• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Analiza: Çfarë tregon për Republikën e re Islamike mungesa e Mojtaba Khameneit në varrimin e të atit?

by E B
10/07/2026 18:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Irani e zhvilloi një ceremoni madhështore mortore, e cila zgjati një javë, për udhëheqësin suprem, ajatollah Ali Khamenei, i cili u vra në fillim të luftës me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin.

Ngjarjet publike, të organizuara nga shteti, mblodhën qindra mijëra njerëz në mbarë Republikën Islamike. Megjithatë, një njeri ra në sy për mungesën e tij: Mojtaba Khamenei.

Djali dhe pasuesi i udhëheqësit shumëvjeçar të Iranit nuk u shfaq gjatë gjithë ceremonive mortore dhe tubimeve përkujtimore që përfunduan më 9 korrik.

Thuhet se Mojtaba Khamenei u plagos në të njëjtin sulm ajror izraelit që vrau të atin, dhe ai nuk është parë në publik qëkurse e mori detyrën si pasues në muajin mars.

Sipas ekspertëve, legjitimiteti i Mojtaba Khameneit ka pësuar një tjetër goditje nga mosprania e tij publike, e cila gjithashtu ka nxitur pyetjet se kush e drejton në të vërtetë këtë vend të Lindjes së Mesme me rreth 90 milionë banorë.

Sipas autoriteteve, ai nuk mori pjesë në varrimin e të atit për arsye sigurie.

“Mungesa e tij ka rëndësi politike, sepse nxjerr në pah dilemën qendrore të trashëgimisë së pushtetit. Mojtaba mund ta trashëgojë postin, por jo autoritetin e të atit,” tha Alex Vatanka, drejtor i Programit për Iranin në Institutin e Lindjes së Mesme me seli në Uashington.

Mojtaba Khamenei ishte zgjedhje e kontestueshme për postin e udhëheqësit suprem. Derisa përzgjedhja e tij përfaqësonte vazhdimësi në kohë lufte, ajo zemëroi mbështetës të qeverisë, të cilët argumentonin se trashëgimia familjare e pushtetit binte ndesh me rrënjët antimonarkiste të Revolucionit Islamik të vitit 1979.

“Mbajtja e tij larg syrit të publikut mund t’i shmangë këto akuza, por gjithashtu e lë procesin e transferimit të legjitimitetit dukshëm të papërfunduar”, shtoi Vatanka, autor i librit “Beteja e Ajatollahëve në Iran”.

“Regjimi mund të organizojë me kujdes vazhdimësinë institucionale, por nuk mund të krijojë autoritet personal brenda natës”, shtoi ai.

Për shumë iranianë, Mojtaba Khamenei mbetet figurë enigmatike. Megjithëse 56-vjeçari ka bërë deklarata me shkrim, deri më sot nuk është publikuar asnjë fotografi, video apo regjistrim zanor i tij.

Farzan Sabet, ekspert për Iranin në Institutin Universitar të Gjenevës, tha se legjitimiteti në Republikën Islamike – ashtu si edhe në regjimet e tjera autoritare – ka rëndësi kryesisht për bazën mbështetëse të sistemit.

“Për shumicën e iranianëve, Mojtaba ka të ngjarë të ketë edhe më pak legjitimitet se i ati dhe të perceptohet si më i dobët. Megjithatë, ai mund ta konsolidojë autoritetin e tij mes mbështetësve kryesorë të regjimit, veçanërisht nëse bëhet më i dukshëm pasi të shërohet nga plagët ose kur gjendja e sigurisë ta lejojë”, tha Sabet. “Pra, në fund të fundit, kjo është një pengesë që mund të kapërcehet”.

Ndryshimi i dinamikës së pushtetit

Për dekada me radhë, pushteti në Iran ishte i përqendruar në duart e Ali Khameneit, i cili kishte fjalën e fundit për të gjitha çështjet e rëndësishme shtetërore dhe e drejtoi vendin me dorë të hekurt nga viti 1989 deri kur u vra më 28 shkurt.

Por, që nga vrasja e tij dhe marrja e detyrës nga Mojtaba Khamenei, mënyra e marrjes së vendimeve në Teheran ka ndryshuar.

“Irani nuk e ka zëvendësuar udhëheqësin suprem me një udhëheqje kolektive, por Ali Khamenei kaloi dekada duke ndërtuar institucione të afta për të qeverisur paralelisht me udhëheqësin”, tha Vatanka.

Sipas tij, Zyra e Udhëheqësit Suprem, Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) dhe Këshilli Suprem i Sigurisë Kombëtare, organi kryesor vendimmarrës për politikat shtetërore, “tani ndajnë barrën e përditshme të vendimmarrjes, ndërsa udhëheqësi suprem gjithnjë e më shumë luan rolin e arbitrit, në vend që ta drejtojë personalisht çdo çështje madhore”.

Pavarësisht mungesës së tij në jetën publike, sipas inteligjencës amerikane, Mojtaba Khamenei vazhdon të luajë rol të rëndësishëm në strategjinë e luftës dhe në menaxhimin e bisedimeve të paqes me Shtetet e Bashkuara.

Ekspertët thonë se IRGC-ja, dega elitare e forcave të armatosura iraniane, ka luajtur gjithmonë rol kyç në politikë, por tani është bërë forca dominuese politike në Republikën Islamike.

