• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Analisti amerikan Serwer: Trump mund të marrë këshilla për ndarjen e Kosovës, Maqedonisë dhe Bosnjës

by Java News
15/11/2016 17:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti amerikan Daniel Serwer, në një shkrim analitik të publikuar ne peacefare.net, ka shkruar se Trump mund të marrë këshilla nga strategët e tij, kur është fjala për Ballkanin, për rindarjen e tij dhe pjesëve tjera të botës në vija etnike.

Sipas Serwer, kjo mund të ndodhë nëse Trump është i gatshëm të pranojë një sferë të ndikimit rus në Ballkan.

Më poshtë mund të lexoni të plotë shkrimin e Serwer.

Çfarë të presim për Ballkanin?

Jo shumë, në fillim. Ka kaluar shumë kohë qëkur një president i Shteteve të Bashkuara e ka vënë Ballkanin si prioritet. Një rajon që në vitet 1990-ta ishte objekt i dy intervenimeve ushtarake të SHBA-së (në Bosnje dhe Kosovë) dhe vendosjes së trupave të NATO-s, tani ka rënë në listën e prioriteteve dhe nuk gjendet më lartë se një zëvendës ndihmë sekretar në Departament të Shtetit. Kjo s’është gjë e keqe: demokracia dhe shtet-ndërtimi në Ballkanin Perëndimor kanë qenë relativisht të suksesshme, me Slloveninë, Kroacinë dhe Shqipërinë tani anëtare të NATO-s dhe Malin e Zi në proces të anëtarësimit në të. Sllovenia dhe Kroacia po ashtu janë anëtare dhe të gjitha vendet e rajonin kanë marrë drejtimin e njëjtë, secila me ritmin e vet.

Por, procesi për ta bërë perëndimor Ballkanin Perëndimor ende nuk është kompletuar, bile është ngadalësuar së fundmi, dhe mund të cungohet e madje të kthehet prapa gjatë Administratës së Trumpit. Bosnja po vuan nga sulme ndaj legjitimitetit të kushtetutshmërisë së vet, që rrënjët i ka në akordet e paqes të Dayton nga viti 1995, nga presidenti i vendit kryesisht 49% autonom i njohur si “Republika Srpska”. Maqedonia ka ngecur për shkak të mosmarrëveshjeve të brendshme dhe refuzimit të Greqisë për t’ia njohur emrin.

Kosova filloi ekzistencën si shtet sovran pas tjerëve dhe njësoj vuan nga mosmarrëveshjet e brendshme dhe problemet e vazhdueshme për shkak të mosnjohjes nga Serbia.

Të gjitha vendet e Ballkanit po vuajnë nga një fuqi e butë e sulmit rus ndaj mediave dhe institucioneve të tyre.

Nëse presidenti i ri është i prirë për të pranuar një sferë të ndikimit rus në Ballkan, pasojat ndaj demokracisë kryesisht të re të rajonit mund të jenë dramatike. Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO varet nga ratifikimi në Senatin Amerikan.

Për përparim në Bosnjë nevojitet veprimi i BE-së dhe SHBA-së si dyshe, për të promovuar reforma politike dhe ekonomike. Marrëdhëniet e përmirësuara midis Kosovës dhe Serbisë njëjtë varen nga veprimi i përbashkët i Brukselit dhe Uashingtonit, siç do të varet edhe rezoluta e problemeve të brendshme dhe jashtme të Maqedonisë. Zvogëlimi i këtyre përpjekjeve të vazhdueshme mund t’i zbehë ato deri në dështim. Por më e keqja pret.

Trumpi dëshiron t’i përmirësojë marrëdhëniet e Amerikës dhe Rusinë dhe mund të joshet që t’i pranojë gjësendet e vlefshme për t’i përmirësuar ato. Nëse, për shembull, Trump e njeh aneksimin e Krimesë nga Rusia, vetëm kjo mund ta nisë një seri ndarjesh në baza etnike, jo vetëm në Ukrainë, por edhe në vendet tjera: Gjeorgji, Moldavi, Bosnje, Kosovë dhe Maqedoni. Do të ishte vërtetë mrekulli nëse një zinxhir i tillë i ndarjeve do të ndodhte në mënyrë paqësore. Por, ka shumë më shumë mundësi se kjo do të çonte në jo stabilitet, spastrim etnik, ri shënjim të kufijve dhe luftë. Nacionalistët e bardhë si Steve Bannon, shefi afatgjatë i strategjive të Trumpit, padyshim se do t’i thoshin presidentit të ri se ndarjet etnike janë natyrale apo të pashmangshme dhe aspak një gjë e keqe në fund të fundit.

