• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Analistët serbë e tregojnë për publikun: Ja çfarë është Amerika për Kosovën!

by Java News
14/03/2018 11:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analistë dhe ekspertë të shkencave politike në Beograd thonë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës për dekada të tëra kanë qenë të interesuara për çështjen e Kosovës.Sipas tyre, mbështetja e SHBA për Kosovën ka monumentin e saj në Prishtinë.

Ish presidenti amerikan, Bill Clinton, ka thënë se kurrë nuk kishte pritur që dikush të ndërtonte një monument kaq të madh për të, sikur në Prishtinë.

Sidoqoftë, Kosova e kishte vëmendjen e Uashingtonit shumë më herët se ta shpallte pavarësinë. Në vitet e tetëdhjeta filluan të merreshin me të drejtat e shqiptarëve, shumë më tepër sesa me të drejtat e serbëve. Megjithatë, ende pa mbështetje për çfarëdo veprimi.

“Robert Gelbard  në vitin 1998 theksoi se UÇK-ja ishte një organizatë terroriste, por në muajin mars pas operacionit mbi familjen Jashari, SHBA-të e konsiderojnë UÇK-në si Organizata Çlirimtare relevante, e jo terroriste,  dhe atëherë ndodh ndryshimi”, thotë Milan Krstiq nga Fakulteti i Shkencave Politike, raporton televizioni publik serb “RTS”.

Ndryshimi në marrëdhëniet midis Serbisë dhe Amerikës, aleatë në dy luftëra, kulmoi me bombardime, të cilat u nxitën nga Amerika. Që atëherë, ky vend është bërë praktikisht një sponsor dhe promotor i pavarësisë së Kosovës.

“Ndër shkaktarët është e dhe Kongresi Amerikan në të cilën vepronte lobi i fuqishëm shqiptar, mungesa e konsideratës për pozitën e Serbisë e zyrtarëve në administratën amerikane, në mesin e të cilëve ishte zonja Albright, dhe përfundimisht në një masë të caktuar, paaftësia e personelit në Serbi”, thotë Krstiq, përcjell Telegrafi.

Kryetarja e Qendrës për Punë të Jashtme, Aleksandra Joksimoviq thekson se politika e Sllobodan Millosheviqi ka kontribuar në masë të madhe që të kemi këtë rezultat përfundimtar.

“Dhjetë vjet pas shpalljes së pavarësisë së njëanshme, Amerika vazhdon ende të pyetet në Kosovë. Thuhet se Ramush Haradinaj në fillim të vitit nuk e mori vizën amerikane për shkak të kontestimit të Gjykatës Speciale për krime të luftës dhe demarkacionit me Malin e Zi. Prishtina nuk e ka marr dritën jeshile të Amerikës as që t’i shndërrojë Forcën e Sigurisë në ushtri, nëse nuk pajtohen minoritetet. Ndërsa në dialogun e Brukselit, sipas shumëkujt, [SHBA] janë karrige e katërt”, thotë ajo.

“Shtetet e Bashkuara nuk mund të kenë ndikim kyç te akterët e procesit në zbatimin e marrëveshjeve të miratuara. Nëse ne flasim për Asociacionin e Komunave Serbe, pa mbështetjen aktive e Shteteve të Bashkuara nuk mund të presin se do të arrihet implementimi i plotë “, tha Joksimoviq.

Liljana Smajloviq, kolumniste e “Nedeljnik” Vest beson se Ëess Mitchell vjen në Beograd për të kërkuar, ndër të tjera, një karrige, respektivisht pajtimin e Serbisë që Kosova të anëtarësohet në të gjitha organizatat ndërkombëtare.

Megjithatë,  derisa promovonin pavarësinë e Kosovës, amerikanët punonin në marrëdhëniet me Beogradin. Për shembull, Serbisë i kanë dhuruar gati një miliardë dollarë, kanë investuar mbi katër miliard, kurse ushtri serbe më se shpeshti bashkëpunon me ushtrinë amerikane, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
Shenja e horoskopit që rrezikon të mbetet pa martuar

Shqiptarët s'martohen më 'siç e do zakoni', tani venë kurorë edhe mbi 50 vjeç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

February 2, 2026
“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

February 2, 2026
Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

February 2, 2026
Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

February 2, 2026
“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

February 2, 2026
Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

February 2, 2026
“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

February 2, 2026
A do ia heqë Trump non gratën Berishës, po Ramës a do ia tregojë vendin?

“Marrëveshja PD-PS është mbyllur! Kjo që shohim është teatër…”

February 2, 2026
Luan Baçi para tubimit të opozitës: Bashkohuni dhe paraqisni shqetësimet tuaja! Foltorja do kthehet në ortek

Mbledhja e grupit të PD, Baçi: Pjesëmarrja në Reformën Zgjedhore dhe Territoriale, formale, por e domosdoshme

February 2, 2026
“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In