• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

ANALIZA/ Deklaratat populiste dhe ngutja e Bashës për t’u deklaruar mbështetës i Trump

by A R
23/01/2017 15:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I futur në politikë pa ndonjë të veçantë veç sharmit dhe një arsimimit në Hollandë, sidomos në ligjërimin politik, tek i cili vihet re një skematizëm me fraza shtampë dhe plot populizëm, kreu i opozitës është detyruar të huazojë forma të ndryshme kumtimi politik, madje duke hedhur sytë dhe nga rivali Rama. Teza e tij më e fundit për një “politikë si një instrument ndryshimi”, është e huazuar nga kreu i mazhorancës në vitet e fundit të opozitës së këtij të fundit.

Por, i kapluar nga ethet e ardhjes së Tramp në krye të Shtëpisë së Bardhë, tek i cili PD sheh vetveten duke riardhur në pushtet me anë të një lidhjeje të shkurtër të sajuar nga nevoja për të tejkaluar dëshpërimin opozitar, Lulzim Basha ka instaluar tek gjuha e tij edhe fjalorin e Trumpit. Ka ndodhur kjo në një mesazh në facebook,  ku pra duket qartë ndikimi i fjalimit të presidentit të ri amerikan tek kreu i PD-së.

Basha ishte ndër pak politikanë që ndoqën nga afër ceremoninë e betimit të presidentit të ri. Më tej, dhe duke përdorur faktin që kryeministri Edi Rama ka shprehur hapur kundërshtinë e tij ndaj zgjedhjes së Trump-it që gjatë fushatës elektorale, Basha po luan kartën e pro-Trump për t’u treguar njerëzve se në analogji me Ramën ai ka mbështetjen e presidentit të vendit më të fuqishëm në botë.

Basha u kërkoi njerëzve sot që të ishin ata që do të propozonin kandidatët e rinj për deputetë të PD-së duke e cilësuar këtë lëvizje si nisjen e një vettingu politik. Basha përdori retorikën e Trump duke u thënë të njerëzve të mendojnë se pushteti do të jetë në duart e tyre.

Ku ngjajnë fjala e Bashës me fjalimin e inagurimit të Trump:

Basha: 

“Pushteti i premtohet gjithmonë shumicës, por përfundon gjithmonë në duart e pakicës. Miliona shqiptarë të thjeshtë kanë qenë dhe mbeten të braktisur. Për ta dyert e mundësive, të përparimit dhe të pasurimit janë të mbyllura. Zëri i tyre nuk dëgjohet, të drejtat e tyre nëpërkëmben.”

Trump:

“Një grup i vogël ka marrë frytet e qeverisjes dhe populli ka marrë pasojat. Politikanët janë pasuruar, por fabrikat janë mbyllur. Triumfet e tyre nuk kanë qenë triumfet e juaja dhe ka pasur pak për të festuar në familjet në vështirësi. Ndryshimet do të fillojnë tani sepse ky është momenti juaj. Të gjithë atyre që janë mbledhur sot, kjo është dita juaj dhe SHBA-të janë vendi juaj.”

Basha:

“Përballë mjerimit dhe dëshpërimit të njerëzve politika ka premtuar shpesh reformim apo rilindje, por pak ka ndryshuar, sepse këto lëvizje nuk prekën asnjëherë thelbin e problemit politik të vendit: pushtetin e pakufizuar në duart e pakicës. Ato nuk fuqizuan asnjëherë njerëzit, por vetëm sa prodhuan fasada dhe makiazh”

Trump:

“Përballë mjerimit dhe dëshpërimit të njerëzve politika ka premtuar shpesh reformim apo rilindje, por pak ka ndryshuar, sepse këto lëvizje nuk prekën asnjëherë thelbin e problemit politik të vendit: pushtetin e pakufizuar në duart e pakicës. Ato nuk fuqizuan asnjëherë njerëzit, por vetëm sa prodhuan fasada dhe makiazh”

Basha:

“Tashmë, për ne ndryshimi i politikës është jo vetëm jetik por urgjencë kombëtare. Si kudo në perëndim, edhe në Shqipëri qeverisja duhet t’u kthehet më në fund njerëzve. Vetëm atje ku pushteti buron nga njerëzit dhe kontrollohet nga njerëzit mund të ketë liri, demokraci të vërtetë dhe mirëqenie, për sot dhe për të ardhmen. Për herë të parë në historinë e vendit përfaqësuesit e popullit do të përzgjidhen nga vetë populli në çdo hap të procesit. Kështu garantohet se pushteti të burojë vërtetë nga njerëzit.”

