• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Analiza e DPPP: Droga e kontrabanda, burimi kryesor për pastrimin e parave në Shqipëri

by Aalison Pearse Stevens
08/09/2016 09:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Trafikimi i lëndëve narkotike çmohet si burimi kryesor për pastrimin e parave të pista në vendin tonë, thuhet në një analizë që ka bërë së fundmi Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave (DPPP) në kuadër të identifikimit të fenomenit me bazë risku. Dokumenti i vlerësimit të riskut u është paraqitur të gjitha institucioneve domethënëse në vend, organeve mbikëqyrëse, subjekteve financiare bankare, shoqërive të transfertave etj.

Sipas DPPP-së, rreziku dhe kërcënimi kryesor i identifikuar për pastrimin e parave është produkti kriminal i cili çmohet se buron kryesisht nga trafikimi i lëndëve narkotike, krime në fushën doganore dhe tatimore (si kontrabanda, fshehja e të ardhurave, mashtrimi me TVSH) dhe korrupsioni, vepra këto që mendohet se dominojnë të ardhurat kriminale, raporton Monitor.

Rreziku i dytë më i madh për pastrimin parave konsiderohet transporti i parasë fizike në hyrje/dalje nga pikat e kalimit të kufirit. Analiza e DPPP-së ka arritur në përfundimin se fenomeni i transportit cash të vlerave monetare në pikat kufitare është i ndjeshëm, ndërkohë që deklarimet dhe ndëshkimet për këtë vepër penale të mosdeklarimit janë minimale.

Nga ana tjetër, informaliteti i lartë në ekonomi dhe përdorimi në shkallë të gjerë i parasë fizike, vështirësojnë detektimin dhe hetimin e fenomenit. Nisur nga të dhënat e përfituara, rezulton se mundësia e identifikimit të rasteve të dyshimta në nivel inteligjence është në nivel të mirë, mirëpo hetimi paraqet probleme të dukshme dhe kjo ndikon edhe në dërgimin e shumë pak rasteve në Gjykatë.

Hetimi i rasteve të pastrimit të parave në mënyrë autonome (pra kur personi nuk e ka kryer veprën e origjinës) ngelet ende në nivele të ulëta. Sipas shpjegimeve të DPPP-së, në eficencën e hetimeve ndikon edhe fakti se për një pjesë të konsiderueshme të rasteve nevojitet ekzekutimi i letër-porosive nga autoritetet e huaja gjyqësore, ekzekutim ky që kryhet me shumë vonesë dhe që ndikon negativisht në hetim, duke çuar në marrjen e vendimeve të pushimit apo pezullimit të procedimeve penale.

Konfiskimet në zbatim të legjislacionit penal për çështjet e pastrimit të parave janë në nivele minimale. Më tej edhe zbatimi i Ligjit   Nr. 10 192, datë 3.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” i ndryshuar është shumë larg pritshmërisë dhe mundësive që ky ligj jep në kuadër të konfiskimit të produkteve kriminale.

ma.me

Next Post
Një liqen në Iran bëhet i kuq, shkaku alarmues

Një liqen në Iran bëhet i kuq, shkaku alarmues

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

Bardhi në Komisariatin nr.1: Një protestues i dhunuar gjatë shoqërimit u soll këtu në kundërshtim me ligjin! U mor nga ambulanca për te Trauma

February 20, 2026
Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

Mbi 40 të shoqëruar pas protestës, deputetët e PD-së shkojnë te Komisariati Nr. 1

February 20, 2026
Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

Pas përplasjes me efektivët civilë të policisë, reagon Flamur Noka

February 20, 2026
“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

“Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë”, ministrja Koçiu: Besimtarët kërkojnë paqe, banda e molotovit nxit dhunë

February 20, 2026
Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

Protesta e opozitës, Rama publikon foton nga xhamia e mbuluar nga gazi lotsjellës: Kur mortja e shtyn qenërinë…

February 20, 2026
Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

February 20, 2026
Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

February 20, 2026
Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

February 20, 2026
U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

February 20, 2026
Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In