• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Analiza/ A është lufta e Putinit ajo që po i rrit çmimet?

by
11/04/2022 14:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëse lufta në Ukrainë ishte arsyeja kryesore pse çmimet e mallrave kanë arritur kulmet e tyre aktuale, konsumatorët duhet të kompensohen dhe qeveritë mund të justifikojnë deficite më të larta fiskale. Por ka një arsye të mirë për të menduar se shkaqet kryesore qëndrojnë gjetkë.

Rritja e çmimeve të mallrave ka tronditur botën. Inflacioni ka arritur në 7% si në Shtetet e Bashkuara ashtu edhe në Evropë – një nivel i paparë prej dekadash – me konsumatorët evropianë që përballen me humbje të fuqisë blerëse të barasvlershme me ato të shkaktuara nga kriza e naftës të viteve 1970. Rimëkëmbja ekonomike nga pandemia tani është në rrezik të ngeci dhe hija e stagflacionit endet mbi vendet e zhvilluara nga Bashkimi Evropian në Japoni.

Dikush mund të mendojë se lufta e presidentit rus Vladimir Putin në Ukrainë është shkaku kryesor i rritjes së çmimeve të energjisë elektrike dhe mallrave. Rusia është, në fund të fundit, eksportuesi më i madh në botë i naftës dhe produkteve të naftës dhe, së bashku me Ukrainën, ajo përbën një të tretën e eksporteve globalë të grurit dhe elbit. Por ka dy arsye bindëse për të dyshuar në këtë shpjegim.

Së pari, lufta nuk ka çuar në ndërprerje në shkallë të gjerë në furnizimin me naftë, gaz ose mallra të tjera të rëndësishme (të paktën jo ende). Natyrisht, thjesht pritshmëria në tregje se së afërmi mund të ketë një mungesë mallrash mjafton që çmimet të rriten. Por një pritshmëri e tillë deri tani duket se ka pak baza.

Po, dërgesat e grurit nga Ukraina janë ndalur dhe të korrat e këtj viti janë në dyshim, sepse fermerët ukrainas nuk mund t’i punojnë dot arat e tyre. Por Ukraina prodhon vetëm rreth 3% të grurit në botë. Ndërkohë Rusia prodhon 11%, dhe si prodhimi ashtu edhe eksporti mbeten të pandërprera. Për më tepër, ndërsa Rusia ka kërcënuar se do të ndërpresë furnizimin me gaz për “vendet armiqësore” nëse nuk paguajnë në rubla – një ultimatum që Evropa e ka hedhur poshtë deri më tani – ka pak indikacione që nafta ruse ose mallra të tjera do të tërhiqen nga tregu. Për shumicën e mallrave, lufta nuk do të ndikojë në furnizim.

Një arsye e dytë për të dyshuar se lufta është përgjegjëse për çmimet e larta të mallrave të sotëm është se pjesa më e madhe e rritjes së çmimeve ka ndodhur para pushtimit. Indeksi i çmimit të mallrave i Fondit Monetar Ndërkombëtar mbetet nën kulmin e tij të vitit 2008, duke qëndruar afër niveleve të parë në 2012-2013. Dhe çmimet për gazin janë në përputhje me nivelin e tyre të “para luftës” nga fundi i vitit të kaluar, kur pak prisnin një pushtim të plotë të Ukrainës.

Ndërsa çmimet e naftës janë rritur që nga fillimi i luftës, rritja ka qenë modeste prej 20%. Edhe pse çmimet e gazit natyror kanë tërhequr më shumë vëmendje, sepse ato ndikojnë drejtpërdrejt në faturat e ngrohjes së familjeve, çmimet e naftës janë shumë më të rëndësishme për Evropën, sepse vlera e importeve të saj të naftës është tradicionalisht rreth pesë herë më e lartë.

Nëse lufta në Ukrainë nuk është fajtore për çmimet e larta të energjisë dhe mallrave, atëherë kush është fajtori për këtë? Një faktor kontribuues mund të jetë ai që ekonomistët e quajnë “cikli i derrit”. Termi rrjedh nga një fenomen i vërejtur në industrinë daneze të derrave: fermerët rrisnin më shumë kafshë kur çmimet ishin të larta, duke prodhuar kështu një tepri, e cila ulte çmimin vitin pasues, duke bërë që fermerët të rritnin më pak kafshë, të cilat më pas shiteshin për çmime më të larta.

Po kështu, kur çmimet e mallrave janë të larta, ka një nxitje më të madhe për të investuar në kërkime dhe miniera. Por kur ato janë relativisht të ulëta – siç kanë qenë vitet e fundit – rentabiliteti i investimeve të tilla bie, duke çuar në ulje të prodhimit dhe çmime më të larta në vitet e mëvonshme. Dhe, në fakt, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë ka dhënë prova të forta se vitet e nën-investimit në kërkime kanë ulur kapacitetin e prodhimit.

Rënia e kërkesës në vitin 2020, e shkaktuar nga recesioni Covid-19, e maskoi këtë zhvillim. Por kur Evropa, Azia dhe SHBA filluan të rimëkëmbeshin fuqishëm, nuk kishte kapacitet të mjaftueshëm rezervë për të përmbushur kërkesën në rritje. Kjo ushtroi presion në rritje mbi çmimet gjatë gjithë vitit 2021.

Një faktor tjetër që kontribuon në çmimet e larta të energjisë dhe mallrave mund të ketë qenë rritja e investimeve mjedisore, sociale dhe të qeverisjes (ESG), që ka bërë që gjithnjë e më shumë investitorë të refuzojnë të financojnë kërkimin dhe zhvillimin e karburanteve fosile. Ata shpresojnë se mohimi i kapitalit të industrisë së karburanteve fosile do të dekurajojë prodhimin dhe do të nxisë progresin drejt një ekonomie të gjelbër të bazuar në neutralitetin e karbonit.

