• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

ANALIZA/ “Bordi i ONM shqetëson ata që duan të influencojnë Vettingun, shpejt vjen përgjigja nga SHBA”

by A R
15/02/2017 19:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej 24 orësh dy ministra (i drejtësisë dhe i integrimit) dhe sot në përgjigje të tyre edhe Presidenti i Republikës, janë investuar në komunikime zyrtare adresuar Kuvendit dhe institucioneve të tjera mbi ekzistencën e Bordit të Menaxhimit të Misionit Ndërkombëtar të Monitorimit (OMN).

Është interesante gjendja ku ndodhet shteti: ose nuk kanë informacion ose nuk arrijnë ta kuptojnë informacionin që kanë. Për këdo që ka pasur rastin të jetë pjesë e konsultimeve me misionin ndërkombëtar dhe dy ambasadat kryesore, BE dhe SHBA, (dhe janë të shumtë personat), është më se e qartë se për çfarë bëhet fjalë: Bordi i Menaxhimit të OMN nuk e zëvendëson OMN, nuk është organ vendimmarrës, nuk ka lidhje me Kushtetutën tonë, as me Ministrinë e Drejtësisë, as me institucionet tona.

Ai është grupim politik koordinues në funksion të bashkëpunimit intensiv midis qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian. Në nivele të larta ai përbëhet nga numrat dy respektivë në secilën prej këtyre partnerëve, në nivele vendore përbëhet nga dy ambasadorët respektivë, dhe vepron brenda kuadrit të tyre diplomatik e institucional. Kjo u lajmëruar nga vetë drejtuesja e OMN spanjollja Genoveva Ruiz Calavera më 8 shkurt në Tiranë. Kjo është një praktikë normale pune në misionet e përbashkëta politike, shtetërore e diplomatike midis SHBA e BE, është aplikuar në lidhje me Shqipërinë edhe gjatë vitit 1991, 1997, 2002 dhe në një formë indirekte edhe më 2009 dhe 2011.

OMN do të përbëhet nga një numër të madh ekspertësh, do të kërkojë financim dhe asistencë, do të kërkojë vullnet politik nga vendet respektive mbështetëse (SHBA dhe vendet e BE), etj, do të raportojë për aktivitetin e tij në Shqipëri, – dhe të gjitha këto, nuk janë as në kapacitetin dhe as në varësinë e institucioneve shqiptare.

Pyetja që vjen natyrshëm është: a kanë zyrtarët informacion, a janë të aftë të kenë dhe nëse e kanë, (me siguri e kanë), a janë të aftë ta lexojnë, ta kuptojnë dhe për më tepër, a ka një qëllim tjetër investimi kaq i madh institucional për ti kërkuar llogari qeverisë së SHBA dhe Bashkimit Evropian??

Probabiliteti më i madh është se ka vetëm një përgjigje: ata duan të influencojnë procesin e vetingut dhe çdo vendimmarrje tjetër larg mundësisë për ndikim të tyre, përbën kërcënim për natyrën klienteliste të lidhjeve politikë – gjyqësor – prokurori – aktivitet informal në Shqipëri.

Shkurt dhe shqip. Anglisht, me siguri do të vijë përgjigjia brenda pak ditësh nga Uashingtoni dhe Brukseli./ISP/

Next Post
Si sot më 15 Shkurt vdiq Nat King Cole

Si sot më 15 Shkurt vdiq Nat King Cole

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ka turp kjo parti?”, Spaho shpërthen ndaj PD: Në mëngjes kundër protestës, në drekë del pro! Kanë hallin e karriges së pushtetit

“Vendimi i KLGJ dhe KLP, i turpshëm”/ Pagat e magjistratëve, Spaho: Vendosin Qeveria dhe Kuvendi!

September 14, 2026
Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

“Kam qenë dëshmitar i vrasjes”, Spahiu flet për Azem Hajdarin: Pse SHBA i kërkoi PD-së të hiqnin dorë nga hakmarrja e armatosur

September 14, 2026
Zelensky: SHBA kërkuan ndërprerje të luftimeve, Ukraina gati ta mbështesë propozimin

Zelensky: SHBA kërkuan ndërprerje të luftimeve, Ukraina gati ta mbështesë propozimin

September 14, 2026
“I donin të gjitha qyl”!/ Artan Hoxha për dosjen “AKSHI”: Skemë tipike se si ka…

Polici goditi me grusht në bark protestuesin, Hoxha: Veprim që i shoqëruari të ulte kokën, mirëpo…

September 14, 2026
Veliaj me raport mjekësor, shtyhet për në 7 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme

“Erion Veliaj mund të lirohet nesër”, analisti tregon si do të procedojë Gjykata e Lartë me kryebashkiakun

September 14, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

“Çështja e Veliajt ka të bëjë me fatin e Tiranës”, Vangjeli: Në një Shqipëri europiane ai duhet të lërë qelinë

September 14, 2026
Pas Dados, Veliaj padit edhe KLP: Prisja të kishte transparencë! Ka një palë që do errësirë…

Avokati i Veliajt për seancën në Gjykatën e Lartë: Arsyeja pse nesër presim lirimin nga burgu…

September 14, 2026
Selin Bollati flet se çfarë ndodhi me 100 mijë eurot e BBV

Selin Bollati flet se çfarë ndodhi me 100 mijë eurot e BBV

September 14, 2026
PS-PD bashkojnë votat: Komisioni i Jashtëm pro dërgimit të 40 trupave në Gaza

PS-PD bashkojnë votat: Komisioni i Jashtëm pro dërgimit të 40 trupave në Gaza

September 14, 2026
I mori mijëra euro për legalizim fals, mashtruesja e Kadastrës kapet në kafe në flagrancë

I mori mijëra euro për legalizim fals, mashtruesja e Kadastrës kapet në kafe në flagrancë

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com