• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Analisti rus Bondarenko: Po të dojë Perëndimi ka sërish konflikt në Luginë e në Sanxhak

by Java News
12/03/2018 14:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Strategjia e zgjerimit të Bashkimit Europian që vendeve të Ballkanit Perëndimor ua mundëson anëtarësimin në BE deri në vitin 2025, për drejtorin e Fondacionit të Moskës për politikë progresive, Oleg Bondarenko, është një karotë e re e Brukselit.

“Serbia në kufijtë ekzistues nuk do të mund të hyjë në BE, ndërsa Brukseli e Berlini Beogradin kurrë nuk do ta pranojnë partner të barabartë”, ka thënë ai për gazetën e Beogradit “politika”, transmeton Koha.net.Sipas tij, Beogradi duhet ta ruajë paqen me pozicionin e tashëm që atij i mundëson bashkëpunimin edhe me Bashkimin Europian edhe me Rusinë.

Bondarenko, në këtë intervistë, tërheq vërejtjen se Perëndimi po nxiton që ta përfundojë atë që e ka filluar gjë që në Serbi e në rajon mund të sjellë destabilitet të ri.

“Ta marrim për shembull situatën se Аleksandar Vuçiq është i shtrënguar ta njohë pavarësinë e Kosovës për t’i ruajtur marrëdhëniet e mira me Brukselin e me Ëashingtonin. Si politikan racional, nuk besoj se ai do ta bënte këtë, sepse e di se në rrugë do të dilnin qindra mijëra njerëz për të protestuar. Për këtë arsye, Perëndimi, i cili nuk është mësuar të presë, mund të aktivizojë konfliktet e ngrira në jug të Serbisë, në Luginë e Sanxhak”, thotë Bondarenko.

Në vërejtjen se Sergei Lavrov kohë më parë në Beograd ka thënë se Serbia nuk kërcënohet nga skenari ukrainas, ai thekson se kjo gjë nuk përjashtohet dhe se ai skenar është i mundshëm pas dy vjetësh.Në konstatimin se pse të ndodhë ai skenar pasi Vuçiq po përsërit se do kompromis historik me shqiptarët, transmeton Koha.net, Bondarenko thotë se kryetari serb do kompromis, porse për këtë nuk ka gatishmëri në Prishtinë.“Shqiptarët veten e shohin fitues dhe nuk janë të gatshëm për kompromis sepse mendojnë ta kenë fituar luftën”, tha ai.

Sipas tij, se çfarë do të përfshijë marrëveshja juridike detyruese ndërmjet Prishtinës e Beogradit, nuk është vetëm çështje e Serbisë, por edhe çështje e të gjitha vendeve që nuk kanë njohur pavarësinë e Kosovës, para së gjithash e Rusisë, Kinës, Indisë dhe pesë vendeve të Bashkimit Europian, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Shpëtohen katër alpinistët në Gjirokastër, FA ndërhyn me helikopter

Shpëtohen katër alpinistët në Gjirokastër, FA ndërhyn me helikopter

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Përgjegjësia kryesore e Vetëvendosjes”- Nazarko: Serbia po forcon pozitën ndërkombëtare, Kosova s’ka asnjë shenjë serioziteti si shtet!

“Përgjegjësia kryesore e Vetëvendosjes”- Nazarko: Serbia po forcon pozitën ndërkombëtare, Kosova s’ka asnjë shenjë serioziteti si shtet!

October 6, 2026
Spanja i bën ‘remuntada’ Kroacisë, Anglia shumë e fortë për çekët! Sfidat dhe rezultatet e mbrëmjes së Ligës së Kombeve

Spanja i bën ‘remuntada’ Kroacisë, Anglia shumë e fortë për çekët! Sfidat dhe rezultatet e mbrëmjes së Ligës së Kombeve

October 6, 2026
VIDEO/ Shqipëria fiton me frymën e fundit, VAR dhe penalltia e shpëtojnë nga turpi, Asllani hero me dopjetë! Kuqezinjtë në vendin e parë, Bjellorusia mund Finlandën (RENDITJA)

VIDEO/ Shqipëria fiton me frymën e fundit, VAR dhe penalltia e shpëtojnë nga turpi, Asllani hero me dopjetë! Kuqezinjtë në vendin e parë, Bjellorusia mund Finlandën (RENDITJA)

October 6, 2026
Sekretari Amerikan i Shtetit zbarkon në Greqi! Marco Rubio në Athinë për Dialogu Strategjik dhe tri marrëveshje

Sekretari Amerikan i Shtetit zbarkon në Greqi! Marco Rubio në Athinë për Dialogu Strategjik dhe tri marrëveshje

October 6, 2026
“Duam statusin e vendit kandidat, vetëm ne s’e kemi”- Vizita e Von der Leyen, Kurti: Kosova i plotëson kriteret, BE të hapë edhe negociatat!

Më pak se dy orë nga skadimi i afatit, Kurti bën tjetër lëvizje! Propozon Justina Pulën për Presidente, i bën thirrje PDK të votojë: Le të bindet Hamza

October 6, 2026
Neymar i dedikon ‘homazh’ Messit në ditën e largimit nga kombëtarja: Jo vetëm Argjentina, e gjithë bota të është mirënjohëse!

Neymar i dedikon ‘homazh’ Messit në ditën e largimit nga kombëtarja: Jo vetëm Argjentina, e gjithë bota të është mirënjohëse!

October 6, 2026
“Pas saj mund të qëndrojë Rusia, ose…!”- Arrestimi i bujshëm i ish-shefit të inteligjencës gjermane, eksperti: Historia më e madhe e spiunazhit!

“Pas saj mund të qëndrojë Rusia, ose…!”- Arrestimi i bujshëm i ish-shefit të inteligjencës gjermane, eksperti: Historia më e madhe e spiunazhit!

October 6, 2026
Vetëm pak orë pas miratimit në Kuvend, Begaj dekreton ligjin për formulën e re të pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve!

Presidenti Begaj i jep OK “Bordit të Paqes”, dekreton ligjin për pjesëmarrjen ushtarake të Shqipërisë në Gaza!

October 6, 2026
“Jo në emrin tim”, sërish protestë në Prishtinë, tensione para Kuvendit të Kosovës! Kërkohet miratimi i Ligjit për Specialen

“Jo në emrin tim”, sërish protestë në Prishtinë, tensione para Kuvendit të Kosovës! Kërkohet miratimi i Ligjit për Specialen

October 6, 2026
VIDEO/ Skenat e turpit, ndeshja miqësore Serbi-Rusi përfundon në arenë lufte, grushte dhe shkelma mes lojtarëve! Shikoni pamjet

VIDEO/ Skenat e turpit, ndeshja miqësore Serbi-Rusi përfundon në arenë lufte, grushte dhe shkelma mes lojtarëve! Shikoni pamjet

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com