• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Analisti: Nuk ka afat për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

by Java News
08/08/2017 08:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Albert Krasniqi nga KDI, në Interaktiv të KTV-së, ka thënë se seanca e thirrur për konstituimin e institucioneve të vendit, ka qenë e ngjashme me atë të pas zgjedhjeve të vitit 2014.Ai thotë se qytetarët e Kosovës nuk i kanë dhënë besimin e plotë asnjë subjekti a koalicioni politik që të qeveris me vendin si e vetme, por që të bëjnë koalicione me njëra-tjetrën.Krasniqi thotë se interpretimet ligjore po bëhen ashtu siç po u konvenon partive.“Kryesuesi, pavarësisht që nuk është i zgjedhur, ka për obligim që të organizojë seancën konstituive, dhe Kushtetuta i jep më shumë të drejta sesa kryetarit të Kuvendit. Është ai që vendos se kur do të mbahet seanca konstituive. Duhet ta pranojnë partitë dhe zoti Mikullovci duhet të insistojë në këtë seancë”, deklaroi Albert Krasniqi, raporton Koha.net.

Sipas tij, Mikullovci ka bërë gabim në terminologji, kur ka thënë se seanca është mbyllur. “Ai është dashur të thotë se seanca pezullohet, por kjo është thjesht një lapsus. Largimi i PAN-it nga seanca tregon se ata nuk e kanë shumicën parlamentare, edhe përkundër asaj që ka deklaruar vazhdimisht për 2 muaj rresht”, ka thënë Krasniqi.

Ai thotë se të dalësh i pari në zgjedhje dhe të dalësh me shumicë parlamentare janë dy gjëra të ndryshme, dhe këtë të dytën nuk e ka asnjëra.

“Kryetari i Kuvendit nuk zgjidhet prej qytetarëve, por zgjidhet nga deputetët, që duhet të ketë një shumicë parlamentare. Në këtë rast, PAN-i nuk është në situatë që të vë kritere e kushte”, thotë ai.Krasniqi mendon se Presidenti Hashim Thaçi, do të duhej t’i paraprinte procesit të zgjidhjes së këtij procesi, por që thotë se ai nuk ka qenë i paanshëm gjatë fushatës zgjedhore.

“Roli i Presidentit nuk ka qenë i paanshëm në fushatën zgjedhore. Ai i shtyri afatet ligjore për mbajtjen e seancës konstituive deri në maksimum. U pa se të gjitha veprimet e tij u bën që t’i mundësojë PAN-it të krijojë shumicë parlamentare”, theksoi ai, duke kujtuar se në të kaluarën as Presidentja Jahjaga nuk ka mundur të gjejë zgjidhje dhe është dashur intervenimi i ndërkombëtarëve.“LDK se pranon Kadri Veselin, parti e cila ua imponoi në zgjedhjet e kaluara deputetëve të saj që ta votojnë po të njëjtin emër për kryetar të Kuvendit”, thotë Krasniqi.

“PAN ka disa opsione: të sigurojë edhe një deputet, gjë që nuk do të jetë shumë stabile. Sepse ka shumë vendime të mëdha që duhen marrë, siç janë kushtet për liberalizim të vizave, dhe me formën që po tentohen të sigurohen votat, do të jetë shumë e vështirë. Opsion tjetër është që PAN të hiqte dorë nga ky kandidat. Opsioni tjetër është që LDK dhe VV të pranojnë Veselin dhe të vazhdojnë me krijimin e institucioneve. Dhe opsioni i katër është që të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme”, theksoi Krasniqi.Ai thotë se shpërbërja e Kuvendit nuk ka nevojë të bëhet, dhe rolin e kryeparlamentarit mund ta zë Adem Mikullovci deri në zgjedhjet e ardhshme.

“Presidenti nuk mundet të shpërbëjë Kuvendin sepse Kuvendi nuk është i konstituuar. Është një situatë që mund të zgjas pafundësisht”, thekson ai.

Krasniqi mendon se votimi në bllok edhe i kryetarit të Kuvendit dhe kryeministri, nuk mund të ndodh, sepse “së pari duhet të themelohet Kuvendi”.

“Kjo s’mund të ndodh, dhe nëse tentohet që brenda të së njëjtës ditë të votohet edhe për kryetari e Kuvendit edhe për Kryeministër, duhet të thirret një seancë e re. Teknikisht nuk mund të bëhet votimi në bllok për këto dy pozita”, thotë Krasniqi.

Nuk ka ndonjë afat ligjor për sa kohë duhet të konstituohet Kuvendi, thotë Krasniqi. “Herën e kaluar ka zgjatur gati 6 muaj, dhe edhe në këtë rast, përderisa nuk ka ndonjë marrëveshje politike, dhe përderisa partitë po e luajnë lojën e vitit 2014, kjo situatë mund të vazhdojë. Nuk ka ndonjë mekanizëm ligjor që mund t’u imponohet partive për konstituimin e Kuvendit”, deklaroi Albert Krasniqi nga KDI në Interaktiv të KTV-së. (b.an)

Next Post
FOTO/ Enca nudo në vaskë… e mbulon me duar dhe një gotë verë

FOTO/ Enca rikthehet me atë që bën më mirë...ekspozimin e gjokseve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In