• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Analiza e Gjekmarkajt: Meta për marshallah… Po flet sikur është ministër i Ramës

by A R
27/03/2020 14:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Agron Gjemarkaj ka bërë një analizë satirike për situatën politike gjatë pandemisë. Te “Panorama”, ai shkruan se pavarësisht paqes, “asnjë pazar s’ka në horizont, se burrat tanë të shtetit nuk bëjnë nga ato”…

Duke komentuar Ilir Metën, Gjerkmarkaj shton se ai po sillet si një ministër i qeverisë Rama.

“Termi  gruaja e Bilalit, e para një muaji duket si para një shekulli” – thotë analisti.

Analiza e plotë:

Jemi mbyllur brenda si shejtani në shishe ! Qënka mallkimi vetë ky virus ! Pos halleve që na vertiti persiper ndjejmë mall për fjalimet e ministrave e të ministreshave ! Pale më per njëren që na leçiste bejtat e Nolit plot trandje për të fshikulluar zullumqaret në tempull! Na ndau për se gjalli jeziti, plasja zo sytë ! Jeta jonë pa to e ta është një shkretetirë, një ranishtë plot shkurre e çufrra ! Pa ato zukama, pa atë emfazë, pa atë sqimë mendimi e dinjiteti pa atë demostrim dashurie ndaj liderit edhe kur ai i debon dhe u thotë “mu hiq syshë more firaun” ndihesh i braktisur nga flladi që perkedhel kopshtin e Edenit !

Pastaj si lanet na gerryen meraku a kanë ndonjë lek menjanë për harxhe në kohë të errëta ?! Zoti që i di punet e veta po kaq jetim na la pa të mbrothtat e të vyerat sentenca e persiatje të Opozites së re ! Bardhyl Londo në sallon duket si sulltan Bajaziti në kafaz, tek shfryn e gjemon ! Del në dritare po as zog as sorrë nuk pipetin , putiri i duket i rëndë sa vetmia po në dorë e mban ama për sfidë , mermerit me vete kjo botë shkoi në esfel, vetem poezia mbetet !

Miku im hebre që nuk i thotë kujt shendet as per qejf e as për hall ka blerë kundragaz , pelerinë e çizme ushtrie e ashtu veshur tebdil është rrasur brenda një fuçie në bodrumin e tij në Petrelë ! I thonim ne të shkretet , harxho, prish, darovit, qeras, gezo e gezohu se po vjen ditë e gjykimit po ai hiç, i dukeshim lakmitarë e zhvates dhe për muaj të tërë behej erë si rojtar i paeupur i milionave të tij që i do si sytë ! Bernard Banushi ai që rrugeve të Kryeqytetit shfaqej me shikim të vrenjtur mynxyrë e doren në alltinë dy grykeshe gati për të shtënë ndaj kujtëdo që llafe të liga nxirrte ndaj Lulzim Bashes është bërë firar ! Thonë që është fshehur në një senduk dhe që andejmi vrojton boten me dylbi e maraz ! Thashetheme janë se zor që një xheverxhili si ai një pizeveng virus ti kallë datën si ne të tjerve !

Gojet e liga nuk hynë në karantinë ! Ditmir Bushati herë pas herë pyet Damian Gjiknurin e Ahmetajn në telefon në kanë miell në magje për çilimiqerit e ndoca fasule ? Ai po mendon të shkruajë një leter si Bushtlinjtë motit për sulltanin kalif , të cilet ai i falte më pas ! Keshtu ata ngarkuar me mall e gjë me mhyrin e pushtetit në gisht ngjiteshin në Rozafat, gjerbnin salep e meditonin për misteret e Allahut kembëturqisht mbi postiqe ! Thuhet që çdo paragraf i asaj të deshperuar fillon me frazen “mu thafshin krahet si të zhgenjeva ty o drite e gaz i botes” e mbaron me “ me litarin që bleva me sestercet e tradhetisë po tundohem të lidh brenga e xhanit tim që digjet “ !

