• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Analisti në Grupin Ndërkombëtar të Krizave: Kosova duhej të ishte në “Open Balkan”

by Java News
03/01/2022 21:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Albin Kurti është nacionalist i majtë. Është ky statusi ideologjik që i ka përcaktuar kryeministrit të Kosovës, Marko Prelec, analist i lartë në Grupin Ndërkombëtar të Krizave.

Në një intervistë për REL, ai tha se “ai ndjek ideologjinë e nacionalizmit të krahut të majtë”.

Më tej, ai tha se Kurti nuk ka strategji në dialogun me Serbinë. “Diçka që më ka bërë përshtypje në qeverinë e tij të parë ka qenë ajo se ai kurrë nuk ka artikuluar një strategji për dialogun me Serbinë. Krejt çfarë ka thënë kanë qenë kritika për qeveritë e kaluara. Pra, të stilit që ‘ne nuk duam të bëjmë atë që po bëjnë ata’.

Mirëpo, nuk është deklaruar kurrë më shumë dhe mendoj se kjo është për shkak se as ai nuk e di si dëshiron të duket dialogu. Ai dëshiron të mos i japë prioritet dialogut”, arsyeton Prelec.

Ndërkohë, sipas Marko Prelec, Kosova po humb nga mospjesëmarrja në projektin e “Open Balkan”.

“Mendoj se po humb, sepse një fushë në të cilën do të mund të punonte Kosova është ajo e marrëdhënieve multilaterale. Marrëdhëniet bilaterale me Serbinë janë të bllokuara, mirëpo ekziston mundësia që të ndërveprojë me Serbinë si e barabartë në forumet rajonale. Do t’ia vlente që të provohej si përvojë. Serbia ka thënë se është e hapur në këtë iniciativë, ashtu sikurse dy vendet tjera, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Alternativë e kësaj iniciative është Procesi i Berlinit. Nuk e kuptoj pse shkojnë te njëra dhe jo te tjetra. Ndoshta sepse përmes Ballkanit të Hapur mund të bëhen disa gjëra shpejt dhe në mënyrë të pistë, qofshin ato edhe vetëm premtime.

Procesi i Berlinit, në anën tjetër, duket se po merr shumë kohë dhe nuk po prodhon shumë rezultate”.

Gjithashtu, Prelec e quan mosliberalizimin e vizave për Kosovën si një dështim të madh europian.

“E ndaj mendimin e njëjtë sikurse të shumë tjerëve se kjo është një ndër dështimet më të dëmshme të Bashkimit Evropian dhe vendeve anëtare. Shtetet që kundërshtojnë liberalizimin e vizave për Kosovën, duhet ta ndërrojnë pozicionin e tyre menjëherë.

Një mik i imi thotë se Kosova duhet të punojë me parlamentet e Francës, të Holandës dhe secilit shtet që ka dilema. Thjesht, duhet t’i pyesin: Si mund t’ju bindim? Nuk e di nëse do të ndodhë liberalizimi, mirëpo duhet të ndodhë”. 

Next Post
Shqipëria në Këshillin e Sigurimit, mediat greke e konsiderojnë si: Dhimbje koke!

Shqipëria në Këshillin e Sigurimit, mediat greke e konsiderojnë si: Dhimbje koke!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qytetet më të mira në botë për vitin 2026, çfarë i bën metropolet globale kaq tërheqëse për të jetuar dhe vizituar?

Qytetet më të mira në botë për vitin 2026, çfarë i bën metropolet globale kaq tërheqëse për të jetuar dhe vizituar?

September 24, 2026
Nuk do ta njihni! Nicolas Cage surprizon me transformimin e tij në John Madden

Nuk do ta njihni! Nicolas Cage surprizon me transformimin e tij në John Madden

September 24, 2026
Franca: Ligji i BE-së “Made in Europe” nuk duhet ta përfshijë Mbretërinë e Bashkuar

Franca: Ligji i BE-së “Made in Europe” nuk duhet ta përfshijë Mbretërinë e Bashkuar

September 24, 2026
Elbasani voton pro bashkimit me Cërrikun e Belshin, tensione dhe përplasje në Këshillin Bashkiak

Elbasani voton pro bashkimit me Cërrikun e Belshin, tensione dhe përplasje në Këshillin Bashkiak

September 24, 2026
Administrata Trump ashpërson rregullat e vizave: Në shënjestër rrjetet e “turizmit të lindjeve” në SHBA

Administrata Trump ashpërson rregullat e vizave: Në shënjestër rrjetet e “turizmit të lindjeve” në SHBA

September 24, 2026
Aksident në Jonufër të Vlorës, përplasen dy automjete, plagosen dy persona

Aksident në Jonufër të Vlorës, përplasen dy automjete, plagosen dy persona

September 24, 2026
Çmimet rekord të naftës tronditin kandidatët republikanë në prag të zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA

Çmimet rekord të naftës tronditin kandidatët republikanë në prag të zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA

September 24, 2026
Paralajmërimi danez, “Rusia do të sulmojë brenda pak muajsh”

Paralajmërimi danez, “Rusia do të sulmojë brenda pak muajsh”

September 24, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Çështja e Vlora Hysenit / Rexhaj: Të trajtohet me seriozitet, flasim për SHISH e jo për kooperativë fshati

September 24, 2026
Pavarësisht vendimit të gjykatës, reporterëve u ndalohet sërish hyrja në Shtëpinë e Bardhë

Pavarësisht vendimit të gjykatës, reporterëve u ndalohet sërish hyrja në Shtëpinë e Bardhë

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com