• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Analiza / A po mundohet Rama të shpëtojë mandatet e Bashës, Berishës dhe Kryemadhit?

by Java News
05/03/2019 20:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetët e opozitës kanë depozituar në Kuvend  deklaratën për dorëheqjen nga mandati i tyre. Por ndonëse ka më shumë se 10 ditë nga ndërmarrja e këtij hapi, zyrtarisht ky proces nuk ka përfunduar.

Aktualisht janë vetëm katër deputetë të opozitës të cilët kanë përfunduar procesin e dorëzimit të detyrës dhe është bërë zëvendësimi nga KQZ.

Në fakt janë emra nga LSI dhe jo me shumë peshë në spektrin politik, ndërkohë që procesi i dorëzimit të detyrës për “peshat e rënda” si Basha, Berisha dhe Kryemadhi nuk ka filluar.

Më shumë se vonesë për shkak të procedurës, kjo duket si një strategji. Por çfarë mund të jetë duke ndodhur larg syrit të publikut?

Neni  164 i Kodit Zgjedhor (i ndryshuar me ligjin nr. 74/2012) përcakton qartë se mandati i deputetit, i fituar sipas neneve 162 dhe 163 të këtij Kodi, ndërpritet vetëm për shkaqet e parashikuara në nenin 71 të Kushtetutës. Nuk përbëjnë shkak për ndërprerje të mandatit marrëveshjet apo deklaratat paraprake individuale apo kolektive për heqje dorë nga mandati. Në rastin e shkronjave “a” dhe “b” të pikës 2 të nenit 71 të Kushtetutës, deputeti deklaron në mënyrë publike përpara komisionit përkatës të Kuvendit refuzimin për të bërë betimin ose heqjen dorë nga mandati, raporton tirananews.al.

Në këtë rast Kuvendi, jo më vonë se 30 ditë, njofton KQZ-në për krijimin e vakancës.

Pra qartësisht deputeti do të duhet të paraqitej para Këshillit të Mandateve për të bërë publikisht refuzimin e mandatit. Por burime për tirananews.al bëjnë me dije se një gjë e tillë nuk ka ndodhur, por ka qenë Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit që deklaratat individuale të deputetëve ia ka përcjellë direkt KQZ për të shpallur vakancën duke e bërë fakt të kryer. Pra nëse pas një farë kohe gjendet një zgjidhje politike, atëherë mazhoranca mund të shprehet se zëvendësimi i deputetëve aktualë është bërë në kundërshtim me ligjin se nuk është mbledhur  Këshilli.

Ndërkohë, truku tjetër është se zëvendësimi i tyre nuk është bërë sipas radhës duke  nisur fillimisht me dorëzimin e mandateve nga deputetët me më pak peshë politike. Në këtë mënyrë shpëtojnë mandatet e Bashës, Berishës dhe Kryemadhit, edhe pse janë të parët në listat që duhen zëvendësuar, raporton tirananews.al.

Pra, mazhoranca i ka dhënë ende kohë drejtuesve kryesorë të opozitës me shpresë se nga negociatat që mund të bëhen, ata të vendosin të tërhiqen dhe të rikthehen sërish në Kuvend.

/L.T

Next Post
Kërkohej nga Britania e Madhe për vrasje, prangoset në Durrës 23-vjeçari

Kërkohej nga Interpol, kapet në Kakavijë vrasësi me pagesë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In