Ajo çfarë do të ndodhë në Ballkan është sulm ndaj rendit të pas luftës, i vendosur në fund të viteve 1990-ta, kur shumica e luftërave ballkanike përfunduan. Nuk ka qenë tamam rend demokratik-liberal, meqë identiteti etnik dhe grupet për të drejtat e njeriut mbesin një përmasë e rëndësishme e jetës së organizuar pulitke virtualisht çdokund në rajon. Por, ishte një rend i bazuar në aspiratat për anëtarësim në BE dhe për disa edhe në NATO, që përfshiu themelimin e gjyqësorëve të pavarur, relativisht medias së lirë, organeve legjislative përfaqësuese, dhe rezolutave paqësore të mosmarrëveshjeve. Çrregullimi i këtij rendi në favor të ndarjeve etnike dhe autokracive mendjengushta me pretendime territoriale do të ishte e rrezikshme: kjo është një pjesë e botës e përfshirë në dy luftëra botërore, përveç konflikteve të veta pas Luftës së Ftohtë që rrjedhën nga ndarja e ish Jugosllavisë.

Nuk pres prej Steve Bannon apo John Bolton që të brengosen për këtë, por shpresoj se republikanët më pragmatikë, si Kryetari i Komisionit për Marrëdhënie të Jashtme të Senatit, Bob Corker, apo senatorja në largim i Neë Hampshire, Kelly Ayotte , që të dy thuhet se do të zënë vende në kabinet, do të kuptojnë luftërat e Ballkanit të viteve 1990-ta dhe paqja pasuese ishin një përpjekje e dy partive, me përkrahjen e udhëhequr po aq nga senatori republikan Dole sa kushdo tjetër. Ruajtja e kësaj trashëgime paqësore të dy partive dhe rritja e prosperitetit është e rëndësishme, edhe nëse rajoni nuk tërheq më vëmendje të nivelit të lartë./express/a.k

Next Post
“Për çdo paqartësi ankimoni në Federatën Spanjolle…”, absurdi te kontratat e Flamurtarit

"Për çdo paqartësi ankimoni në Federatën Spanjolle...", absurdi te kontratat e Flamurtarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mojtaba Khamenei ngre alarmin: Po synohet destabilizimi i vendit

Mojtaba Khamenei ngre alarmin: Po synohet destabilizimi i vendit

May 28, 2026
Ish-zyrtari i CIA-s akuzohet për vjedhjen e 300 shufrave ari me vlerë 40 milionë dollarë

Ish-zyrtari i CIA-s akuzohet për vjedhjen e 300 shufrave ari me vlerë 40 milionë dollarë

May 28, 2026
“Mos bëj si kalama…”/ Përplasje e ashpër Mazniku-Boçi në Komisionin e Territoriales: Urdhër këtu nuk më jep kush!

“Mos bëj si kalama…”/ Përplasje e ashpër Mazniku-Boçi në Komisionin e Territoriales: Urdhër këtu nuk më jep kush!

May 28, 2026
Rusia kërkoi largimin e diplomatëve të huaj nga Kievi, Hoxha: Kërcënimi nuk është diplomaci, jemi krah Ukrainës

Rusia kërkoi largimin e diplomatëve të huaj nga Kievi, Hoxha: Kërcënimi nuk është diplomaci, jemi krah Ukrainës

May 28, 2026
Alarmi i ekspertëve: SHBA dhe Kina rrezikojnë përplasjen bërthamore për Tajvanin

Alarmi i ekspertëve: SHBA dhe Kina rrezikojnë përplasjen bërthamore për Tajvanin

May 28, 2026
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Veliajt për lirim, vendimi i sotëm nuk ka lidhje me vendimin e fundit të Kushtetueses

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Veliajt për lirim, vendimi i sotëm nuk ka lidhje me vendimin e fundit të Kushtetueses

May 28, 2026
Konflikt mes ortakëve në një kompani, dhunohet fizikisht aksioneri! Sherri nisi një 1 javë më parë

Konflikt mes ortakëve në një kompani, dhunohet fizikisht aksioneri! Sherri nisi një 1 javë më parë

May 28, 2026
Dosja ‘Metamorfoza’/ Nis në GJKKO gjyqi ndaj Pëllumb Gjokës, Oltion Bistrit e Edmond Prekës! Ish polici: Në vendin ku u vra Gjin Ndoj gjeta 5 gëzhoja

Dosja ‘Metamorfoza’/ Nis në GJKKO gjyqi ndaj Pëllumb Gjokës, Oltion Bistrit e Edmond Prekës! Ish polici: Në vendin ku u vra Gjin Ndoj gjeta 5 gëzhoja

May 28, 2026
“S’kam parë kurrë aq shumë fytyra me gjak”, Braçe rikthen pamjet e dhunës ndaj opozitës në 1996

“S’kam parë kurrë aq shumë fytyra me gjak”, Braçe rikthen pamjet e dhunës ndaj opozitës në 1996

May 28, 2026
Plagosi Hamajezin për borxhin 30 mijë euro, ja kush është Klodian Kallo, i shpallur në kërkim

Plagosi Hamajezin për borxhin 30 mijë euro, ja kush është Klodian Kallo, i shpallur në kërkim

May 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In