• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Analiza/ “Dy gjërat që kanë ndryshuar me themel në katër vite me Donald Trump”, Debati – jetik për çdo demokraci

by Java News
03/11/2020 08:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në SHBA po bëhet e qartë, se çfarë ndodh, kur një shoqëri nuk le më hapësira për të diskutuar për pozicione të ndryshme: ajo gërryhet nga brenda, është e mendimit Ines Pohl.

Shtetet e Bashkuara kanë qenë gjithmonë vend i kundërshtive. Një komb i polarizuar. Ka vetëm dy parti që luajnë vërtet rol në politikë. Qeveritë nuk duhet të kërkojnë kompromise për koalicione qeveritare, ato ose e kanë shumicën, ose i kanë humbur zgjedhjet. Qëndrimi në dy fronte që nga koha e luftërave për pavarësi reflektohet edhe në media.

Gazetat e para të publikuara në shekullin e 18-të gjithmonë për vendime të rëndësishme politike pozicionoheshin qartë. Si në shumë vende të tjera edhe televizionet private apo publikimet simpatizohen me drejtime të caktuara politike. Përkatësisht zgjidhet edhe konsumi mediatik, hapet ai televizion apo gazetë, klikohet ajo faqe interneti, ku ndjehesh i afërt politikisht.

Qendrat mediatike si aktorë politikë

Dy gjëra kanë ndryshuar me themel në katër vite Donald Trump:

1- Mediat amerikane kanë hequr dorë të kërkojnë një raportim objektiv politik dhe janë kthyer në aktorë politikë.

2- Pretendimet e vazhdueshme të Trumpit, mediat nuk janë gjë tjetër veçse “shtyp i gënjeshtërt”, kanë dhënë efekt: Asnjëherë më parë nuk ka qenë kaq e ulët besueshmëria e gazetarëve. E të dyja këto pika kanë lidhje me njëra-tjetrën. Përveç kësaj mediat sociale veprojnë si përforcuese.

Në Shtetet e Bashkuara ka shumë pak hapësira publike, për të diskutuar në mënyrë kontroverse koncepte politike e propozime për zgjidhje. Kjo fushatë zgjedhore na tregon në mënyrë brutale, se çfarë pasojash sjell kjo: Gjithnjë e më shumë njerëz i besojnë vetëm flluskës mediatike sociale, që vizitojnë gjithmonë për të siguruar informacionet e tyre. Pasoja fatale: Teoricienëve të konspiracionit dhe armiqve të demokracisë u janë hapur të gjitha kanatet.

Mediat me njëanshmërinë e tyre ekstreme e kanë humbur shansin për të luajtur rolin e korrigjuesit të besueshëm në një demokraci. Algoritmet, që shpërblejnë më bërtitësit dhe ekzaltuesit si titujt bombastikë, i kanë kapur për fyti diskurset e të dyja kampeve politike. Faktet, njohuritë nga shkenca nuk kanë shans të depërtojnë në këto flluska mediash sociale, që janë infiltruar ndërkohë nga pretendimet e Trumpit. Javët e fundit e kam përjetuar vetë, me çfarë fuqie bindëse, amerikanë të zakonshëm pretendojnë, se Hillary Clinton mban në bodrumë fëmijë të fshehur dhe se COVID-19 nuk është gjë tjetër, veçse përpjekja e një grupi të caktuar që të marrë në dorë jo më pak, se sundimin botëror.

Rreziku i shpërbërjes së një kombi

Nga ana tjetër jo rrallë takon të vetëkënaqur, qytetas në gjendje të mirë ekonomike, që nuk tregojnë asnjë lloj gatishmërie për të kuptuar botën e familjeve që janë të varur me breza nga vendet e punës në fabrika, që gjithnjë e më shpesh mbyllen. Apo janë të varur nga nxjerrja e qymyrit që nuk ka të ardhme.

