• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Analisti gjerman: Ndarja e Kosovës mbart pasoja fatale, BE-ja s’mund të anashkalohet!

by Java News
09/01/2019 09:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti gjerman, Bodo Weber thotë se do të befasohej nëse gjatë vitit 2019 do të arrihej një marrëveshje përfundimtare gjithëpërfshirëse, ligjërisht e detyrueshme në mes Kosovës dhe Serbisë. Arsyeja për këtë, sipas analistit gjerman, është se të gjitha palët në negociata, para së gjithash Serbia, të inkurajuar nga përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini dhe ekipi i saj, më pas edhe të mbështetur nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçin, shpenzuan një vit e gjysmë në fazën e re në dialog për të nxitur idenë e demarkacionit dhe korrigjimi të kufirit, respektivisht shkëmbimit të territorit ose ndarjes së Kosovës.

“Kjo filloi si një rrotullim politik fillestar nga Beogradi, dhe më duket se ka eskaluar në një përpjekje për të shfrytëzuar një dozë të krizës dhe dobësisë politike të Perëndimit, të inkurajuar nga një pjesë e aktorëve nga BE dhe SHBA. Por doli se Perëndimi, mbi të gjitha BE-ja, nuk ishte aq i dobët sa shpresonin disa”, tha Weber për gazetën serbe “Blic”.

Analisti gjerman thotë se kjo është arsyeja pse negociatat në vitin 2018 përfunduan krejtësisht në bllokadë, derisa përpjekja e Beogradit për ta shtyrë dialogun jashtë kornizës që është përcaktuar në fillim, të pranuar nga të gjitha palët negociuese – njohjen e realitetit të humbjes së Kosovës nga Serbia dhe duke u fokusuar në normalizimin gjithëpërfshirës mes dy vendeve dhe për të siguruar jetën normale të serbëve që jetojnë në shtetin e Kosovës, u shpërblye me perspektivën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe mbështetjen në fuqizimin ekonomik të Serbisë – pësoi dështim me refuzimin e idesë së etno-territorialitetit nga Gjermania dhe shumica e shteteve anëtare të BE-së, dhe me rezistencën e partive parlamentare shqiptare.

“Dyshoj se të gjithë negociatorët kanë hequr dorë nga ideja për ndarjen dhe shkëmbimin e territorit, por ajo nuk do të kalojë. Por, në qoftë se do të kalonte kjo ide, nuk do të sjellë stabilitet dhe do të ishte fatale për jetën e serbëve të Kosovës në jug dhe në veri të lumit Ibër. Rruga deri te marrëveshja përfundimtare çon nëpërmjet një ‘resetimi’ të plotë të negociatave, kthimit në kornizën fillestare të dialogut, kthimit në realitetin politik, e jo përmes një fushate gjithëpërfshirëse për të mbështetur shtetin e Kosovës nga autoritetet e Beogradit”, tha Weber, përcjell Telegrafi.

“Fokusi duhet të jetë në atë që do të garantonte se marrëveshja vërtetë do të jetë historike – normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, si dhe marrëdhëniet bilaterale mes dy shteteve demokratike, për jetën e përditshme, problemet e përditshme të serbëve të Kosovës, të sigurisë dhe socioekonomike”, tha ai./a.meta

Next Post
Rama zbulon detaje nga nisma, shpifja nuk do të dënohet me burg, por me gjobë

VIDEO/ “O legen më gjej një punë”, Rama: Ja i riu shembull që gjen punë për veten dhe lagjen!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Smart City në qershor”, Koçiu në Shkodër prezanton prioritetet në arsim

“Smart City në qershor”, Koçiu në Shkodër prezanton prioritetet në arsim

April 11, 2026
Tregjet botërore me sytë nga Pakistani, a do ta ulin bisedimet çmimin e naftës?

Tregjet botërore me sytë nga Pakistani, a do ta ulin bisedimet çmimin e naftës?

April 11, 2026
U arrestua në Kolumbi për vrasje, publikohet momenti kur Florind Rama bie në pranga

U arrestua në Kolumbi për vrasje, publikohet momenti kur Florind Rama bie në pranga

April 11, 2026
Skema e pensioneve/ Berisha për Ramën: Cinik, u tall me pensionistët

Skema e pensioneve/ Berisha për Ramën: Cinik, u tall me pensionistët

April 11, 2026
Kanosën babë e bir, arrestohen tre persona në Shkodër, zbulohet biznesi i kundërligjshëm

Kanosën babë e bir, arrestohen tre persona në Shkodër, zbulohet biznesi i kundërligjshëm

April 11, 2026
“Askush nuk ka bërë më shumë se ai për kombin shqiptar”, Berisha 1 minutë heshtje për Engel

“Askush nuk ka bërë më shumë se ai për kombin shqiptar”, Berisha 1 minutë heshtje për Engel

April 11, 2026
“Nuk tolerohet asnjë shkelje!”, Hita porosi të prera drejtuesve të DVP-ve: Punë parandaluese dhe hetime cilësore

“Nuk tolerohet asnjë shkelje!”, Hita porosi të prera drejtuesve të DVP-ve: Punë parandaluese dhe hetime cilësore

April 11, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e diel 12 prill 2026

April 11, 2026
“Lëvize makinën”, si nisi sherri mes dy kunetërve. Detaje nga vrasja në Fushë-Krujë

“Lëvize makinën”, si nisi sherri mes dy kunetërve. Detaje nga vrasja në Fushë-Krujë

April 11, 2026
Akuzat për shpërdorim detyre, SPAK pushon çështjen ndaj ish-kreut të Prokurimeve Publike Jonaid Myzyri

Akuzat për shpërdorim detyre, SPAK pushon çështjen ndaj ish-kreut të Prokurimeve Publike Jonaid Myzyri

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In