• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Analiza e “The Economist”… Tërmeti Donald Trump

by Java News
10/11/2016 15:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në zgjedhjet e 8 nëntorit kandidati për president i republikanëve, Donald Trump, mposhti rivalen e tij demokrate, Hillary Clinton, në një nga telashet më të madhe të historisë së politikës së Shteteve të Bashkuara, shkruan The Ecomonist.

Partia Republikane mbajti shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatin, duke “spastruar”ekzekutivin dhe legjislativin.

Analiza

Rezultati i zgjedhjeve presidenciale është shokues. Znj Clinton ka udhëhequr gjatë gjithë fushatës dhe ka qenë favorite në tregjet e basteve përveç disa ditëve të fushatës. Baza e Partisë Demokratike në kolegjin zgjedhor dukej më e gjerë, duke e bërë rrugën e Trumpin drejt Shtëpisë së Bardhë më të vështirë, shkruan The Economist.

Gjithsesi, Trumpi pati një performancë të shkëlqyer në fushëbetejat, duke fituar Floridën, Ohajon, Ajoan, Karolinën e Veriut, si dhe më të rëndën të fushatës Clinton, Pensilvaninë. Fitorja në Wisconsin, që ka votuar pro demokratëve që në 1988, siguroi se Trumpi do të kalonte pragun prej 270 votash të Kolegjit Zgjedhor.

Në zgjedhjet e Kongresit, republikanët patën gjithashtu një natë të fortë. Partia mbajti 24 mandate nga 34 gjithsej që ishin për t’u rizgjedhur, që do të thotë se demokratët duhet të fitojnë dhe pesë mandate për të marrë shumicën në Dhomën e Senatit.

Dhoma e Përfaqësuesve vazhdon të jetë në duart e Republikanëve. “Spastrimi” i saj i jep Partisë Republikane, si presidentit të zgjedhur prej tyre, fuqitë që paraardhësi i tij, Barack Obama, nuk i kishte, si dhe do t’i mundësojë miratim më të lehtë të ligjeve. Kjo do të ndryshojë në mënyrë dramatike dhe pikëpamjen e Gjykatës Supreme, e cila momentalisht është e balancuar midis liberalëve dhe konservatorëve.

Fitorja zgjedhore e zotit Trump do të shkaktojë alarm në të gjithë ekonominë globale, duke pasur parasysh politikat ekonomike të tij, populzimin dhe tendencën për kundërshtim.

The Economist pret që të shikojë një kthesë të fortë në tregjet e bonove, aksioneve dhe të monedhës deri sa Trumpi të qartësojë axhendën e politikave të tij. Duke marrë në konsideratë këtë paqëndrueshmëri, Rezerva Federale nuk ka gjasë që të rrisë normat e interesit në dhjetor, ashtu siç ishte pritur më parë.

Rruga drejt fitores:

Rruga drejt fitores e Trump-it ndoqi me përpikëri vijën që ai kishte parashikuar gjatë fushatës.

Sipas sondazheve kombëtare, ai mori votat e të bardhëve pa arsim të lartë në nivele rekord, duke fituar një pjesë të madhe të elektoratit me një diferencë prej 67% me 28% , një avantazh dhe më i thellë se ai i znj.Clinton tek hispanikët (65% me 29%).

Kjo bërë që ai të fitojë ngushtë në shtetet jugut, veçanërisht në Florida dhe Karolinën e Veriut, të sigurojë një fitore me 8 pikë diferencë nëOhajo dhe më e rëndësishmja të rrëmbejë fitoren në tre shtete të veriut, Wisconsin, Miçigan dhe Pensilvani, ku shumica e popullsisë janë votues të bardhë të shtresës së punëtorëve dhe nuk kanë mbështetur një republikan që nga 1988.

Votuesit e zonjës Clinton, pavarësisht se ishin më të shumtë në numër, ishin të shpërndarë në mënyrë jo efektive: ajo parashikohej të fitonte Kaliforninë me 28 pikë, dhe të përmirësonte ndarjen e votës me 6 pikë në Teksas.

