• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Analiza e DW/ Takimi Kurti – Vuçiç në prag të një “incidenti”

by Java News
16/06/2021 08:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Bruksel u mbajt një takim mjaft i ashpër mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq. Takimi me ndërmjetësimin e BE përfundoi pa kurrfarë dakordimi.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq tha pas takimi se ky ishte një prej takimeve më të vështira që ka pasur prej fillimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e raporteve mes këtyre dy vendeve. Takimi i përbashkët në Bruksel u mbajt me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme Josep Borrell dhe pas konsultimeve në takimet e ndara me delegacionet e Kosovës dhe atij të Serbisë. Por në fund nuk pati asnjë dakordim për asnjë çështje të shtruar sot. “Delegacioni i Prishtinës kërkonte vetëm njohjen e Kosovës dhe asgjë tjetër”, tha Vuçiq, i cili gjatë deklaratës së tij shpesh bënte pauza dhe përpiqej të formulonte mendimet.

Por nga deklarata e tij e më pas edhe e kryeministrit Kurti u pa se bisedimet kanë qenë jo vetëm të pafrytshme, por shpesh me tensione, të cilat disa persona të afërt me delegacionet i quajtën madje edhe në “prag incidentesh”. “Ishte mirë që kemi pasur një distancë prej dy metrash”, tha Kurti, në pyetjen a ka pasur ndonjë incident. Në dallim nga Vuçiqi, i cili mendon se kërkesa për njohjen e pavarësisë së Kosovës është një qëndrim ekstrem, Kurti tha se pala kosovare ka qenë shumë konstruktive dhe se “Serbia do të duhej të lirohej nga e kaluara e vet dhe të njohë pavarësinë e Kosovës.”

Ne kemi pasur qëndrim konstruktiv, tha kryeministri Kurti, i cili në bisedime ishte bashkë me zëvendësin e tij Besnik Bislimi. “Treguam qëndrimin tonë kritik për procesin dhe marrëveshjet e deritanishme dhe shprehëm gatishmërinë tonë për dialog konstruktiv për njohje të ndërsjelltë.

Kërkesat e Kurtit

Takimi i radhës do të mbahet në Bruksel më 25 korrik dhe Kurti tha se ka paraqitur katër kërkesa: që gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor të avansojnë CEFTA-n në SEFTA (South-East European Free Trade Agreement) sipas modelit të marrëveshjes që kanë Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Islanda me BE -në; që Kosova dhe Serbia menjëherë nënshkruajnë një marrëveshje të përbashkët paqeje duke u zotuar se nuk do ta sulmojnë njëra-tjetrën; që pas njohjes së ndërsjelltë midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, në të dy vendet të ketë reciprocitet bilateral, përfshirë çështjen e të drejtave dhe të pakicave. Pra, serbët në Kosovë mund të kenë Këshillin e tyre Nacional siç e kanë shqiptarët në Serbi. Dhe që për çështjen e të pagjeturve e të zhdukurve me dhunë, të largohen nga pozita personat që duhen marrë në pyetje për krime, siç janë Veljko Odaloviq, i cili në vitet 1997-1999, ishte “naçelnik i qarkut të Kosovës”, dhe Zoran Angjelkoviq.

Kryeministri i Kosovës tha se për propozimin e tij të parë nuk ka marrë përgjigje të qartë, ndërsa tri propozimet e tjera janë refuzuar.

I pyetur se cili është qëndrimi i tij ndaj kërkesave për themelimin e Asociacionit me shumicë serbe, Kurti tha se Gjykata Kushtetuese e ka hedhur poshtë marrëveshjen e mëparshme, në 23 pika. Ndërsa edhe populli i Kosovës është kundër një asociacioni njëetnik. Ndërsa në pyetjen e DË nëse Kosova do të ngrejë padi kundër Serbisë për gjenocid, sikurse Kurti ka thënë disa herë në prag të bisedimeve të sotme, kryeministri u përgjigj se ata janë në përgatitje të dokumentacionit dhe se për këtë kanë nevojë për koordinim të mëtutjeshëm.

Hutimi i Vuçiqit

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Ndërsa presidenti i Serbisë ishte bukur i hutuar pas takimit. Ai tha se Albin Kurti ka ardhur në Bruksel për të thënë “se nuk do të arrijë marrëveshje për asgjë” dhe se gjatë këtij takimi ka pasur “provokime”, “papërgjegjësi” e “joseriozitet”.

“Sinqerisht nuk di çfarë t’ju them. Nuk kam marrë pjesë në asnjë takim tjetër si ky. Vetë kohëzgjatja e takimit flet për atë se cilat ishin rezultatet e këtij takimi. U pajtuam që në fund të korrikut të vazhdojmë dialogun. Shpresoj se kjo është një gjë e rëndësishme, e cila mund të garantojë paqen dhe stabilitetin, gjithçka tjetër do të ishte e panevojshme për t’u komentuar”, theksoi Vuçiq.

Megjithatë, Vuçiq vazhdoi më pas se janë tri lajme të rëndësishme nga ky takim: E para se delegacioni shqiptar nuk dëshiron të përmbushë marrëveshjet të cilat i ka nënshkruar dhe nuk do të diskutojnë për Asociacionin e Komunave Serbe. E dyta, kërkesa e tyre që urgjentisht dhe menjëherë të njohim Kosovën e pavarur. Dhe e treta, fakti që ata e quajnë incident dhe provokim pjesëmarrjen e serbëve në një liturgji në Prishtinë. Këto kërkesa, sikur edhe kërkesën që nga delegacioni për kërkimin e të pagjeturve të largohet Velko Odaloviq, Vuçiqi i quajti si “mungesë realiteti, serioziteti dhe përgjegjësie”.

Dialogu do të vazhdojë

Me gjithë mosmarrëveshjet e shumta dhe “takimin në prag incidenti”, siç u shprehën disa nga pjesëmarrësit, palët janë dakord për vazhdimin e bisedimeve.

Përfaqësuesit e BE thonë se takimi nuk ka qenë fare i lehtë. “Por me rëndësi është që dialogu ka vazhduar”, theksoi ndërmjetësi Miroslav Lajçak. “Të dy liderët kanë qenë shumë të hapur dhe të drejtpërdrejtë në shprehjen e mendimeve të tyre se çfarë duan dhe çfarë presin nga dialogu. Për BE është me rëndësi që të dy palët e kanë konfirmuar se nuk ka ndonjë rrugë tjetër për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, përveç dialogut”, theksoi Lajçak.

Lajçak tha se të dy palët do të vazhdojnë konsultimet për vazhdimin e procesit të dialogut për normalizimin e përgjithshëm të raporteve dhe se dialogu do të vazhdojë në fund të korrikut. Ndërsa shefi i diplomacisë evropiane ka bërë të ditur para takimit se ai do të vazhdojë konsultimet edhe me partnerët amerikanë për këtë çështje.

Pas takimit me delegacionet e Serbisë dhe Kosovës, ai u takua me Presidentin e SHBA Josep Biden. Shefi i delegacionit serb në bisedime dhe përfaqësuesi i zyrës për Kosovës e Metohi, Petar Petkoviq, në kohën sa po zgjaste takimi doli para gazetarëve serbë dhe tha se ndërkohë ka dhe konsultime të BE-së me SHBA për këtë dialog dhe se pozicioni i Serbisë nuk është i lehtë. Por, siç tha ai, Serbia do të vazhdojë betejën e saj. /DW

Next Post
Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, së shpejti të sigurta nga koronavirusi

Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, së shpejti të sigurta nga koronavirusi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In