• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

ANALIZA/ DW: Elon Musk nuk i pëlqen rregullat! A do të bëhet Twitter-i një agjenci lajmesh të rreme?

by
26/04/2022 15:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Platforma Twitter është përshkruar nga Elon Musk-u si “sheshi kryesor i qytetit”. Pjaca, me fjalë të tjera, ai vend, ku qarkullojnë lajmet për ngjarjet më të rëndësishme dhe aktuale. Pra, Musk-u e di shumë mirë se sa e rëndësishme është kjo platformë në kohën tonë si mjet komunikimi.

Instrumentalizim në dobi të Musk-ut?

Pyetja është: A është i vetëdijshëm ai se sa përgjegjësi kërkon kjo? Se nuk bëhet fjalë vetëm për fitim, si në një kompani private? Si një biznesmen i suksesshëm, a do ta shfrytëzojë ai tani platformën në favor të tij?

Disa ide i ka shprehur edhe më parë, nëpër intervista të ndryshme ose në Ted Talk-et e tij të fundit: Ka thënë se donte ta drejtonte Twitter-in si një kompani private dhe se platforma nuk bënte sa duhej për lirinë e fjalës (së cilës i mëshohet aq fort në SHBA), sepse komunikimi moderohet vazhdimisht në mënyrë të panevojshme, sipas Musk-ut. Por çfarë do të thotë “liria e fjalës” për të cilën flet Musk-u? A do të thotë se secili mund të thotë atë që dëshiron – edhe nëse kjo nuk është e vërtetë?

Musk-u gjithashtu ka theksuar disa herë se ai është kundër bllokimit të disa personave nga platforma. Një nga personat më të famshëm të ndaluar nga Twitter-i është ish-presidenti amerikan Donald Trump. Ai u ndalua nga Twitter-i, pasi mbështetësit e tij sulmuan Kapitolin, më 6 janar 2021. Twitter-i tha më pas se: “Pasi rishikuam me kujdes tweet-et e fundit të llogarisë @realDonaldTrump dhe kontekstin rreth tyre – veçanërisht se si perceptohen dhe interpretohen ato brenda dhe jashtë Twitter-it, ne e mbyllëm llogarinë për shkak të rrezikut të nxitjes së mëtejshme të dhunës.”

Musk-u, ky “absolutist i fjalës së lirë”

Por Musk-ut nuk i pëlqejnë rregullat. Në një intervistë ai e bëri të qartë se me të nuk do të ketë më kësi rregullash dhe mundësi bllokimi. Njeriu më i kamur i botës, me një pasuri prej rreth 270 miliardë dollarësh, dëshiron ta bëjë Twitter-in “imperativin social” të fjalës së lirë. Të gjithë duhet të jenë në gjendje të komentojnë çdo gjë, sipas Musk-ut, i cili e përshkruan veten si një “absolutist i fjalës së lirë”.

Një botë, e cila vështirë të imagjinohet, sepse miliarderi, në llogarinë e vet, i bllokon të gjithë ata që e kritikojnë atë ose kompanitë e tij/ Gazetarët që e kanë kritikuar gjithashtu ngacmohen rregullisht në llogarinë e Musk-ut në Twitter.

Asnjë pjacë nuk i përket vetëm një personi

Twitter-i mund të jetë “pjaca” e shekullit 21. Por ka disa dallime të rëndësishme: Komunikimi në pjacë nuk ka qenë kurrë i kufizuar në 280 shenja. Komunikimi personal ofron shumë më tepër informacion sesa një mesazh i shkurtër me tekst i shoqëruar nga maksimumi një fotografi.

Dhe dallimi më i rëndësishëm: pjaca e një qyteti nuk është kurrë në pronësi të një personi të vetëm dhe as nuk bie kaq shpejt në grackat e dezinformatave. Një tendencë, që në mungesë të rregullave, vetëm sa do të çojë në një polarizim edhe më të madh./DW

/b.h

Next Post
Plani ekonomik i PS-së, ministrja Denaj tregon prioritetet

'Propozimet janë individuale'/ Denaj flet për procesin e zgjedhjes së presidentit e peticionin kundër Kim: Të njëjtët individë s'mund të mbajnë peng Shqipërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas kësaj qeverie, anarki?

Pas kësaj qeverie, anarki?

October 21, 2026
Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

October 21, 2026
“The Guardian”: BE të hapë shpejt dyert për anëtarët e rinj, pasi nga kjo varet mbijetesa e saj

Reklama të rreme dhe mungesë transparence, Brukseli heton Booking.com për mashtrimet me pronat

October 21, 2026
Tensionet në Kuvend, Petro Koçi: Politika është bërë teatër! PD po shmang debatin

“Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

October 21, 2026
Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

October 21, 2026
BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

October 21, 2026
Deputeti socialist: PS nuk mbron askënd që përballet me Drejtësinë! Numri i lartë i të paraburgosurve ka tmerruar Këshillin e Europës

Deputeti i PS: Kërkesat e studentëve duhen bërë sa më parë! Si merret fati në dorë në një vend demokratik?

October 21, 2026
Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

October 21, 2026
Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

October 21, 2026
Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In