• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Analiza e DW: Pse Iraku është kaq i rëndësishëm për SHBA?

by Java News
09/01/2020 18:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Parlamenti në Bagdad kërkon tërheqjen e trupave amerikane, por Uashingtoni nuk dëshiron të heqë dorë nga pozicioni i tij në Irak. Për qeverinë e Trumpit, Iraku ka rëndësi të madhe strategjike.

Është një nga vendimet më të rëndësishme të politikës së jashtme të historisë më të re të SHBA: a duhet t’i tërheqë administrata Trump ushtarët e saj nga Iraku? Pasi ushtria amerikane vrau gjeneralin iranian Ghassem Soleimani në një sulm me dron në aeroportin e Bagdadit, tensionet mes Uashingtonit dhe Teheranit përshkallëzohen – dhe Iraku ndodhet mes fronteve. Fundjavën e kaluar, parlamenti irakian votoi për një rezolutë që kërkon që të gjitha trupat amerikane të largohen nga vendi. Një dëbim pak a shumë i sjellshëm.

Përballë seriozitetit të situatës, qasja e Shteteve të Bashkuara për këtë çështje nuk është me të vërtetë e përshtatshme – duket se dora e majtë nuk e di se çfarë po bën dora e djathtë. Të hënën mbërriti në publik një letër e ushtrisë amerikane për homologët irakianë. Në të thuhet që trupat amerikane do të “ripozicionohen”. Letra përfundon me fjalët “Ne e respektojmë vendimin tuaj të pakufizuar për të na kërkuar të tërhiqemi”. Por vetëm pak më vonë kjo u kundërshtua nga udhëheqja ushtarake: sipas Mark Milley, shefit të shtabit të SHBA, letra ishte gabim, një version i parë që nuk duhej të ishte dërguar kurrë.

A është në rrezik lufta kundër terrorizmit?

Një tërheqje e trupave nga Iraku kundërshtohet pra me vendosmëri. Prania në Irak ka një rëndësi të madhe strategjike për Shtetet e Bashkuara për disa arsye. “Nga njëra anë, në këtë mënyrë ne mund të mbajmë kontakte personale me forcat irakiane të sigurisë,” thotë Michael O’Hanlon, ekspert në Qendrën Kërkimore Brookings në Shtetet e Bashkuara. “Mund të shohim drejtpërdrejt, se cilat kuadro drejtuese janë të fortë dhe cilët janë të dobët. Në të kaluarën, në mungesën tonë, forcat e sigurisë u manipuluan me shpejtësi nga palë të ndryshme për qëllime politike.” Kjo do t’i vinte në rrezik trupat amerikane në rajon.
Bazat e SHBA në Irak

Bazat e SHBA në Irak

Një shkak tjetër është lufta kundër milicisë terroriste “Shteti Islamik” (IS). “Iraku është në gjendje që të veprojë më mirë kundër IS, sepse ne ofrojmë mbështetje ajrore ose me shërbimet e fshehta,” tha O’Hanlon, një ekspert i sigurisë kombëtare për DW.

Po të tërhiqen papritur Shtetet e Bashkuara nga Iraku, do të jetë e vështirë të parashikosh se si do të vazhdojë lufta kundër terrorit atje. “Mund të ndodhë që forcat irakiane të vazhdojnë të ecin mirë fillimisht,” tha O’Hanlon. Por ai nuk e përjashton edhe që Shteti Islamik të përhapet. Kur trupat e SHBA u tërhoqën nga Siria veriore në tetor 2019, kjo i hapi rrugën një ofensive turke. Luftëtarët kurdë, të cilët duhej të mbroheshin kundër saj, nuk mund të ruanin njëkohësisht të burgosur militantë, dhe thuhet se disa qindra luftëtarë të IS kanë shpëtuar nga burgjet e rajonit.

Kundërpeshë rajonale për Iranin

Situata në Irak vërtet është e ndryshme. Por ekziston ende rreziku që lufta kundër milicisë terroriste të bjerë pas tërheqjes së trupave amerikane. Kështu për shembull mund të ndodhë një “kolaps në mbledhjen e informacioneve të shërbimeve të fshehta rreth ISIS”, tha vitin e kaluar Brian Katz, një ish-zyrtar i CIA, në një intervistë me Atlantic Magazine. “Njerëzit janë burimet më të mira, kur bëhet fjalë për t’i komunikuar qeverisë së SHBA qëllimet e grupeve terroriste,” tha Katz. “Dhe njerëzit kanë nevojë për afërsi dhe besim dhe për ndërtimin e marrëdhënieve në vend.”

Një pikë tjetër që e bën kaq të rëndësishme prezencën në Irak të SHBA është, se Uashingtoni ndërton në këtë mënyrë një kundërpeshë për Iranin në rajon. Pikërisht në situatën aktuale, kjo mund të ketë vlerë të paçmueshme për administratën e Trumpit. “Shtetet e Bashkuara tregojnë në Irak se Irani nuk është fuqia e vetme, të cilit ai mund t’i drejtohet,” tha O’Hanlon. /dw/

Next Post
Ujësjellësi i Belshit garanton furnizim për 33 mijë banorë, Balluku: Pilotohen panelet fotovoltaike

Ujësjellësi i Belshit garanton furnizim për 33 mijë banorë, Balluku: Pilotohen panelet fotovoltaike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pa fjalime dhe regji qendrore, zbulohen detaje mbi protestën e thirrur sot nga opozita

Protesta e opozitës, zyrtari i PD: Duhet të rrimë çdo natë para Kryeministrisë

March 23, 2026

“Nafta 270 lekë, s’ka justifikim…”, eksperti i ashpër: Ja ç’do të ndodhë me çmimet së shpejti

March 23, 2026
Një stjuardesë u gjet e gjallë, detaje nga përplasja e frikshme në aeroportin LaGuardia ku humbën jetën 2 pilotët

Një stjuardesë u gjet e gjallë, detaje nga përplasja e frikshme në aeroportin LaGuardia ku humbën jetën 2 pilotët

March 23, 2026
Këtë javë bëhemi ‘tradhtarë’! Meri Shehu paralajmëron këto shenja

Saturni ju kthen me këmbë në tokë, ja ndryshimet e mëdha për shenjat e horoskopit sipas Meri Shehut

March 23, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë solli politikisht protesta e 22 marsit?

March 23, 2026
“Nuk u paraqit asnjë qytetar”, dështon protesta kundër rritjes së çmimit të naftës në vend para Kryeministrisë

“Nuk u paraqit asnjë qytetar”, dështon protesta kundër rritjes së çmimit të naftës në vend para Kryeministrisë

March 23, 2026
“Policia bashkiake të largojë tregtarët nga trotuari”, Braçe denoncon çmimet e larta të perimeve në treg: Abuzim skandaloz, s’të japin as faturë

“Policia bashkiake të largojë tregtarët nga trotuari”, Braçe denoncon çmimet e larta të perimeve në treg: Abuzim skandaloz, s’të japin as faturë

March 23, 2026
Moti i keq shkakton dëme në disa fshatra të luginës së Vjosës, breshëri u dëmton të mbjellat fermerëve

Moti i keq shkakton dëme në disa fshatra të luginës së Vjosës, breshëri u dëmton të mbjellat fermerëve

March 23, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Berisha, lobim milionash në SHBA, po e ‘rrjepin’ edhe në Berlin?!

March 23, 2026

Referendumi italian dështoi të korrigjonte “Korporatën e Drejtësisë” që kemi dhe ne

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In