Ky fenomen është përqendruar në Perëndim. Ndërsa investimet nga firmat e mëdha perëndimore të naftës dhe gazit thuajse u përgjysmuan midis 2015 dhe 2020, një investim i tillë mbeti i qëndrueshëm midis prodhuesve të Lindjes së Mesme dhe u rrit në Kinë. Të gjithë këta prodhues kanë të njëjtët stimuj çmimesh, por firmat perëndimore janë ato që i nënshtrohen udhëzimeve të ESG-së.

Të kuptuarit pse çmimet janë të larta është e rëndësishme për të hartuar përgjigjen e duhur. Nëse lufta do të ishte përgjegjëse për çmimet e larta, do të ishte politikisht e vështirë të refuzoje kufizimet e çmimeve dhe kompensimin bujar për të ndihmuar konsumatorët dhe kompanitë që të përballen me këtë rritje. Për më tepër, mund të shpresohet se çmimet do të bien kur të përfundojë lufta.

Por nëse çmimet e larta të mallrave janë rezultat i “ciklit të derrit” dhe presioneve ESG, ato po dërgojnë një sinjal të përshtatshëm në tregje; në fakt, rregullat e ESG supozohet të çojnë në çmime më të larta. Në këtë rast, ekonomia duhet të përshtatet me një nivel të ri mungese – dhe konsumatorët nuk duhet të kompensohen për humbjen e fuqisë së tyre blerëse.

Natyrisht, këto shpjegime nuk përjashtojnë njëra-tjetrën. Të tre faktorët – cikli i derrit, standardet ESG dhe lufta – ndoshta po kontribuojnë në rritjen e çmimeve të mallrave. Por tendencat e çmimeve para pushtimit sugjerojnë se lufta është një faktor i vogël.

Ky nuk është shpjegimi më i përshtatshëm politik. Nëse lufta është fajtorja për rritjen e çmimeve, ajo i liron konsumatorët dhe qeverinë nga përgjegjësia për t’u përshtatur, me të parët që marrin kompensim dhe të dytin që do të ketë deficite më të larta fiskale. Por ky është shpjegimi më i shëndoshë ekonomikisht, dhe si rrjedhojë ai që duhet të diktojë një përgjigje të përgjegjshme politike, pavarësisht dhimbjes që mund të sjellë rregullimi.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. Is Putin’s war Driving Up Commodity Prices? /BIRN

/b.h

Next Post
Pas arrestimit të Alqi Bllakos, KQZ i jep zyrtarisht mandatin e deputetit Pandeli Majkos

Zvëndëson Alqi Bllakon, Këshilli për Rregulloren i jep mandatin e deputetit Pandeli Majkos

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha reagon pas sulmit amerikan në Venezuelë: Edhe shqiptarët duhet të ngrihen në protesta, do ketë pasoja…

Berisha reagon pas sulmit amerikan në Venezuelë: Edhe shqiptarët duhet të ngrihen në protesta, do ketë pasoja…

January 3, 2026
Rubio paralajmëron Iranin: Nëse reagoni, do të bëni gabimin më të madh të historisë suaj

“Maduro nuk është presidenti i Venezuelës”/ Rubio: Është kreu i kartelit që ka pushtuar vendin

January 3, 2026
Protesta e 22 Dhjetor, Berisha: I japim ultimatum Edi Ramës, të largohet! Shqipëria do gjejë paqen kur..

“Betejë për demokracinë”/ Berisha: Qeveria teknike do mbështetet nga të gjithë! Së shpejti tryezë e përbashkët me të gjitha forcat politike..

January 3, 2026
Shefja e diplomacisë së BE ngre alarmin: Tensionet në Ballkanin Perëndimor po rriten

“Thirrje për përmbajtje”/ Kallas: BE po monitoron situatën në Venezuelë. Reagimet nga Spanja, Italia dhe..

January 3, 2026
I drejtohet Maduros me tone të ashpra, Trump: Atij nuk ia mban të ngatërrohet me Shtetet e Bashkuara

Bombardimet në Venezuelë/ Historia e ndërhyrjeve të SHBA në Amerikën Latine

January 3, 2026
Kakavijë, përfundimi i festave, 10 mijë emigrantë rikthehen në Greqi

Kakavijë, përfundimi i festave, 10 mijë emigrantë rikthehen në Greqi

January 3, 2026
Tragjedia në Zvicër, identifikohen 4 viktimat e para, policia: Mes tyre dy të mitur…

Tragjedia në Zvicër, identifikohen 4 viktimat e para, policia: Mes tyre dy të mitur…

January 3, 2026
“Ne do t’i rezistojmë trupave të huaja”, reagimi i ministrit të Mbrojtjes në Venezuelë pas sulmit amerikan në Karakas

“Ne do t’i rezistojmë trupave të huaja”, reagimi i ministrit të Mbrojtjes në Venezuelë pas sulmit amerikan në Karakas

January 3, 2026
Bombardimet në Venezuelë, zv.sekretari amerikan i Shtetit: Maduro do të përballet me drejtësinë për krimet e tij

Bombardimet në Venezuelë, zv.sekretari amerikan i Shtetit: Maduro do të përballet me drejtësinë për krimet e tij

January 3, 2026
VIDEO – Moti i keq/ Rënie gurësh në disa akse dhe ndërprerje të energjisë elektrike, ja zonat më problematike në Kukës

VIDEO – Moti i keq/ Rënie gurësh në disa akse dhe ndërprerje të energjisë elektrike, ja zonat më problematike në Kukës

January 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In