• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

ANALIZA/ Beteja e ashpër e Fierit, PS 9 mandate të sigurt, ‘luftë’ me LSI e PDIU për të 10-in

by A R
20/06/2017 18:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qarku i Fierit konsiderohet prej kohësh si një bastion i Partisë Socialiste, ku ajo ka fituar 9 nga 16 mandate në dy zgjedhjet e kaluara. Por mbërritja në mandatin e dhjetë për socialistët duket e vështirë, për sa kohë LSI dhe PDIU mbeten forca të konsiderueshme në këtë qark.

Në zgjedhjet e vitit 2013 në Qarkun Fier, Partia Socialiste me aleatët e vet arritën të marrin 62.3 për qind të votave duke e lënë të djathtën me vetëm 32 për qind. Vetë Partia Socialiste mori 44%, gati dyfishi i Partisë Demokratike.

Por formula e ndarjes së votave fillimisht mes koalicioneve dhe pastaj mes partive që përbëjnë koalicionet, bëri që Partia Socialiste të merrte 9 deputetë në këtë qark, aq sa pati marrë më 2009. Këtyre iu shtuan dy deputetët e LSI duke e lënë rezultatin përfundimtar në numër deputetësh 11 me 5 për të majtën, rezultati më i thellë në vend.

fier1

Lëvizja Socialiste për Integrim arriti të marrë rreth 20 mijë vota në Fier më 2013, dy herë më shumë se sa më 2009, duke siguruar dy mandate. Në rast se më 2013 ajo do të garonte më vete siç po ndodh aktualisht, kaq vota do të mjaftonin sërish për dy mandate, por një rënie e vogël nga ky numër votash mund ta reduktojë LSI-në në një mandat ndërsa mandati tjetër mund t’i kalojë socialistëve.

fier2

Nëse socialistët dëshirojnë të marrin një mandat të dhjetë në këtë qark, rruga për këtë duket se kalon përmes rënies së LSI-së. Ky rezultat i ngushtë duket se është edhe shkaku i përplasjeve të ashpra mes PS-së dhe LSI-së në këtë qark. Më 14 qershor, LSI nxori kryetarin e saj të ri Petrit Vasili për të denoncuar dhunimin e një aktivisti të saj në zonën e Zharrëzës, në Fier. Gramoz Ruçi, kandidat i Partisë Socialiste në vend të nëntë në këtë qark, iu përgjigj duke argumentuar se nuk dihej nëse dhuna kishte prapaskenë elektorale apo jo.

fier3

Partia Demokratike dhe aleatët e saj morën pesë mandate në Fier më 2013, një më pak se sa në vitin 2009, kur mandati i gjashtë u sigurua pas një përleshjeje fizike dhe ligjore në ish-komunën Rruzhdije, një episod elektoral në të cilin komisionerët e një qendre votimi u gjetën duke mbushur kutitë me vota të votuesve në emigrim.

Mandati i humbur nga e djathta më 2013 ra në duart e LSI. Por vetë e djathta siguroi katër mandate për Partinë Demokratike ndërkohë që mandati i pestë u sigurua nga Omer Mamo, kandidat i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet. PDIU garon kësaj here në Fier me Nustret Avdullën, administrator i një kompanie peshkimi dhe kryetar i degës së kësaj partie në Fier. Kësaj partie mund t’i nevojiten pak më shumë vota se sa më 2013 për të ruajtur mandatin e deputetit në këtë qark, mandat që mund t’i kalojë PS-së si mandat i dhjetë ose PD-së, në rast se PDIU nuk ia del të arrijë suksesin e vitit 2013.

PDIU garoi në zgjedhjet e vitit 2015 si parti aleate e të majtës, por votat që ajo arriti të marrë në bashkitë e qarkut Fier rreth 7 mijë vota, krahasimisht më pak nga sa pati marrë në vitin 2013.

Qarku i Fierit është qarku i dytë më i madh për nga numri i votuesve të regjistruar me 392 mijë vetë dhe rrjedhimisht nxjerr 16 deputetë, gjithashtu numri më i madh i deputetëve për një qark përveç Tiranës.

Qarku i Fierit shtrihet në një territor të gjerë dhe përbëhet nga bashkitë Fier, Lushnje, Divjakë, Mallakastër, Patos e Roskovec. Aktualisht Partia Demokratike kontrollon vetëm bashkinë e Mallakastrës, e cila ka një numër të vogël votash. Bashkitë e tjera, Fieri, bashkia më e madhe në qark, si dhe Patosi, Roskoveci, Lushnja e Divjaka, kontrollohen nga Partia Socialiste.

Partia Socialiste ka vendosur sekretarin e vet jetëgjatë Gramoz Ruçi në vend të nëntë në listën e saj. Në rast se kjo parti do të bëjë fiasko në qarkun Fier, do të jetë mandati i Ruçit ai që mund të bjerë. Por socialistët kanë gëzuar rezultat të thellë në këtë qark dhe mandati i dhjetë, ndonëse i vështirë, nuk duket i pamundur. Kandidati i dhjetë në listën e socialistëve, Xhevit Bushaj, i cili më parë ka qenë prefekt i qarkut, sakaq ka shënuar në CV-në e tij të publikuar “2017 e vazhdim: deputet i Kuvendit të Shqipërisë”, duke e konsideruar veten sakaq të zgjedhur.

Partia Demokratike, e cila ka marrë vetëm katër mandate në këtë qark më 2013, ka vendosur të pestin në listë Olsi Çukajn, djalin e Behar Çukajt, pronar i kompanisë Bolv Oil me aktivitet në sektorin e naftës, i cili garon në emër të Partisë Agrare Ambjentaliste. Në rast se Partia Demokratike arrin të përmirësohet nga rezultati i vitit 2013, Olsi Çukaj, 26 vjeç do të bëhet deputet.

Lëvizja Socialiste për Integrim garon në Fier me deputetët aktualë Petrit Vasili  dhe Robert Bitri ndërsa në rast se do të ketë një mandat të tretë, ai do t’i përkasë Erisa Xhixhos, aktualisht zëvendësministre e Integrimit.

Birn

Next Post
Më 31 korrik, Ronaldo para gjykatës

Më 31 korrik, Ronaldo para gjykatës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

February 2, 2026
“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

February 2, 2026
Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

February 2, 2026
Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

February 2, 2026
“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

February 2, 2026
Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

February 2, 2026
“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

February 2, 2026
A do ia heqë Trump non gratën Berishës, po Ramës a do ia tregojë vendin?

“Marrëveshja PD-PS është mbyllur! Kjo që shohim është teatër…”

February 2, 2026
Luan Baçi para tubimit të opozitës: Bashkohuni dhe paraqisni shqetësimet tuaja! Foltorja do kthehet në ortek

Mbledhja e grupit të PD, Baçi: Pjesëmarrja në Reformën Zgjedhore dhe Territoriale, formale, por e domosdoshme

February 2, 2026
“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In