Ines Pohl Kommentarbild App (DW/P. Böll)
Ines Pohl

Kjo të tremb. Dhe duhet të të trembë. SHBA për shumë arsye janë të rrezikuara të humbasin unitetin. Kjo lidhet me sistemin arsimor, por edhe me zhvillimin demografik. Fakti që për dy dekada dominimi i të bardhëve – të paktën në shifra – do të marrë fund, krijon pasiguri, e trondit bazamentin e menduar si të sigurtë, dhe tregon, se sa i thellë është racizmi në disa pjesë të vendit. Njerëzit në SHBA janë çmësuar me debatin e argumenteve politikë dhe izolohen gjithnjë e më shumë në hapësirat e medias sociale. Por ky rrezik nuk është karakteristikë vetëm e SHBA.

Fakte dhe përpjekje për objektivitet

Demokracitë jetojnë nga debati, nga grindja për rrugën më të mirë. Ato mund të ekzistojnë në rrethana të caktuara. Njëra prej tyre është roli i fakteve. Nuk mund të diskutosh më, nëse gjithnjë ia del mbanë për çdo argument që nuk të pëlqen duke përdorur përgjigjen “Këto janë fake news”. A mund të ndalet ky zhvillim? Nëse, vetëm me një fokusim të veçantë në shkolla. Fëmijët duhet të mësojnë të veprojnë me mediat sociale, të dallojnë, cila është propaganda, cili aktivizmi. Cilat faqe interneti janë të besueshme. Cilat grupime jo. Këtu kërkohet puna e punonjësve të medias. Ne duhet të përpiqemi për objektivitet për të rifituar besueshmërinë që të mbetemi edhe më tej aktorë relevantë në një demokraci./DW

g.kosovari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklarata e fortë e Vuçiç: Nëse më arrestojnë, Serbia do të dalë në protesta

Deklarata e fortë e Vuçiç: Nëse më arrestojnë, Serbia do të dalë në protesta

November 23, 2026
Trafik droge nga Shqipëria drejt Italisë/ Prokuroria e Leçes mbyll hetimet për 66 persona

“Nga Ekuadori në Meksikë, shqiptarët shtrijnë aleanca me kartelet e kokainës që furnizojnë Europën”

November 23, 2026
Atentati që solli vdekjen e Sel Çamit në Fier, mbetet i plagosur edhe i vëllai

Vrasja e Sel Çamit në Fier, kamerat e sigurisë zbulojnë dy persona të maskuar pranë banesës

November 23, 2026
“Shqipëria pranë momentit historik”, ministri i Jashtëm i Sllovakisë: Mund të kalojë drejt traktatit të anëtarësimit në BE

“Shqipëria pranë momentit historik”, ministri i Jashtëm i Sllovakisë: Mund të kalojë drejt traktatit të anëtarësimit në BE

November 23, 2026
Gjendet i pajetë në tendë një 58-vjeçar, kishte shpallur grevë urie përpara universitetit në Romë

Gjendet i pajetë në tendë një 58-vjeçar, kishte shpallur grevë urie përpara universitetit në Romë

November 23, 2026
Rusia reagon për herë të parë dhe bën paralajmërimin e frikshëm pasi Ukraina ia fundosi anijen e re luftarake

Rusia reagon për herë të parë dhe bën paralajmërimin e frikshëm pasi Ukraina ia fundosi anijen e re luftarake

November 23, 2026
“Protesta humbi mbështetjen në terren”, gazetarja: Sot zhvillohet kryesisht në rrjetet sociale

“Protesta humbi mbështetjen në terren”, gazetarja: Sot zhvillohet kryesisht në rrjetet sociale

November 23, 2026
U kap me kufje gjatë provimit teorik të patentës, shqiptari del në gjyq në Belgjikë

U kap me kufje gjatë provimit teorik të patentës, shqiptari del në gjyq në Belgjikë

November 23, 2026
Ndalohet një “Audi” i blinduar. Shoqërohet djali i “Mustaqekuqit” dhe komisari i Gardës

Ndalohet një “Audi” i blinduar. Shoqërohet djali i “Mustaqekuqit” dhe komisari i Gardës

November 23, 2026
Miku i Edonit zbulon prapaskenat: Fabregas ka vlerësim të lartë për Zhegrovën

Miku i Edonit zbulon prapaskenat: Fabregas ka vlerësim të lartë për Zhegrovën

November 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In