Këshilli Suprem i Sigurisë Kombëtare, nën drejtimin e Mohammad Baqer Zolqadr, ish-komandant i IRGC-së, mbetet gjithashtu institucion me ndikim.

Figura të larta civile, si presidenti Masud Pezeshkian, ministri i Jashtëm Abbas Araqchi dhe Mohammad Bagher Qalibaf, kryetar i parlamentit dhe negociatori kryesor me Shtetet e Bashkuara, luajnë gjithashtu rol në procesin e vendimmarrjes, sipas ekspertëve.

“IRGC-ja ishte aktori më i fuqishëm në shtet kur Ali Khamenei ishte gjallë dhe mbetet aktori më i fuqishëm edhe sot, madje me më pak kufizime brenda sistemit dhe nga vetë sistemi në mungesë të tij”, tha Sabet.

“Megjithatë, duket se ende po bëhen përpjekje për të ndërtuar konsensus mes aktorëve kryesorë të sistemit, ku IRGC-ja luan rol shumë më të madh se të tjerët”, shtoi ai.

Si rrjedhojë, thonë ekspertët, vendimet po merren gjithnjë e më shumë përmes marrëveshjeve institucionale dhe jo përmes autoritetit personal të një njeriu të vetëm.

“Kjo e bën procesin e hartimit të politikave më të ngadaltë dhe më të kujdesshëm, por edhe më të qëndrueshëm, sepse përgjegjësia shpërndahet në gjithë sistemin dhe nuk mbështetet vetëm mbi udhëheqësin suprem”, përfundoi Vatanka./ REL

Next Post
Trafik armësh Kosovë-Shqipëri/ Karamuço: Depërton jelekun antiplumb! Ka 10 të tilla në vendin tonë

Karamuço ngre alarmin për sulmet online ndaj bizneseve: Ka 4 vite që kanë nisur, në kufijtë e terrorizmit kibernetik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Inter detyrohet të paguajë 10 milionë euro për Kristjan Asllanin pas fitores kundër Milanit

“Tym i bardhë” nga Emiratet, Interi arrin marrëveshjen për transferimin e Asllanit te klubi arab, ja sa do përfitojë!

August 25, 2026
“Nuk do bëjmë shumë biznes me ta!”- Tensionet me Kanadanë, Trump i ndërron emrin edhe liqenit të Ontarios: Tani do quhet…

“Nuk do bëjmë shumë biznes me ta!”- Tensionet me Kanadanë, Trump i ndërron emrin edhe liqenit të Ontarios: Tani do quhet…

August 25, 2026
Minxhozi: Emërimi i Albana Koçiut në Ministrinë e Brendshme, zgjedhje me mesazh ‘katarsisi’

Shkon shteti tek problemi, jo problemi tek shteti

August 25, 2026
“Pas 20 vitesh Kosova do duket si Kandahari”- Zbulohet dokumenti “Top Sekret’ në telefonin e Shehollit: Serbia do i ketë duart e lira dhe do e marrë, Turqia…!

“Pas 20 vitesh Kosova do duket si Kandahari”- Zbulohet dokumenti “Top Sekret’ në telefonin e Shehollit: Serbia do i ketë duart e lira dhe do e marrë, Turqia…!

August 25, 2026
Italia ashpërson Kodin Rrugor, 75 euro gjobë për këmbësorët që përdorin telefonin kur kalojnë rrugën!

Italia ashpërson Kodin Rrugor, 75 euro gjobë për këmbësorët që përdorin telefonin kur kalojnë rrugën!

August 25, 2026
Alarmi dhe frika për “Ethet e Nilit” pas rastit në Korçë, ISHP: Virusi nuk transmetohet nga njeriu tek njeriu, por vetëm nga mushkonjat!

Alarmi dhe frika për “Ethet e Nilit” pas rastit në Korçë, ISHP: Virusi nuk transmetohet nga njeriu tek njeriu, por vetëm nga mushkonjat!

August 25, 2026
Miratohen procedurat për banesat sociale/ Si mund të shkëmbeni një apartament të vogël me një më të madh

Strehimi i punonjësve të Administratës, hapet thirrja për 300 kredi banesash me 0% interes! Afati i aplikimeve, kriteret dhe kuotat sipas institucioneve

August 25, 2026
Anija ushtarake gjermane “MOSEL” ankorohet në Durrës, bashkëpunim me marinën shqiptare! Mbi 100 metra e gjatë, ja funksionet e saj

Anija ushtarake gjermane “MOSEL” ankorohet në Durrës, bashkëpunim me marinën shqiptare! Mbi 100 metra e gjatë, ja funksionet e saj

August 25, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa asnjë dyshim, Vettingu ishte dhe mbetet dhunë kundër shtetformimit

August 25, 2026
DETAJET/ “GIZ-i gjerman ndau 2 mijë euro”/ Dosja e Shehollit pas spiunazhit me Serbinë, Prokuroria zbardh deklaratën e Zekës: Më ka dhënë vetëm gjysmat e parave

DETAJET/ “GIZ-i gjerman ndau 2 mijë euro”/ Dosja e Shehollit pas spiunazhit me Serbinë, Prokuroria zbardh deklaratën e Zekës: Më ka dhënë vetëm gjysmat e parave

August 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com