• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Analisti politik Less: Jo larg, Kosova i bashkohet Shqipërisë, Srpska Serbisë…

by Aalison Pearse Stevens
10/06/2016 12:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur të zbehet ndikimi i Perëndimit në Ballkan, do të ndodhin valë të reja konfliktesh që do të rezultojnë me ndërrime kufijsh nga këta që janë tani . Valë të reja refugjatësh, njesoj si ato të viteve të 90-ta, do ta përfshinin sërish Ballkanin.

Këtë e pohon në librin e vet Thimoty Less , diplomat britanik që shërbeu Bosnjë dhe drejtor i agjencisë New Europe që merret me vlerësimet e rrezikut politik në Evropën juglindore, shkruan “Blic” i Beogradit, transmeton Koha.net.

Less thekson se kaosi do të fillojë me shkëputjen e Republika Srpska e cila me referendum do t’i bashkohet Serbisë. Sipas fjalëve të tij, këtë skenar me tërë fuqinë e do Rusia, e cila me të dy duart e pranon dobësimin e ndikimit të Perëndimit në Ballkan.

Ky zhvillim, pohon Less, transmeton Koha.net, do të nisë nxis efektin domino. Kroatët nga Bosnja do të përpiqen t’i bashkohen Kroacisë e cila do t’i ndihmojë me të gjitha mjetet.

Shqiptarët në Maqedoni do të ngrihen në kryengritje dhe do të përpiqen të marrin një pjesë të madhe të vendit. Pastaj, Shqipëria e zgjeruar do ta bashkëngjiste Kosovën dhe kështu do të realizohej ëndrra shqiptare.

Sipas kësaj analize, popullata proserbe në Mal të Zi, synon bashkimin me Serbinë e zgjeruar. Në gjithë këtë, rastin edhe për një copë tokë do ta shfrytëzojnë Greqia e Bullgaria që do të vraponin pas asaj që mbetet nga Maqedonia.

Rusia do ta shfrytëzonte këtë epilog dhe do ta rriste edhe më shumë pozitën vet në Ballkan, në radhë të parë për shkak të lidhjeve të mira tradicionale me vendet sllave si Serbia, Mali i Zi, Greqia e edhe Bullgaria.

BE dhe SHBA nuk do ta njihnin këtë ndryshim kufijsh dhe do të bënë përpjek që kjo të mos arrihej. Megjithëkëtë, siç thotë Less, fuqia e Perëndimit do të bjerë aq sa nuk do të mund të bënte gjë. Ndoshta rregullimi i ri i Ballkanit, nuk do të ndodhë nesër, por meqë fuqia e BE-së zbehet, dita e fillimit të këtij konflikti është gjithnjë e më afër.

Një problem i tjetër i madh, sipas britanikut, do të ishte rritja rapide e ekstremizmit mysliman që do të tërheqë shumë xhihadistë nga Arabia Saudite e vende të ngjashme deh shpërthimi i dhunës do të jetë i paevitueshëm. Ky skenar do ta ndizte islamizmin e rritur në Evropë. (b.an)

Next Post

Milaim Rama, shqiptari i parë që luajti për Zvicrën: Lërini lojtarët të luajnë futboll

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

150 mijë lodra të ndaluara në Kosovë pritet të kthehen në Kinë ose të shkatërrohen

150 mijë lodra të ndaluara në Kosovë pritet të kthehen në Kinë ose të shkatërrohen

November 12, 2026
Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu të shoqëruara me shtrëngata

Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu të shoqëruara me shtrëngata

November 12, 2026
Nufi konfirmon për Politico: Samiti i NATO-s do të mbahet në Tiranë, Shqipëria nuk ka kërkuar shtyrje apo zhvillim virtual

Nufi konfirmon për Politico: Samiti i NATO-s do të mbahet në Tiranë, Shqipëria nuk ka kërkuar shtyrje apo zhvillim virtual

November 12, 2026
Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In