Një muaj më parë disa shqipo nopranë e trimoshë rrëzë trageteve , ndanë aeroportit , në sokaqe e miletbahçe sokellinin me kercenime ndaj koronavirusit,prej të cilit jo vetem që nuk ndiheshin të frikur po ishin gati ti bënin nënën si hasmit në mejdan ! Ndermend vinin si aromë jasemini, vargjet e Bajronit “të rreptë bijtë e Shqipes, kurrizin kush jua pa ndonjëherë” ! Të tjerë mendjehollë si petë lakrori predikonin raki ballë kazani, hudhra , djath me erë e salcë kosi e ferkim me lesh dhie si terbiet ndaj çdo sulmi të pabesë virusal.

Po keshtu edhe Qeveria e cila e zë me qerre çdo të ligë, të gjithë ata që frigeshin, që kerkonin mbyllje kufijsh, linjash ajrore e detare perkohesisht me vendin fqinj, masa mbrojtese, potencializim të sistemit shendetësor leçiteshin si armiq të Kryeministrit që i di të gjitha, si cmirezinj e zemër katran që ndillnin ardhjen e korones për ikjen e Edit tonë pa të cilin jeta s’do të kishte më kuptim ! Tani ai po na thotë nami e gazepi sapo ja kanë behur mes nesh ! Loja me terrorin e panikut mund të mendojë ndonjë haram i papunë (tani janë shumë) është llogari politike që nese del me pak kosto ai do të thotë ju shpetova unë, në daltë me shumë, ja u thashë u dola borxhit, nuk më degjuat ! Po zor ta besosh se nuk bën nga keto , është esnaf i madh!

Tani virusi erdhi dhe ne ikem ! Mirë bëmë , trima me tupe e frikacakë me damkë ju nenshtruam arsyes ! U strukem nxitimthi kush nën lavaman, vetë futem nën shtrat herë pas here, kush në dollap të rrobave , kush nën jorgan , kush në biblioteke e cila në çdo shfaqje skype të atyre që krypin mend qysh do bënet me këtë të uruar vatan , pervijohet madheshtore duke e demostruar librin e dijen si aleate të shoqërisë sonë në ditë të qametit ! Libra libra kudo libra , aferim more te uruar aferim , lexoni sa t’ju bëhen sytë filxhan !

Virusi krijoji shtetin e deshiruar nga Kryeministri thotë ndonjë cinik teksa rrotullohet sa në bark po aq në shpinë mbi divan ndersa atij (Kryeministrit) po i del gjuha pas shpine tu u lutë dynjasë herë si Krishti e herë si Muhameti rrëze hijes që leshon Binaja me libra në Surrel, me ja kercite vrapit për në shpi ! Dje doli vetë rrugeve si rrufe që shkon tuj diegë , iknin njerzia si kesulkuqja nga ujku! Nuk ka të dhëna që na nxjerin në atë shteg ku mund te shikosh e thuash se ky është mendimi i Mark Markut!

Një shtet ideal për Kryeministrin , të cilin e kemi lodhur e plakur me gjynahet tona kapicë, ku të gjithë mbyllen, ku ai cakton orare hyrje daljeje, gjoba e ndeshkime, pa gazeta, me televizione që nuk bëjnë më debate politike, me Presidentin i cili nga pikellimi që i shkakton pandemia ndryshon gjuhen duke e kafshuar , ku terma “gruaja e Bilalit” të para një muaj duken të para një shekulli e flet për marshallah krejt si minister i qeverisë, si Ahmetaj apo Manastirliu ! Kjo vetem për unitet se asnjë pazar s’ka në horizont, se burrat tanë të shtetit nuk bëjnë nga ato, ata janë parimor e qelibar që për kauza bëhën fli , interesi personal për ta është një pesë me hiç ! Në altarin e atdheut ata qerratenj piqen në hell si cjeperit për festë të pa lyer më yndyrë ! Atyre mund tu besohet symbyllurazi ! Për gjykaten kushtetuese as për ndoca të tjera punë ska tregti në keto ditë qameti !

