• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Analisti nga Kosova: Albin Kurti, si Enver Hoxha, kundër SHBA dhe BE. Endërron të bëhet lider i Ballkanit

by Java News
15/09/2021 15:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Milaim Zeka, në një lidhje direkte me studion e “Ditari” në A2 CNN, deklaroi se kryeministri i Kosovës, “Albin Kurti është kopje identike e trurit të Enver Hoxhës”.

“Kurti nuk shqetësohet fare se si mendon bashkësia ndërkombëtare. Ky sillet me ta sikur Kosova të ishte fuqi e madhe ekonomike dhe politike, në kohën kur ne prodhojmë vetëm speca, domate dhe pak kastraveca. Çdo sjellje të tij me ndërkombëtarët, Kurti e bën vetëm për votat e brendshme”, deklaroi Zeka.

“Albin Kurtin e njoh që kur ka qenë student. Gjatë gjithë jetës së tij politike në opozitë, ka dalë hapur kundër BE dhe SHBA. Është tallur me pakon e Ahtisarit dhe i ka nxjerrë njerëzit në rrugë për ta kundërshtuar atë, madje është tallur edhe me flamurin e Kosovës, duke e quajtur lara-lara. E gjithë karriera e tij politike është kundërshtuese ndaj çdo gjëje që i ka ardhur era shtet i Kosovës. Po sillet ende si lider i opozitës, jo si kryeministër i vendit. Ai ëndërron që të jetë lider i gjithë shqiptarëve të Ballkanit, siç ëndërronte Enver Hoxha që të ishte lider i Internacionales Komuniste të Botës”, shtoi Zeka.

Në lidhje me konfliktin në distancë mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit në lidhje me “Open Balkan”, Zeka komentoi: “Këtë përplasje po e shfrytëzon më mënyrën më fenomenale Serbia. Edhe gjatë kohës së Luftës së Kosovës, Serbia dhe Rusia investuan shumë te mediat shqiptare, që të sulmonin UÇK-në. Mediat në Shqipëri kanë raportuar për atë luftë sikurse për luftën e Afganistanit. Tani, mediat në Kosovë po flasin me urrejtje patologjike kundër Edi Ramës. Kurti është bashkuar në këtë korin e armiqësisë së mediave, për të krijuar frymë armiqësore ndaj Shqipërisë”.

Sipas Zekës, Presidentja Vjosa Osmani “e kupton bashkësinë ndërkombëtare dhe sinjalet që dërgon kjo bashkësi në lidershipin e Kosovës, në mënyrë shumë më të mirë sesa kryeministri i Kosovës dhe ministrat e tij, të cilët stërmundojnë trurin 24 orë për të gjetur justifikime”.

“Kurti tha se do të vendoset reciprociteti me Serbinë kur të vijë drejtori i ri i doganave. Kurti është maestro për të gjetur justifikime dhe tani, duke kuptuar logjikën e Kurtit, Vuçiç e provokoi duke deklaruar sot se gjoja Serbia po i trembet shumë vendosjes së reciprocitetit. Nëse vendoset reciprociteti pa këshillimin e ndërkombëtarëve, Kosova do të izolohet edhe më shumë.

Haradinaj u rrëzua nga qeveria për shkak se vendosi reciprocitetin. E njëjta gjë do të ndodhë edhe me Kurtin nëse e vendos. Ju po e shikoni edhe në Shqipëri, që ambasadat po vendosin nëse do të jetë Sali Berisha apo jo në Parlament. Kosova, brenda dy muajsh, ka blerë rreth 500 milionë euro mall nga Serbia. Kështu që, të gjitha këto që përdor Kurti, i përdor për demagogji. Fatkeqësisht, ndërrimi i pushteteve në Kosovë, na ka sjellë në një qeveri që jeton në anarki. Kurti nuk ka projekte për zgjidhjen e problemeve jetike të Kosovës”, u shpreh Zeka.

/m.j

Next Post
Pasaporta e vaksinimit në e-Albania, si mund ta gjeni

Rrëzohen 'barrierat' në kufi! BE njeh Certifikatën e Vaksinimit të Shqipërisë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PS mbledh Asamblenë të shtunën te Gjiri i Lalzit. Zbulohen çështjet që do të diskutohen

November 10, 2026
Polonia në zi pas sulmit të përgjakshëm në Krakovë, mijëra qytetarë marshojnë në nderim të viktimave

Polonia në zi pas sulmit të përgjakshëm në Krakovë, mijëra qytetarë marshojnë në nderim të viktimave

November 10, 2026
Shisnin dekodera me qindra kanale pirate, dënohen me nga 9 muaj burg tre persona në Tiranë

Shisnin dekodera me qindra kanale pirate, dënohen me nga 9 muaj burg tre persona në Tiranë

November 10, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane

November 10, 2026
Provokon kandidati i Listës Studentore pas vizitës në Graçanicë: Kosova është pjesë e Serbisë

Provokon kandidati i Listës Studentore pas vizitës në Graçanicë: Kosova është pjesë e Serbisë

November 10, 2026
Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO, mbahet gjyqi i themelit për tragjedinë e Gërdecit

Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO, mbahet gjyqi i themelit për tragjedinë e Gërdecit

November 10, 2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin nuk tërhiqet nga kërkesat për Ukrainën, çfarë pritet të ndodhë?

Negociatat në Abu Dhabi, Putin nuk tërhiqet nga kërkesat për Ukrainën, çfarë pritet të ndodhë?

November 10, 2026
Shqipëri–Finlandë, stadiumi “Air Albania” do të jetë plot, shitet çdo biletë

Shqipëri–Finlandë, stadiumi “Air Albania” do të jetë plot, shitet çdo biletë

November 10, 2026
Kush është Alice Huang? Karriera në financë, lidhja me shefin e Nvidia-s dhe dyshimet për spiunazh

Kush është Alice Huang? Karriera në financë, lidhja me shefin e Nvidia-s dhe dyshimet për spiunazh

November 10, 2026
Vetëm 10.8% e shqiptarëve besojnë tek shkenca, mes 10 vendeve të fundit në botë

Vetëm 10.8% e shqiptarëve besojnë tek shkenca, mes 10 vendeve të fundit në botë

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In