• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

ANALIZA/ 6 arsye pse Juventusi triumfon në finalen e Champions përballë Realit

by A R
29/05/2017 17:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbeten edhe 6 ditë për t’u luajtur finalja më e madhe sa i takon futbollit në kontinentin e vjetër dhe të gjithë janë kurioz për ekipin që do ngrejë lart trofeun me “veshë të mëdhenj”.

Gazeta spanjolle “Marca” në një artikull të publikuar rendit 6-të arsye se përse Reali i Madridit i cili do përballet me Juventusin në Cardiff nuk do t’a fitojë “Uefa Champions League.”

Së pari, që kur “Champions League” i zuri vendin Kupës së Kampionëve duke ndryshuar edhe formatin, asnjë skuadër nuk ka arritur ta fitojë këtë trofe dy herë radhazi. I pari që e tentoi ishte Milani, që pasi mposhti Barcelonën 4-0 në finalen e 1994, u dorëzua 1-0 përballë Ajaksit një vit më vonë. Vetë Ajaksi e dorëzoi trofeun më pas tek Juventusi dhe këta të fundit tek Dortmundi. Në 2008, United do të mposhti Chelsean me penallti, por humbi në finalen pasardhëse 2-0 ndaj Barcelonës.

Së dyti, që kur është themeluar botërori i klubeve, 17 vite më parë, asnjë skuadër nuk ka arritur që në të njëjtin sezon që fiton këtë trofe, të fitojë edhe Ligën e Kampionëve.

Së treti, frika nga ish-ët. Në 2015, dy gola të Morata-s dërguan në finale Juventusin dhe e njëjta gjë kishte ndodhur edhe në vitin sezonin 2003-2004, por me protagonist Morientes, që me Monakon eliminoi ish-skuadrën e tij, “Los Blancos”. Në Madrid i tremben përsëritjes së të njëjti skenar, por këtë herë nga Higuain dhe Khedira, që të dy ish-madrilenë.

Së katërti, një tjetër rastësi…në pesë titujt Champions që ka Reali (shto edhe gjashtë të Kupës së Kampionëve, 11 në total), asnjëherë nuk është fituar në një vit tek siç është 2017. E shtata është fituar në vitin 1998 ndaj Juventusit, e teta në 2000 kundër Valencias, e nënta në vitin 2002 ndaj Bajer Leverkusen, e 10 dhe e 11-ta kundër Atletikos së Madridit përkatësisht në 2014 dhe 2016.

Së pesti, rregulli i shtatës. Që kur është krijuar formati i ri, çdo shtatë vjet kupa me dy veshë fitohet nga një skuadër italiane nisur nga 1996 e fituar pikërisht nga Juventusi. Në 2003 ishte radha e Milanit, në 2010 ajo e Interit dhe në 2017… për këtë duhet pritur 3 qershori.

Së gjashti, frikë nga ngjyra vjollcë. Me këtë ngjyrë do të jetë “i detyruar” të luajë Reali “mik” në finalen e Cardiff-it. Kjo është fanella e dytë e skuadër së Zidane, që nuk i ka sjellë fort fat. Pikërisht me këtë fanellë skuadra “merengues” është mposhtur në Valencia dhe Sevilja dhe në total numri i ndeshjeve të humbura këtë sezon me këtë ngjyrë është 40 %./BW

Next Post
Ish – Presidenti Topi, kritika tifozëve të Tiranës: Nuk po i njoh më

Marrëveshja/ Topi: Rama dhe Basha treguan dyfytyrësi si politikanë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In