Trump:

“Çdo vendim mbi tregëtinë, taksat, cështjet e jashtme, do të bëhen që të fitojnë familjet amerikane… Nuk pranojmë politikanë që vetëm flasin dhe ankohen , por nuk bëjnë kurrë asgjë për vendin. Koha për fjalë boshe ka ikur. Tani ka ardhur koha e veprimit. Mos lejoni askënd që tju thotë që nuk mund të bëhet. Ne nuk do të dështojmë…

Të gjithë amerikanët dëgjojini këto fjalë. Ju nuk do të injoroheni më kurrë. Zëri juaj shpresa juaj do të përcaktojë destinacionin e SHBA-ve. Së bashku ne do ta bëjmëAmerikën më të fortë, më të pasur, më krenare dhe ne do ta bëjmë Amerikën të madhe sërish.”/ Tesheshi.com

Next Post
“Mos u opero, nuk do vdesësh”, telefonata tronditëse nga shoku që nuk jetonte…

"Mos u opero, nuk do vdesësh", telefonata tronditëse nga shoku që nuk jetonte...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gazetari zbulon prapaskenat: Nga dyshimet për Iranin te thirrjet në Telegram për sabotimin e koncertit të Kanye West

Gazetari zbulon prapaskenat: Nga dyshimet për Iranin te thirrjet në Telegram për sabotimin e koncertit të Kanye West

July 13, 2026
“Berisha fitoi një betejë, jo luftën me drejtësinë”/ Minxhozi: Rama theu një tabu. Beteja e fituar diplomatike me Greqinë, shenjoi 2024-ën

Protesta është ulur tek “Taivani”

July 13, 2026
“Njerëzit ndihen të fyer, madje të poshtëruar”, Rama flet për problemet në administratë

Rama: Protestat pasqyrojnë rritjen e pritshmërive të qytetarëve, jo vetëm pakënaqësitë!

July 13, 2026
VIDEO/ Pas bizneseve dhe artistëve, në shënjestër edhe pensionistët, protestuesi: Turp që nuk jeni këtu

VIDEO/ Pas bizneseve dhe artistëve, në shënjestër edhe pensionistët, protestuesi: Turp që nuk jeni këtu

July 13, 2026
Sulm ndaj turizmit shqiptar, Vengu: 50 biznese të prekura, turistëve iu dërguan mesazhe mashtruese

Sulm ndaj turizmit shqiptar, Vengu: 50 biznese të prekura, turistëve iu dërguan mesazhe mashtruese

July 13, 2026
Pse revolucioni u shua dhe ‘xhiron’ me moton, ‘të bëjmë dhe pak dëm’?!

Protesta merr rrugët e Tiranës, qytetarët nisin xhiron e mbrëmjes

July 13, 2026
Banka e Shqipërisë heq licencat për 83 zyra këmbimi valutor, zbardhen shkeljet

Banka e Shqipërisë heq licencat për 83 zyra këmbimi valutor, zbardhen shkeljet

July 13, 2026
Bislimi: Vetëvendosje ka një strategji destabilizuese ndaj Shqipërisë

Bislimi: Vetëvendosje ka një strategji destabilizuese ndaj Shqipërisë

July 13, 2026
Ndoka: PD të mos presë radhën e qumështit për të ardhur në pushtet, duhet të krijojë besim te qytetarët!

Ndoka: PD të mos presë radhën e qumështit për të ardhur në pushtet, duhet të krijojë besim te qytetarët!

July 13, 2026
Nga protestat në Tiranë, te “koka e Ramës” dhe “vdekja e Trump”, Çupi: Shqipëria në mes të luftës globale të Lindjes dhe Perëndimit!

Nga protestat në Tiranë, te “koka e Ramës” dhe “vdekja e Trump”, Çupi: Shqipëria në mes të luftës globale të Lindjes dhe Perëndimit!

July 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In