilës nese gjenden njerëzit e duhur kurrë nuk shuhet dhe mund të kthehet sërish të qeverisë Shqipërinë. Nëse pastaj vazhdojnë me të njëjta emra, të njëjtët humbës të cilët tashmë nuk i thonë më asgjë popullit shqiptar, ajo parti do të zvogëlohet gjithmonë e më shumë, deri në zhbërjen përfundimtare. Vetëm se koha për reformim të thellë dhe për një parti të re është nesër. Pasnesër do të jetë shumë vonë.

Next Post
Dentisti i shkul 10 dhëmbë, gruaja vdes nga hemorragjia

Kreu ndërhyrje në një klinikë dentare në Tiranë, italiani vdes pas 4 ditësh! Mister shkaqet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pa fjalime dhe regji qendrore, zbulohen detaje mbi protestën e thirrur sot nga opozita

Pa fjalime dhe regji qendrore, zbulohen detaje mbi protestën e thirrur sot nga opozita

March 22, 2026
Pasi dha dorëheqjen, shefi i Antiterrorizmit të SHBA-ve: Trembem nga hakmarrja, por s’pendohem

Pasi dha dorëheqjen, shefi i Antiterrorizmit të SHBA-ve: Trembem nga hakmarrja, por s’pendohem

March 22, 2026
Rama: Marrëdhëniet me Pekinin janë miqësore, do doja të kishim më shumë turistë nga Kina

Rama: Marrëdhëniet me Pekinin janë miqësore, do doja të kishim më shumë turistë nga Kina

March 22, 2026
Lëvizte i armatosur, shpallet në kërkim 21-vjeçari në Lushnjë. Arrestohen 5 shokët e tij

Lëvizte i armatosur, shpallet në kërkim 21-vjeçari në Lushnjë. Arrestohen 5 shokët e tij

March 22, 2026
Alarm për arrestet kardiake, vdekjet nga zemra në Shqipëri dy herë më të larta se mesatarja europiane

Alarm për arrestet kardiake, vdekjet nga zemra në Shqipëri dy herë më të larta se mesatarja europiane

March 22, 2026
Izraeli vret operativin e Hamasit në Liban, 3 turq humbin jetën pas rrëzimit të helikopterit në Katar

Izraeli vret operativin e Hamasit në Liban, 3 turq humbin jetën pas rrëzimit të helikopterit në Katar

March 22, 2026
Nga mbyllja e bazave amerikane në rajon te marrëveshja për Hormuzin, ja gjashtë kushtet e Iranit për t’i dhënë fund luftës

Nga mbyllja e bazave amerikane në rajon te marrëveshja për Hormuzin, ja gjashtë kushtet e Iranit për t’i dhënë fund luftës

March 22, 2026
Angli/ Po ndihmonte në çmontimin e skelave, 19-vjeçari shqiptar bie nga lartësia, humb jetën në vend

Angli/ Po ndihmonte në çmontimin e skelave, 19-vjeçari shqiptar bie nga lartësia, humb jetën në vend

March 22, 2026
Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

March 22, 2026
Referendumi për Drejtësinë në Itali, qytetarët i drejtohen sot kutive të votimit

Referendumi për Drejtësinë në Itali, qytetarët i drejtohen sot kutive të votimit

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In