• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

ANALIZA/ Çfarë pret BE-ja dhe Gjermania nga Trump?

by Java News
21/01/2017 10:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Donaldi Trumpi bëri betimin si presidenti i 45-të i SHBA-së. Si mendon Trumpi për BE-në, Gjermaninë dhe marrëdhëniet transatlantike? Bashkimi Evropian është për Gjermaninë një mjet për qëllimet e saj; NATO-ja “e vjetëruar”: intervista e Donald Trumpit dhënë gazetës gjermane “Bild”, ka shkaktuar habi dhe indinjatë.

Edhe pse Donald Trumpi nuk është ende president shumë nga deklaratat e tij rreth Evropës, Gjermanisë dhe NATO-s janë kontradiktore. Megjithatë që në fjalimet e tij të para të fushatës elektorale u bë e qartë se lajtmotivi që do të përcaktojë politikën e jashtme dhe ekonomike të Trumpit  është: “America First” – “Interesat e Amerikës kanë përparësi”. Në dallim me politikën shumëvjeçare amerikane Trumpi e sheh BE-në si një krijim artificial pa shpirt, që madje  dëmton ekonominë amerikane. Trumpi ndan mendimin e mikut të tij britanik dhe kritikut ndaj BE-së Nigel Farage: BE-ja u shërben kryesisht interesave të ekonomisë gjermane, kështu tha Trumpi në një intervistë me gazetata “Bild” dhe “Times”: “BE-ja është në thelb një instrument për Gjermaninë. Kjo është arsyeja pse e konsideroj si shumë të zgjuar vendimin e Britanisë për të dalë nga BE-ja.” – tha Trumpi.

Skeptik jo vetëm ndaj BE-së

Trumpi mendon në kategorinë e shteteve kombëtare dhe është skeptik jo vetëm ndaj BE-së por edhe ndaj OKB-së apo organizatave të tjera multinacionale. Trumpi mendon se mes shteteve mund të ketë marrëveshje dypalëshe, por jo një situatë win-win për të gjithë. Ndërsa paraardhësi i tij Barack Obama e vlerësonte Bashkimin Evropian si një nga arritjet më të mëdha në historinë e Evropës, Trump është i bindur se pas Britanisë nga BE-ja do të largohen edhe vende të tjera.

Heather Conley, eksperte për Evropën pranë “Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare”, një think-tank i politikës së jashtme në Uashington, mendon se nën drejtimin e Trumpit do të ketë një “ringjallje të marrëdhënieve dypalëshe” midis SHBA dhe Britanisë së Madhe. “Tashmë është njoftuar se kryeministrja Theresa May së shpejti do të vijë në Uashington.”- thotë Heather Conley.

Ndërsa Barack Obama i kishte paralajmëruar britanikët ndaj Brexit-it, Donald Trumpi synon një marrëveshje të shpejtë dypalëshe tregtare me Mbretërinë e Bashkuar. Pjesë e strategjisë negociuese të Trumpit  është që t’i vërë disa partnerë kundër njëri-tjetrit në mënyrë që të nxjerrë në fund për veten dhe vendin e tij më të mirën. Kjo shpjegon gjithashtu deklaratat kontradiktore të Trumpit për NATO-n./ DW

Next Post
Tragjedia në ashensor, detaje nga zjarri i djeshëm në pallatin te ‘Fresku’

TRAGJEDIA TE 'FRESKU'/ Prokuroria nis hetimet pë vdekjen e 30 vjeçares, Drilona Duriçi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kryeson Serbia! Ja cilat janë vendet më të rrezikshme në Evropë për drejtimin e automjeteve

Kryeson Serbia! Ja cilat janë vendet më të rrezikshme në Evropë për drejtimin e automjeteve

August 28, 2026
Nxorën fotot e Ergys Agasit gjatë arrestimit, pezullohen dy efektivë të “Shqiponjave”

Nxorën fotot e Ergys Agasit gjatë arrestimit, pezullohen dy efektivë të “Shqiponjave”

August 28, 2026
Trump ndryshon planet për 11 shtatorin, nuk do të shkojë në vendin ku ndodheshin Kullat Binjake

Trump ndryshon planet për 11 shtatorin, nuk do të shkojë në vendin ku ndodheshin Kullat Binjake

August 28, 2026
Makina doli jashtë rruge, vdesin dy 17-vjeçarë në aksident në Itali

Makina doli jashtë rruge, vdesin dy 17-vjeçarë në aksident në Itali

August 28, 2026

“Ndikimi sllav gati i frikshëm në Shqipëri”, Andoni: Shërbimi ynë i prapambetur, AKI më e sofistikuar

August 28, 2026
I akuzuar për drogë në Shqipëri dhe i shpallur në kërkim në Norvegji, arrestohet në Durrës 28-vjeçari

I akuzuar për drogë në Shqipëri dhe i shpallur në kërkim në Norvegji, arrestohet në Durrës 28-vjeçari

August 28, 2026
“Po dëmtoni qytetarët” PDK dhe Aleanca “rrethojnë” sërish Albin Kurtin në kryeministri

“Po dëmtoni qytetarët” PDK dhe Aleanca “rrethojnë” sërish Albin Kurtin në kryeministri

August 28, 2026
Rrezikohet përmbytje e dytë në Nepal, shkon në mbi 489 bilanci i viktimave, 2300 të zhdukur

Rrezikohet përmbytje e dytë në Nepal, shkon në mbi 489 bilanci i viktimave, 2300 të zhdukur

August 28, 2026
Beogradi: Mlladiç do të varroset me të gjitha nderimet ushtarake dhe shtetërore

Beogradi: Mlladiç do të varroset me të gjitha nderimet ushtarake dhe shtetërore

August 28, 2026
Përplasen dy kamionë te Shkëmbi i Kavajës, zënë makinën në mes dhe e bëjnë ‘sanduiç’

Përplasen dy kamionë te Shkëmbi i Kavajës, zënë makinën në mes dhe e bëjnë ‘sanduiç’

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com