• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Analiza/ Bojkoti dhe protesta, PD ndahet në 3 klane

by A R
28/03/2017 15:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Protesta e tejzgjatur përpara Kryeministrisë dhe mungesa e koherencës për hapat e ardhshëm që do të marrë PD, përfshi pjesëmarrjen në zgjedhjet e 18 qershorit, ka bërë që përplasjet që ekzistojnë midis fraksioneve brenda saj të bëhen gjithmonë e më të thella.

Vendimi i Bashës për të dalë kundër ndërkombëtarëve dhe për të braktisur Parlamentin nuk është pritur mirë nga një pjesë e mirë e anëtarëve të PD-së, disa prej të cilëve publikisht kanë artikuluar qëndrimin e tyre kundërshtues.

Përfaqësues historik të PD-së e kanë të qartë se bojkoti i zgjedhjeve do të ishte një vetvrasje për demokratët. Ata, pas katër vitesh pa asnjë lloj përfaqësimi, në një vend ku interesat ndikojnë shumë më shumë se filozofitë politike, do ta kishin pothuajse të pamundur të ruanin anëtarësinë dhe të konfirmoheshin në 2021-n, si një aktor politik me peshë.

Hapi më domethënës që prej ngritjes së çadrës, nuk kanë qenë as deklaratat e qarta të Uashingtonit, Berlinit apo Brukselit kundër bojkotit, por takimi i Berishës me Lunë, takim në të cilin ku vetë lideri historik u distancua nga retorika për moshyrjen në zgjedhje, duke ridikulizuar publikisht qëndrimet e Bashës.

Pavarësisht kësaj, Berisha ka investuar shumë tek figura e Bashës dhe figurat e reja që ai ka sjellë në parti, duke bërë që të paktën edhe për disa muaj, ish-Kryeministri të jetë komod në rolin e tij në prapaskenë, duke gjykuar me qetësi se cilit klan do t’i japë bekimin e tij.

Futja në lojë e Nishanit e bën edhe më intrigante këtë lojë. Nëse karta Basha do të vlerësohet përfundimisht e djegur nga Berisha, atëherë në muajt e ardhshëm do të ishte e pritshme që të shihnim një ndërrim kursi të Saliut, që do të nisë të favorizojë më shumë “gardën e vjetër” brenda partisë.

Në këtë mozaik mundësish dhe interesash, janë tre faktorë që do të luajnë një rol përcaktues për të ardhmen e PD-së, presioni i ndërkombëtarëve, vullneti i Berishës dhe rezultati i zgjedhjeve të ardhshme. Të tre këto elemente, për momentin duket se janë kthyer në mënyrë të pakthyeshme kundër Bashës.

Sipas informacioneve të brendshme, struktura aktuale e klaneve të PD-së mund të ndahet në këtë formë.

Klani gjithmonë e më i vogël pro-Basha
I përbërë ende nga grupi i lëkundur i familjes Berisha, Jorida Tabaku, Keltis Kruja, Arben Ristani, Eno Bozdo, Elvana Hana, Suzana Guxholli, Oerd Bylykbashi, Aldo Bumçi, Eduard Halimi.

Klani gjithmonë e më i madh pro-Nishani
Në pritje të mbështetjes të familjes Berisha, çka do të hiqte shumë veta nga lista pro-Basha, pro Nishanit duket se janë vendosur figura me rëndësi brenda PD-së, si Ridvan Bode, Genc Ruli, Astrit Patozi, Jozefina Topalli, Besnik Mustafaj, Gent Strazimiri, Gjergj Lezhja, etj.

Klani i të pakënaqurve
Ekziston edhe një klan i tretë, i personave të pakënaqur, të larguar, ish-deputetë apo biznesmenë, me ndikim në rrethin e demokratëve, si Majlinda Bregu, Besnik Mustafaj, Eduard Selami, Tritan Shehu, Ndriçim Babasi, Ardian Kollozi, apo të tjerë si Bamir Topi, Gjergj Bojaxhi, Mesila Doda, etj. Të gjithë këta kanë në dorë të ndikojnë ende në fatet e PD-së, por edhe në garën e liderit të ardhshëm, nëse do të vendosin të ripërfshihen seriozisht me demokratët./Lexo.al/a.m.

Next Post
Trupi i pajetë i gjetur në Bisht-Pallë, dyshohet i një italiani që trafikonte drogë

Trupi i pajetë i gjetur në Bisht-Pallë, dyshohet i një italiani që trafikonte drogë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përshkallëzon lufta, sulmi në South Pars shtrenjton naftën dhe gazin në mënyrë drastike

Përshkallëzon lufta, sulmi në South Pars shtrenjton naftën dhe gazin në mënyrë drastike

March 20, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash

March 20, 2026
FOTO LAJM/ Monika Kryemadhi dezinfekton karrigen ku ishte ulur Basha në emision

“Basha do drejtonte PD-në ndërsa Veliaj PS-në”, Kryemadhi: Dumani i premtoi Juri Kimit se do fuste në burg Berishën dhe Metën nëse…

March 20, 2026
Sot “Fitër Bajrami”, besimtarët falin namazin në Sheshin Skënderbej. Spahiu: Festë e mirësisë dhe faljes

Sot “Fitër Bajrami”, besimtarët falin namazin në Sheshin Skënderbej. Spahiu: Festë e mirësisë dhe faljes

March 20, 2026

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In