• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

ANALIZA/ A po synon PAN zgjedhje të parakohshme?

by A R
23/08/2017 17:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet të enjten në tentativën e pestë të saj për të formuar qeverinë e re.

Duket se bllokadës së krijuar për zgjedhjen e kryeparlamentarit më pas edhe formimit të qeverisë nuk po i vjen fundi.

Kjo krizë politike po shkon duke u thelluar e madje mund të rezultojë edhe me zgjedhje te jashtëzakonshme.

Seanca e nesërme nuk ka për të sjellë ndonjë zgjidhje të situatës problematike aktuale, e sipas analistëve.

Për politikologun Belul Beqaj, pritjeve dëshpëruese të qytetarëve për formimin e qeverisë nuk do t’ju vijë fundi, dhe sipas tij edhe po të formohet qeveria Haradinaj do të jetë afatshkurtër dhe, siç e quajti ai, avanturiste.

“Së pari, një qeveri, fati i së cilës varet nga interesi i dy–tre deputetëve, përkatësisht Listës Serbe, që publikisht deklaron se për çdo vendimin të sajin aminin e merr nga Beogradi, është qeveri afatshkurtër, avanturiste me kryeministrin avanturier! Së dyti, nëse shkohet në zgjedhje të reja gjasat për të ndërruar lidershipin politik që për 17 vjet po e rrezikon shtetin, që është krijuar me ndihmën e faktorit ndërkombëtar, do të shtohen. Do të harxhohen edhe 5-6 milionë euro për zgjedhje të reja, por Kosova vetëm me një tender mund t’i humb më shumë, nëse qeveria krijohet me ata lider politik që Kosovën e shndërruan në kampion të korrupsionit regjional” ka thënë Beqaj për klankosova.tv

Se gjasat janë të mëdha që vendi të shkojë sërish në zgjedhje e thotë edhe analisti Imer Mushkolaj, e që sipas sipas tij shtysë kryesore për zgjedhje të jashtëzakonshme do të jetë koalicioni PAN.

“Duket se PAN synon që vendi të shkojë serish në zgjedhje, por zgjedhjet e reja ka mundësi të prodhojnë sërish krizë, krejt shkaku i vendimit politik të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014, që po del të jete problematik” ka deklaruar ai për klankosova.tv

Respekti si farsë

Nga ana e tij, Beqaj thekson se “zgjidhje për të dalë nga kjo situatë dhe për mosthellimin e krizës është reflektimi i lidershipit që rezulton me formimin e një qeverie kalimtare, e cila do të përfundonte disa detyra siç janë reformat zgjedhore, demarkacioni etj, përderisa partitë politike do të kryejnë reforma të brendshme”.

Sipas tij më pas do të krijohen kushtet për organizimin e zgjedhjeve të reja, ndërsa në anën tjetër funksionalizimi i Gjykatës Speciale do të pamundësonte pjesëmarrjen në strukturën e re të dyshuarve për krime lufte e ekonomike.

“Zgjidhja më racionale politike do të ishte, sikur lidershipi politik i deritanishëm do të reflektoj si duhet duke kuptuar rrezikun nga pasojat e kësaj gjendje edhe për qytetarët, meqë për ta kujtohen vetëm gjatë zgjedhjeve. Në këtë kuptim, formon qeveri kalimtare, 6-12 mujore, me detyra të autorizuara, siç janë reformat kushtetuese, zgjedhore, demarkacionin, transformimin e FSK…. Ndërkohë, obligohen partitë për reforma dhe zgjedhje të reja të brendshme . Pas përfundimit të këtyre prioriteteve, organizohen zgjedhjet e reja të cilat realisht mund të krijojnë një strukturë të shëndoshë parlamentare ngase, pamundësohen nga GJNS, të gjithë të dyshuarit për krime të luftës dhe ekonomike .Në këtë mënyrë do të krijohen kushtet për një lidership të shëndoshë politik i cili do të gëzonte mbështetjen e plotë të qytetarëve dhe ndërkombëtarëve” ka thënë Beqaj.

Ndërsa Mushkolaj nuk e sheh si zgjidhje formimin e një qeverie teknike përderisa ka thënë që në rast të dështimit të formimit të qeverisë duhet kërkuar mendim juridik nga Gjykata Kushtetuese.

“Seanca e nesërme do të dështojë, faji i PAN-it. Ky koalicion nuk po ia del t’i siguroj votat e mjaftueshme, andaj edhe po e bllokon situatën. Duhet kërkuar një mendim juridik nga Gjykata Kushtetuese se si të veprohet tutje. Nuk besoj që qeveria teknike mund të zgjidhë problemin” ka thënë Mushkolaj, njofton Klan Kosova.

Next Post
Qeveria britanike s’ka plan për dalje nga BE-ja

Gafa e ministrisë britanike me qytetarët e BE: Largohuni...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

Largimi i Koçekut nga PS, Braçe: Ajo e ka të lehtë të ikë! Mua s’ma beson kush që jam i pavarur…

June 25, 2026
“Amerika është rikthyer”, Trump ndez fushatën për 2028-ën nga Uashingtoni

“Amerika është rikthyer”, Trump ndez fushatën për 2028-ën nga Uashingtoni

June 25, 2026
“Ferri” i verës godet Europën, 212 viktima në Spanjë! Franca mbyll mijëra shkolla

“Ferri” i verës godet Europën, 212 viktima në Spanjë! Franca mbyll mijëra shkolla

June 25, 2026
Meloni përplaset me Rutten pas deklaratave për Iranin, Roma flet për “kurth” dhe kërkon sqarime

Meloni përplaset me Rutten pas deklaratave për Iranin, Roma flet për “kurth” dhe kërkon sqarime

June 25, 2026
Asgjësohet kanabisi në Skuraj, arrestohen dy kultivuesit

Asgjësohet kanabisi në Skuraj, arrestohen dy kultivuesit

June 25, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 26 Qershor 2026

June 25, 2026
Rama: Rindërtimi i Ukrainës dhe integrimi i Ballkanit në BE plotësojnë Europën

Rama: Rindërtimi i Ukrainës dhe integrimi i Ballkanit në BE plotësojnë Europën

June 25, 2026
Samiti për Ukrainën në Gdansk, 588 mld $ për rindërtim! BE hap rrugën drejt anëtarësimit

Samiti për Ukrainën në Gdansk, 588 mld $ për rindërtim! BE hap rrugën drejt anëtarësimit

June 25, 2026
Mbledhja e Grupit të PS, Bardhi: Kur pushteti zvarritet për të mbrojtur veten, qytetarët nuk kanë arsye të presin

Bardhi: Vetëm Kuvendi i Shqipërisë nuk debaton për protestën. Veteranët e UÇK të mos keqpërdoren nga Balla

June 25, 2026
“60 persona morën mjekim”, policia del me njoftim, si u helmuan kursantët te Akademia e Sigurisë

“60 persona morën mjekim”, policia del me njoftim, si u helmuan kursantët te Akademia e Sigurisë

June 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In