• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Analisti: “PD-në e ka në dorë Basha, Berisha është kartë e djegur”

by Java News
13/09/2021 22:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tensioni brenda partisë Demokratike duket i madh që me përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, teksa ky i fundit është duke kërkuar mbështetje nga demokratët.

Mustafa Nano thotë për MCN  se Partia Demokratike është në dorë të Bashës tashmë, dhe se Berisha thjesht mund të marrë vetëm një copë të vogël.

Sipas Nanos, erërat janë duke fryrë në favor të Bashës, ndërsa Berishën e cilësoi si një njeri në hall, ku sjella e tij e demonstron edhe më mirë këtë.

“Ajo që presim tani është ndarja në dy copa e demokratëve, dhe ne do presim sa e vogël është copa berishiane aty brenda. Aty brenda të gjithë e duan Berishën, e gjithë partia është berishiane dhe kjo e bën sistuatën pak absurde se po zihen për Berishën një komunitet, po ndahet në dy pjesë njerëz që e duan të gjithë. Por partinë e ka nën kontroll Basha, Berisha mund të marrë një pjesë të vogël. Berisha është përfundimisht i djegur”, shprehet Nano.

Mund ta dëmtojë Berisha, Bashën, duke sjelle si reference Azem Hajdarin.  Mund te rimarre partine bazuar mbi këtë retorike?

Nuk besoj, është një situatë tjetër, jemi gati 20 vjet më pas. Kemi dyalizimin Basha-Berisha. Basha nuk është në pozitat e Hajdarit, Berisha i sotëm nuk ka në kontroll asgjë, ndërsa atëherë kishte gjithçka. Pra erërat janë duke fryrë në favor të Bashës.

Procesi politik që ka nisur me shpalljen non grata të zotit Berisha por edhe me përjashtimin e tij nga grupi parlamentar mund të reflektohet edhe në një raport të ri që ai mund të ketë me drejtësinë?

Ky është rasti për të bërë spekulim. Ajo gjë që më bën të mendoj se mund të ndodh është sjellja e Berishës ai mendon se kjo ndodhë dhe unë besoj se do ndodh. Ai po e kalon këtë luftë në nivele qesharake, ndërkohë që të gjithë e dinë, ai ka një hall të madh dhe sjellja e tij e demonstron. Unë vetë nuk shqetësohem, sepse amerikanët e kanë shpallur ‘non grata’ Berishën jo se është anti-amerikan, ata e kanë shpallur për dëmin që ai na ka bërë ne, për minuset e demokracisë, korrupsionin, etj.

Presidentin Meta e shohim disi më të qetësuar, por pavarësisht se dekretoi zotin Rama për ministrat kërkoi informacion nga Prokuroria. Si e shihni pozicionin e zotit Meta pas daljes së Berishës nga skena?

Ky rol ka ndryshuar më herët menjëherë pas zgjedhjeve kemi parë Metën të transformuar në mënyrë automatike dhe për shkak të fitores së Ramës dhe zvogëlimit të peshës së LSI. Tani ai është në një fazë se si duhet të sillet, përfundimisht ai e ka futur në kokë idenë se amerikanët janë shumë të rëndësishëm dhe ky besoj se është leksioni që ka nxjerr Meta. Është futur në kostumin e presidentit por i ka rënë kredencialet, autoriteti, kam përshtypjen se mezi po pret të dali nga ajo ndërtesë dhe të marri partinë e vet. Ai e ka dëmtuar veten shumë. Ai pret të shoh çfarë do ndodhi me të. Atë dhe Berishën e shoh si personazhe që kanë mbaruar karrierën e tyre. MCN

Next Post
Basha “siluron” Berishën e Ramën për paktin: Të zhbëjmë ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, sollën kapjen e shtetit

Sali Berisha vazhdon telenovelën e vet: E mund Edi Ramën, nuk ka diskutime!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In