Hap televizorin dhe shoh që numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar 174, ditët bëhen gjithnjë e me të trishta por nese nuk mendojmë , nëse nuk reagojmë madje nëse nuk gjejme forcen për të qeshur e bërë sarkazem me veten dhe të tjerët pos mushkerive virusi na rrezikon trurin nga mpirja e karantina e të cilit fitojnë vetem demagoget dhe pandemia e tyre e gjatë ! Tani siç thotë Bodler “ është momenti për tu “dehur” ! Për të mos u bërë skllevër të martirizuar të kohes, dehuni, dehuni gjithmonë me verë , me poezi, me virtyt, si të doni ….” ! Jemi në momentin e duhur për të marrë vendimin se me çfarë duhet të “dehemi” pas kesaj prove që na keshillon që ta latojmë pak egoizmin tonë të përditshëm!

Next Post
Shenja më me fat për sot, 10 Korrik 2018

Horoskopi ditor, e Shtunë 28 Mars 2020

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas Ankarasë, Starmer flet për unitetin e NATO-s: Trump ishte i kënaqur me atmosferën e samitit

Pas Ankarasë, Starmer flet për unitetin e NATO-s: Trump ishte i kënaqur me atmosferën e samitit

July 8, 2026
69-vjeçari rrëzohet në mal teksa kulloste bagëtitë, niset me helikopter drejt Traumës

69-vjeçari rrëzohet në mal teksa kulloste bagëtitë, niset me helikopter drejt Traumës

July 8, 2026
Shqipëria merr dritën jeshile për samitin e NATO-s, eksperti zbulon hapat që do të ndiqen

Shqipëria merr dritën jeshile për samitin e NATO-s, eksperti zbulon hapat që do të ndiqen

July 8, 2026
Damiano Toshi i shpëton burgimit të përjetshëm, merr dënim të ri për vrasjen e dy basketbollistëve në Korçë

Damiano Toshi i shpëton burgimit të përjetshëm, merr dënim të ri për vrasjen e dy basketbollistëve në Korçë

July 8, 2026
Kanye West dhe hekurudha Tiranë-Durrës, Tabaku akuzon qeverinë për prioritetet e buxhetit

Kanye West dhe hekurudha Tiranë-Durrës, Tabaku akuzon qeverinë për prioritetet e buxhetit

July 8, 2026
Sulmet e Izraelit në Liban ndezin tensionet, rrezikohet marrëveshja SHBA-Iran

“Si Trump koordinoi me ekipin e sigurisë sulmet ndaj Iranit”, CNN nxjerr prapaskenat nga Turqia

July 8, 2026
“Shqipëria ka hyrë në një fazë të re dhe vendimtare të procesit të anëtarësimit në BE”, zbardhet deklarata e Ballës në Strasburg

“Shqipëria ka hyrë në një fazë të re dhe vendimtare të procesit të anëtarësimit në BE”, zbardhet deklarata e Ballës në Strasburg

July 8, 2026
Trump flet për SHBA-në, armët dhe të ardhmen e Aleancës, ja çfarë ndodhi brenda takimit me dyer të mbyllura të NATO-s

Trump flet për SHBA-në, armët dhe të ardhmen e Aleancës, ja çfarë ndodhi brenda takimit me dyer të mbyllura të NATO-s

July 8, 2026
Zyrtare/ Trajneri Daliç largohet nga Kroacia, pasardhësi i tij një tjetër legjendë!

Zyrtare/ Trajneri Daliç largohet nga Kroacia, pasardhësi i tij një tjetër legjendë!

July 8, 2026
Debati për financimin e koncertit të Kanye West, Gonxhja tregon arsyet e vendimit të qeverisë

Debati për financimin e koncertit të Kanye West, Gonxhja tregon arsyet e vendimit të qeverisë

July 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In