• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Analisti Dritan Hila: “Babalja” qesharak, akuzoi nga inati i burgut

by Java News
19/05/2018 11:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Dritan Hila thotë se audio përgjimi i publikuar nga PD për vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj nuk ka asnjë domethënie. I ftuar në studion e lajmeve në Ora News, Dritan Hila thotë se edhe nëqoftëse audio-përgjimi rezulton i vërtetë, qeveria nuk bie.

Dëshmitari Albert Veliu, thotë Hila, ka shumë njolla në biografin e tij dhe rrëfimi i tij mund të merret edhe si presion i krimit ndaj ministrit të Brendshëm.

Pjesë nga intervista

Dritan Hila: Nuk mendoj se zoti Basha do të inskenojë një çadër tjetër në Bulevard

 Ilva Tare: Po pse do të kishte besueshmëri ta bënte sërish?

 Dritan Hila: Jo, do të jetë një skenë e parë nga publiku, unë nuk e di sa do ta ndiqnin edhe nga vetë PD.

 Ilva Tare: A ka arsye, çështje shqetësuese që e justifikojnë një çështje të tillë?

 Dritan Hila: Nëse në rastin e parë kishte një detline që e vinte në pozitën e vështirë qoftë kryeministrin, qoftë Bashën kur ishin zgjedhjet dhe kishte ndikim nga faktori ndërkombëtar, ka shumë mundësi që një lloj proteste, një lloj djegie mandatesh, apo një çadër në një version tjetër, gjithësesi një protestë që do të tentonte bllokimin e qeverisjes nuk  do të shkaktonte veçse rënien e PD  në pozitat që ra Edi Rama dhe përfundoi në darkën e krokodilit. Pra nuk besoj se do ketë ndonjë rrugëdalje nga kjo.

 Maksimumi që mund të arrijnë është rrëzimi i Xhafës, por Ramën nuk e rrëzojnë dot, nuk kanë mekanizma. Plus që e thashë nga tre faktorë që janë problemi që kanë ngritur, përkrahja popullore, bllokimi i jetës sociale dhe përkrahja e ndërkombëtarëve është një problem që këta e ngrenë…ata vetë nuk thonë që ministri i Brendshëm favorizon trafikun e drogës, por vëllai i tij merret me trafik droge. Nuk më duket shkak që të çojë në bllokimin apo rënien e qeverisë.

 Ilva Tare: Nëse bie Xhafaj, a bie Rama?

 Dritan Hila: Do vijë Taulant Balla ose Elisa Spiropali, kaq është e gjithë historia.

 Ilva Tare: Nuk rrëzohet qeveria

 Dritan Hila: Jo nuk rrëzohet Rama, nuk kanë mekanizma. E kanë bërë vetë mekanizmin dhe po i bie mbi kokë. Lulzim Basha nëse nuk i mbushet mendja që të ndryshojë sistemin elektoral do mbetet aty, do të mbetet në mëshirën e Ramës, në mëshirën e PS që në 28 vjet ka më shumë sesa PD, kjo është historia.

 Dëshmia e Albert Veliut, presion i krimit ndaj ministrit të Brendshëm.

 Dritan Hila: Nuk mund të rrëzohet Fatmir Xhafaj pse del Babalja e ka inat me Agronin se pse nuk i ka çuar paketë në burg.

 Këto janë…të gjej unë nja 20 në Vlorë.

 Pra këto janë inate personale që në filtrin e perëndimorëve kalojnë në këtë mënyrë: Po sikur ky të jetë një presion i krimit të organizuar për të rrëzuar Fatmir Xhafën dhe nëse ky është njeri me precedent penal në çdo gjykatë në botë nuk merret për bazë si dëshmitar.

 Mund të merret për bazë për luftë politike, por jo si dëshmitar se ka shumë gropa në biografinë e tij. (OraNews)

 

Next Post
Çfarë po hanë shqiptarët? Në Elbasan bllokohen 10 tonë mish pa etiketë

Çfarë po hanë shqiptarët? Në Elbasan bllokohen 10 tonë mish pa etiketë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tronditet tregu global i teknologjisë, triliona dollarë humbje pas fitores së demokratëve në SHBA

Tronditet tregu global i teknologjisë, triliona dollarë humbje pas fitores së demokratëve në SHBA

November 6, 2026
Shqipëria synon të shesë kredite karboni deri në 2035, përgatit sistemin e tregtimit të emetimeve

Shqipëria synon të shesë kredite karboni deri në 2035, përgatit sistemin e tregtimit të emetimeve

November 6, 2026
Dita e sotme sjell mot të qëndrueshëm, kthjellime dhe vranësira kalimtare

Dita e sotme sjell mot të qëndrueshëm, kthjellime dhe vranësira kalimtare

November 6, 2026
Rama fton sërish studentët në dialog, sofra e gurtë qëndron para Kryeministrisë

Rama fton sërish studentët në dialog, sofra e gurtë qëndron para Kryeministrisë

November 6, 2026
Trump takohet privatisht me të dërguarin e Putinit: Jemi pranë një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Trump takohet privatisht me të dërguarin e Putinit: Jemi pranë një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

November 6, 2026
Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave

Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave

November 5, 2026
Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

November 5, 2026
“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

November 5, 2026
Berisha: Dorëheqja e Ramës e vetmja zgjidhje, protestat janë pasojë e dhunës 13-vjeçare!

Lider i ri në PD? Berisha: Do të them “Goodbye” vetëm nëse kam pamundësi fizike ose mendore

November 5, 2026
“Ke ardhur për sherr?”, Lapaj-Qori dhe Shehaj ironi dhe batuta për bashkimin: Ke hapur lokal…

“Ke ardhur për sherr?”, Lapaj-Qori dhe Shehaj ironi dhe batuta për bashkimin: Ke hapur lokal…

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In