• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Analisti: Opozita duhet të ndahet nga Berisha, nuk është më e ardhmja e PD-së

by Java News
15/12/2023 13:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Erl Murati ka komentuar në Report Tv zhvillimet politike dhe situatën lidhur me ish-kryeministrin Sali Berisha, për të cilin SPAK kërkon arrestimin për aferën ‘Partizani’. Analisti Murati thotë se beson që Kuvendi do i hapë rrugë kërkesës së SPAK, ndërsa për ish-kryeministrin masa do të shtrëngohet në arrest shtëpie. Sa i takon deputetëve mbështetës të Berishës, Murati thotë se nuk u bën përshtypje qëndrimi i tyre përsa kohë e quajnë SPAK organizatë kriminale. Sipas tij, opozita duhet të japë votat për heqjen e mandatit të Berishës.

“Sa kohë kjo problematikë është shtruar në rrugë institucionale nuk shoh asgjë për tu shqetësuar. Kush ka treguar integritetin e saj, nuk besoj se ka ndonjë përjashtim në rastin e Berishës, si në rastin e mandateve të Ahmetajt apo Tahirit. Çështja është në institucione, Berisha nuk pranonte të paraqitej, opozita duhet të jetë ajo që të nxitojë dhe për të heq çdo lloj imuniteti dhe t’i japë rrugë drejtësisë. Opozita e quan SPAK organizatë kriminale, nuk më bën përshtypje qëndrimi i mbështetësve të Berishës”, tha Murati në Report Tv.

Për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Neril Agalliu, Murati tha se Bardhi është përpjekur të mos atashohet plotëissht me Berishën.

Bardhi është kujdesur që të mos atashohet krejtësisht, nuk mori pjesë në kuvend, në festimet e 33 vjetorit. Pavarësisht se Berisha tenton ta fusë në ullinj politike, këtu kemi të bëjmë me një çështje mjaft të qartë juridike, bëhet fjalë për një kauzë për korrupsion, tani kemi një akuzë nga SPAK dhe duhet ta zbatojë këtë vendim. Për të përfaqësuar politikisht duke tensionuar situatën, duke thirrur protesta, është e pritshme që ta mbrojë veten duke thënë se është sulm politik, por nga ana tjetër janë fakte. Ajo që do mbetet do jetë masa e arrestit të shtëpisë që besoj se ai do e respektojë dhe gjyqi i themelit”, u shpreh Murati.

Ai shprehet se deputetët dhe demokratët duhet ta ndajnë fatin e partisë nga fati i Berishës, duke theksuar se ish-kryeministri nuk është më e ardhmja e Partisë Demokratike.

Pres reflektim nga ata demokratë edhe brenda grupit të PD, që duhet të kenë kthjellimin politik që Berisha nuk mund të jetë e ardhmja e PD. S’po merrem me fajin individual se do e përcaktojë drejtësia, opozita duhet të marrë masat e veta, të reformohet. Nëse do të ringrihet dhe të ketë një shans për të marrë pushtetin 2025 duhet ta ndajë fatin e saj nga të Berishës. Nëse vazhdojnë në këtë rrugë sigurisht që do jetë e gjatë.

/f.s

Next Post
Dyshime për inskenim grabitjeje, arrestohen babë e bir në Pezë Helmës

Dyshime për inskenim grabitjeje, arrestohen babë e bir në Pezë Helmës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rritet bilanci i viktimave nga tërmeti në Japoni, vijojnë operacionet e shpëtimit

Rritet bilanci i viktimave nga tërmeti në Japoni, vijojnë operacionet e shpëtimit

July 30, 2026
Airbnb sjell fitime rekord: Deri në 200 euro nata për një apartament në Shqipëri

Airbnb sjell fitime rekord: Deri në 200 euro nata për një apartament në Shqipëri

July 30, 2026
Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, pas Adnan Xholit shpall kandidaturën edhe Rovena Zoto

Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, pas Adnan Xholit shpall kandidaturën edhe Rovena Zoto

July 30, 2026
Fenomen i çuditshëm në Gjirin e Lalzit, një qytet shfaqet në horizont, pamjet bëhen virale (VIDEO)

Fenomen i çuditshëm në Gjirin e Lalzit, një qytet shfaqet në horizont, pamjet bëhen virale (VIDEO)

July 30, 2026
Rusia sulmon Ukrainën me raketa e dronë, të paktën 8 të vrarë dhe 45 të plagosur

Rusia sulmon Ukrainën me raketa e dronë, të paktën 8 të vrarë dhe 45 të plagosur

July 30, 2026
VIDEO / Sistemimi i plazhit të Vlorës, Rama: Hapësirë e lirë dhe çadrat falas

Plazhi dhe sëmundjet reumatizmale, kush përfiton dhe kush duhet të bëjë kujdes

July 30, 2026
VIDEO / Rama ndan pamjet: Shqipëria mirëpret vizitorë nga e gjithë bota

VIDEO / Rama ndan pamjet: Shqipëria mirëpret vizitorë nga e gjithë bota

July 30, 2026
SHBA bombardon ashpër Iranin pas tentativës për sulm ndaj trupave amerikane

SHBA bombardon ashpër Iranin pas tentativës për sulm ndaj trupave amerikane

July 30, 2026
Netanyahu: Kam forca speciale rreth meje në rast arrestimi, do të shkoj në Asamblenë e OKB-së në New York

Netanyahu: Kam forca speciale rreth meje në rast arrestimi, do të shkoj në Asamblenë e OKB-së në New York

July 30, 2026
E enjtja me mot të kthjellët dhe temperatura të larta në të gjithë vendin

E enjtja me mot të kthjellët dhe temperatura të larta në të gjithë vendin

July 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com