• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Analisti ushtarak: Përgatituni për një “luftë të re të ftohtë”!

by Java News
24/10/2018 10:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Trump i bëri një favor presidentit Putin duke braktisur një marrëveshje që kufizonte disa armë bërthamore, i thotë një analist i Rusisë, DW. Botës mund t’i duhet të përgatitet për një luftë të re të ftohtë. Pavel Felgenhauer është një analist i pavarur ushtarak dhe politik në Moskë.

Sa serioz është për sigurinë globale vendimi i SHBA për ta braktisur marrëveshjen bërthamore të forcave me rreze të mesme veprimi (intermediate-range nuclear forces, INF)?

Pavel Felgenhauer: Është si kthim pas në vitin 1983. Atëherë dukej se lufta bërthamore mund të niste në çdo çast dhe në fakt mund të niste. Ne pak a shumë jemi kthyer në nivelin e parë të kësaj.

Këto marrëveshje (INF dhe marrëveshjet e tjera të çarmatimit) ndodhën në fund të Luftës së Ftohtë dhe i dhanë një kuadër ligjor situatës, që u paraqit në fund të Luftës së Ftohtë, kur pësoi kolaps rendi komunist në Rusi dhe kur pësoi kolaps Traktati i Varshavës.

Tani ne kemi një Luftë të re të Ftohtë, kështu që marrëveshjet, që u dhanë fund atyre të mëparshme janë të parëndësishme, sepse i referohen një situate krejtësisht tjetër. Kjo do të thotë se ka shumë gjasa që ato të prishen.

Shtetet e Bashkuara kanë lënë të kuptohet se ato do të shqyrtojnë rinegociimin e marrëveshjes, nëse ajo zgjerohet që të përfshijë edhe Kinën. A është ky një opsion realist?

Putini foli publikisht për këtë në tetori 2007, kur tha se Rusia do ta braktisë marrëveshjen, po nuk ndihmoi Amerika që ajo të bëhet ndërkombëtare, sepse Rusia dhe Kina nuk i kanë këto raketa — por Kina i ka. Tani, i njëti pretekst po përdoret nga amerikanët me Kinën.

Nëntëdhjetë përqind e raketave të Kinës preken nga marrëveshja INF, kështu që nëse bëhen pjesë e marrëveshjes, do t’u duhet të shkatërrojnë 90 përqind të raketave të tyre, gjë që kanë refuzuar ta bëjnë dhe refuzojnë ta bëjnë. Kështu që ky nuk është opsion.

A e ka Rusia interes për një marrëveshje të re INF?

Në një të ardhme të afërt, Amerika nuk çfarë të fitojë ushtarakisht duke e denoncuar INF, por Rusia ka shumë ç’të humbasë. Rusia ka zhvilluar dhe me sa duket ka stacionuar raketa kryqëzori me koka shpërthyese të bazuara në lëshues të modifikuar, megjithëse ato nuk janë testuar duke u lëshuar nga toka. Ne i kemi testuar dhe jemi të gatshëm t’i stacionojmë ato sapo të mos jetë më e vlefshme marrëveshja bërthamore për forcat me rreze të mesme veprimi. Amerikanët nuk kanë se çfarë të stacionojnë, të ndaluar nga marrëveshja. Në të ardhmen, SHBA mund të nisin të zhvillojnë sisteme të reja raketash, por kjo do të kërkojë vite për t’u realizuar.

Rusia ka stacionuar tashmë të njëjtin tip raketash në fregata, në kryqëzorë, në korveta dhe në nëndetëse, por nëse INF merr fund, ajo do të jetë në gjendje t’i vendosë ato në automjete. Dhe një kamion është më i lirë se një raketë dhe mund të fshihet më kollaj. Për Rusinë ka shumë kuptim braktisja e INF. Putini dhe gjeneralët rusë e kanë denoncuar atë që në vitin 2007.

Presidenti i SHBA Donald Trump i bëri Rusisë dhe Presidentit rus Vladimir Putin një favor tjetër, duke e marrë mbi vete turpin e denoncimit të INF.

Intervistën e zhvilloi Emily Claire Sherwin.

ma.me

Next Post
Edhe një grabitje tjetër në Kamzë, njerëzit e shokuar

FIER/ Prangoset banda e grabitësve, ishin kthyer në tmerrin e qytetarëve, emrat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U hap pas 11 ditëve bllokim, Rama “zbarkon” në aksin provizor Librazhd-Prrenjas

U hap pas 11 ditëve bllokim, Rama “zbarkon” në aksin provizor Librazhd-Prrenjas

March 7, 2026
Mazhoranca kërkon ndryshime në ligj, drejtori i Gardës s’do të zgjidhet me konkurs, hiqet kriteri i masterit

Mazhoranca kërkon ndryshime në ligj, drejtori i Gardës s’do të zgjidhet me konkurs, hiqet kriteri i masterit

March 7, 2026
Harta e re gjyqësore dhe drejtësia e mohuar

Karburanti i djeshëm me çmimin e nesërm

March 7, 2026
Berisha: Misioni i mësuesve, përcaktues për kombin! Sistemi arsimor në krizë

Berisha: Misioni i mësuesve, përcaktues për kombin! Sistemi arsimor në krizë

March 7, 2026
Aeroporti i Dubait rifillon pjesërisht operacionet, autoritetet thirrje qytetarëve: Kontaktoni me linjën ajrore dhe konfirmoni fluturimet

Aeroporti i Dubait rifillon pjesërisht operacionet, autoritetet thirrje qytetarëve: Kontaktoni me linjën ajrore dhe konfirmoni fluturimet

March 7, 2026
Ushtria izraelite sulm në Liban: Vramë drejtues të Hezbollahut

Ushtria izraelite sulm në Liban: Vramë drejtues të Hezbollahut

March 7, 2026
Nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Sulaj: Javën tjetër kontrolle për derdhjen e inerteve. Mos abuzoni me hapësirat publike

Nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Sulaj: Javën tjetër kontrolle për derdhjen e inerteve. Mos abuzoni me hapësirat publike

March 7, 2026
Gara për “fronin fetar” ndez përplasje brenda regjimit iranian, kush do të jetë udhëheqësi i ri?

Gara për “fronin fetar” ndez përplasje brenda regjimit iranian, kush do të jetë udhëheqësi i ri?

March 7, 2026
Si po e ndihmojnë “pa zhurmë” Iranin Kina dhe Rusia

Si po e ndihmojnë “pa zhurmë” Iranin Kina dhe Rusia

March 7, 2026
Teherani: Sulmuam bazat amerikane në Kuvajt dhe Katar

Teherani: Sulmuam bazat amerikane në Kuvajt dhe Katar

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In