Ndikimi në parashikim

Parashikimet politike dhe ekonomike të SHBA janë në shqyrtim pas fitores së zgjedhjeve të zotit Trump.

Një opinion i ri do të publikohet në ditët e ardhshme, shkruan The Economist, raporton Monitor/a.k

Next Post
Izraeli me probleme për formacionin, udhëtimi drejt Shqipërisë mbahet sekret

Izraeli me probleme për formacionin, udhëtimi drejt Shqipërisë mbahet sekret

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trafikoi rreth 25 kg kanabis me valixhe nga Athina në Rinas, kush është 51-vjeçari grek i arrestuar!

Trafikoi rreth 25 kg kanabis me valixhe nga Athina në Rinas, kush është 51-vjeçari grek i arrestuar!

November 9, 2026
A do të dalin nga qarkullimi makinat e vjetra në Shqipëri? Ja si përgjigjet ministri Karakaçi: Nuk do të ketë…

A do të dalin nga qarkullimi makinat e vjetra në Shqipëri? Ja si përgjigjet ministri Karakaçi: Nuk do të ketë…

November 9, 2026
“Mungojnë garancitë minimale”- Veliaj publikon deklaratën e eurodeputetit italian: Rasti i kryebashkiakut do ngrihet edhe në PE!

“Mungojnë garancitë minimale”- Veliaj publikon deklaratën e eurodeputetit italian: Rasti i kryebashkiakut do ngrihet edhe në PE!

November 9, 2026
“E ka partnere”/ Takimet speciale, kreu i Policisë së Burgjeve e pranon: Kur rri shumë vite në burg, edhe mund ta personalizosh sepse…

“E ka partnere”/ Takimet speciale, kreu i Policisë së Burgjeve e pranon: Kur rri shumë vite në burg, edhe mund ta personalizosh sepse…

November 9, 2026
Mblidhet Komisioni për Reformën Territoriale! Çfarë propozon opozita?

Reforma “Administrativo-Territoriale 2”, zbulohen emrat e anëtarëve të Komisionit të Posaçëm Parlamentar!

November 9, 2026
Transferimi i Veliajt, drejtoresha e Burgjeve i përgjigjet Kaprit: Pyetjet na i dërgo në rrugë zyrtare, vetëm të premten kam firmosur 93 urdhra! (VIDEO)

Transferimi i Veliajt, drejtoresha e Burgjeve i përgjigjet Kaprit: Pyetjet na i dërgo në rrugë zyrtare, vetëm të premten kam firmosur 93 urdhra! (VIDEO)

November 9, 2026
SPAK jep pretencën, kërkon dy vite burg për kryebashkiakun Benet Beci! Akuzohet për favorizim në tender kur drejtonte KESH, por…!

SPAK jep pretencën, kërkon dy vite burg për kryebashkiakun Benet Beci! Akuzohet për favorizim në tender kur drejtonte KESH, por…!

November 9, 2026
“Po djegin atë që kemi ndërtuar”- Ish-deputeti demokrat Spaho: Dhuna në protesta, qasje primitive gjoja për ndërtimin e të ardhmes!

“Prisni se nuk ka mbaruar”- Zgjedhja e kreut të PD në Korçë, Spaho: Kjo është çorba e përgatitur nga Flamur Noka dhe Berisha, ç’të mbjellësh…

November 9, 2026
Mediat: Agasi i çoi 500 mijë euro vëllezërve të Hysenit në Gjermani, 450 mijë të tjera iu anuluan…

Mediat: Agasi i çoi 500 mijë euro vëllezërve të Hysenit në Gjermani, 450 mijë të tjera iu anuluan…

November 9, 2026
Të miturit u shtruan në spital, drejtori i Ujësjellësit në Vlorë: Uji është i pastër, edhe fëmijët e mi e pinë!

Të miturit u shtruan në spital, drejtori i Ujësjellësit në Vlorë: Uji është i pastër, edhe fëmijët e mi e pinë!

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In