Rrëfimi që po tregonte “live” në emision, ka bërë t’i dalin lotët, analistit Ardian Kastrati.
Ai ka treguar tmerrin që ka përjetuar më 28 nëntor të vitit 1998 kur kishte qenë dëshmitar teksa serbët i kishin prerë kokën dajës së tij dhe ia kishin hedhur në një pus.
“Sytë e mijë kanë parë veç tmerr atë ditë, në të gjitha anët e Drenicës, ku makineria e Serbisë ka goditur prej shtatzënës, me snajper në pragun e shpisë, gruan e dajës tim, mjedis Llapushnikut, dajës tim Sadri kokën ia kemi gjetur të prerë në bunar”, tha Kastrati i përlotur në RTK.