• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Analisti: Shqiptarët e Kosovës po largohen sepse nuk kanë shpresë

by Java News
29/08/2023 22:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I ftuar në një lidhje skype në edicionin qendror, Andri Nurellari, anëtar i kryesisë së PDK, foli fillimisht për largimin e të rinjve nga Kosova dhe dëshirën e shumë të tjerëve për t’u pajisur me viza dhe për të braktisur vendin e tyre.

Ai tha se kjo ndodh sepse qytetarëve u ka humbur shpresa për një të ardhme më të mirë që në momentin që në qeveri erdhi Kurti.

“Që kur ka ardhur Kurti, rreth  80% e të rinjve duan të largohen nga vendi. Një largim i përmasave më të mëdha që ka pasur ndonjëherë Kosova.

Dhjetëra mijëra qytetarë largohen çdo vit dhe qindra të tjerë presin vizat.

Bëhet fjalë për një dëshirë masive për t’u larguar dhe fjala kyçe është humbja e shpresës.

Keq qeverisja e Kurtit, rikthimi i tensioneve  me Serbinë dhe shumë dështime të tjera, ka bërë që shumë qytetarë të shohin të zymtë të ardhmen.

Kjo po kërkon edhe më kërkesën e Gjermanisë për punëtore, përkon edhe me faktin se shumë kosovarë kanë emigruar prej vitesh jashtë vendit” tha ai.

Lidhur me deklaratën e presidentit të Francës, Emmanuele Macron një ditë më parë i cili kërcënoi Kosovën me anulim të liberalizimit të vizave, Nurellari kjo vjen pasi masat e marra deri më tani nga Kurti për shtensionimin e situatës në veri janë të pamjaftueshme, ndërsa vendi prej kohësh tanimë është në një gjendje të jashtëzakonshme, e cila dëmton më së shumti qytetarin.

“Momenti për ta marrë seriozisht ka kaluar. Kosova është nën sanksione dhe masat që ka marrë Kurti për shtensionimin janë të mjaftueshëm. Kjo e Macron vetëm sa e rëndon, por Kosova ka kohë që është në një gjendje të paimagjinueshme.

Kush do ta mendonte që ata shtete që kontribuuan për krijimin e Kosovës, sot po i vendosin sanksione dhe kjo është vetëm për shkak të Kurtit.

Kur flet Macron për këtë çështje, çdo shqiptar do duhet të alarmohet” theksoi Nurellari.

Sa i përket takimit që pritet të zhvillohet në shtator me Kurtit dhe Vuçiç, Nurellari tha se Kosova hapin e parë që duhet të bëjë është të rregullojë gabimet që ka bërë me ndërkombëtarët dhe të përmirësojë marrëdhëniet me ta.

Sa i përket takimit, duke parë se si Kurti ka vepruar këto kohë, ai mendon se nuk do jetë rezultativ.

“Ideale do të ishte që Kosova në sytë e partnerëve ndërkombëtarë të riparonte këto probleme që ka shkaktuar.

Mendoj që hapi i parë do të ishte përmirësimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe ndërkombëtarëve dhe më pas të shihen të tjerat.

Nuk kam ndonjë besim të madh për takimin e shtatorit, sepse Kurti është një kryeneç” u shpreh Andri Nurellari.

Edhe pse situata në Kosovë është alarmante, duket se opozita është e tkurrur, por Nurellari nuk është i këtij mendimi, pasi sipas tij opozita ka qenë e koordinuar dhe gjithë këto skandale janë denoncuar pikërisht nga PDK.

Në lidhje mocionin e mosbesimit të kërkuar nga Kurti, ai shprehet se opozita në Kosovë nuk i ka numrat për të rrëzuar Kurtin dhe ky është thjeshtë një show.

“Unë nuk besoj se opozita ka qenë e tkurrur. Ka qenë një sërë skandalesh që janë zbuluar  nga PDK dhe denoncimet e saj.

Sa i përket mocionit të mosbesimit në sistemin politik të Kosovës, posti i Kryeministrit është shumë i fuqishëm dhe për të sfiduar atë, pala që e sfidon duhet të tregojë një alternativë bindëse dhe në këtë mënyrë nuk është se bën ndonjë diferencë.

Prandaj është më tepër show, pasi nuk kemi vota. Nëse e bëjmë do të presim shumë kohë për të bërë një tjetër. Ka largime nga qeveria, por jo mjaftueshëm sa për ta rrëzuar.

Kurtin pa pasur një çarje mes partisë së tij, është e vështirë ta rrëzosh. Mund ta bëjmë, por duhet të bashkohemi me pakicat serbe” përfundoi ai.

Next Post
E mërkura e frikshme për Floridën/ Superhëna mund të bashkohet me uraganin Idalia

E mërkura e frikshme për Floridën/ Superhëna mund të bashkohet me uraganin Idalia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In