• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Analistët: Referendumi nuk e zgjidh krizën greke

by
01/07/2015 19:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kriza e borxhit grek po kërcënon ëndrrën e një Europe të  bashkuar. Kjo ëndërr do të përballet me një provë të re, kur grekët të votojnë të dielën nëse do të pranojnë reforma të tjera ekonomike dhe masa shtrënguese.

Mospagimi nga Greqia i këstit prej 1,5 miliardë Euro ndaj FMN-së, do të bënte që Europa të përballej me një krizë të madhe politike dhe ekonomike. Rezultati do të varet pjesërisht, nga referendumi që qeveria greke ka në plan të mbajë më 5 korrik.  Referendumi do të jetë një votë pro, ose kundër masave shtrënguese.

Ja si e sheh votimin e së dielës Professor Martin Edwards në Universitetin Seton Hall:

 “Çështja e referendumin është se ai është pjesë e krizës dhe jo pjesë e zgjidhjes së saj. Ideja ishte se Greqia kualifikohet për një kontingjent huash nga Troika, pra BE-ja, Banka Qendrore Evropiane dhe FMN-ja, për sa kohë që të zbatohen reformat, por kjo nuk ka ndodhur ende.”

Gjatë recesionit që preku mbarë botën, Greqia ndeshi me probleme të mëdha ekonomike. Ekonomia u dobësua, papunësia u rrit, ndërsa qeveria vazhdonte t’i paguante pensione dhe përfitime të mëdha popullit.

Edhe pas shkurtimeve të mëdha buxhetore, Greqia nuk i paguante dot faturat dhe varej nga kreditë për të mbijetuar. Tani  huatë janë ndërprerë dhe votimi i së dielës mund të mos sjellë më rifillimin e tyre.

“Nuk do të më çudiste fakti në se njerëzit do të votonin kundër në referendum. Por kjo nuk do ta rregullonte në asnjë aspekt problemin e Greqisë. Fatura përsëri duhet paguar. Pastaj, kjo nuk ka për t’i dhënë mundësi Greqisë të ketë akses tek ndonjë fond për sistemin e vet bankar. Ekonomia greke në fakt ka për t’u paralizuar deri në gjetjen e një zgjidhjeje politike. “

Edhe një votë pro masave shtrënguese, nuk do ta zgjidhte dot problemin. Analistët thonë se nëse grekët votojnë pro, mundet që qeveria të shpërbëhet, duke mos mbetur askush të negociojë me FMN-në.

Qeveria aktuale nën udhëheqjen e kryeministrit Alexis Tsipras, është bërë objekt kritikash në shumë drejtime.

John O’Shea, drejtor i Kompanisë “Global Alliance Securities”, e quan këtë një tragjedi të vërtetë greke.

 “Mendoj se qeveria greke, tepër e re, e teproi me pretendimet e saj. Qeveria bëri spastrime, duke mos lënë shumë teknokratë, apo njerëz me pervojë. Qeveria e re ishte pa eksperiencë dhe kriza ishte një ngarkesë e madhe për të.”

Shumica e vëzhguesve thonë se referendumi nuk do të shënojë fundin e krizës. Më së shumti, ajo mund të shënojë fillimin e një rruge të gjatë për stabilizimin e ekonomisë greke dhe ruajtjen e unitetit evropian. VOA

Next Post

Drejtësia, Hoffman: Investitorët gjermanë të pakënaqur nga situata

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lura digjet, Prokuroria të zgjohet!”- Manja kritika organit të akuzës: Gjeni zjarrvënësit! Nëse zvarriten hetimet, i drejtohem ILD për…

“Lura digjet, Prokuroria të zgjohet!”- Manja kritika organit të akuzës: Gjeni zjarrvënësit! Nëse zvarriten hetimet, i drejtohem ILD për…

August 14, 2026
Zjarret në vend, Cara: Mbi 3900 ndërhyrje, rritje me 12% në krahasim me një vit më parë

Betejë me zjarret në 7 zona, Ministria e Mbrojtjes për situatën: 10 vatra aktive, në Lurë aksion me 300 forca e 2 avionë! Prioritet jeta e qytetarëve

August 14, 2026
VIDEO virale nga SHBA-të, dhitë ‘pasagjere’ hipin në urbanin e Oregonit, shikoni pamjet!

VIDEO virale nga SHBA-të, dhitë ‘pasagjere’ hipin në urbanin e Oregonit, shikoni pamjet!

August 14, 2026
Trazira në Jemen, 6 të vrarë nga sulmi i rebelëve Huthi në qytetin Mocha!

Trazira në Jemen, 6 të vrarë nga sulmi i rebelëve Huthi në qytetin Mocha!

August 14, 2026
Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

August 14, 2026
Ish-profesori i Kembrixhit gjendet i vdekur disa ditë pas akuzave për plagjiaturë, mister shkaqet!

Ish-profesori i Kembrixhit gjendet i vdekur disa ditë pas akuzave për plagjiaturë, mister shkaqet!

August 14, 2026
Batuta mes kryebashkiakut të Selenicës e Kryeministrit! Bellaj: Kemi nxjerrë ujë të kripur këtu! Rama: Faleminderit për informacionin se deti ka ardhur në majë të malit!

Batuta mes kryebashkiakut të Selenicës e Kryeministrit! Bellaj: Kemi nxjerrë ujë të kripur këtu! Rama: Faleminderit për informacionin se deti ka ardhur në majë të malit!

August 14, 2026
Këshilltari i Trump akuzon armiqtë e Infantinos: Ata kanë nevojë për ekzaminim psikik! Janë xhelozë, kjo është politikë

Këshilltari i Trump akuzon armiqtë e Infantinos: Ata kanë nevojë për ekzaminim psikik! Janë xhelozë, kjo është politikë

August 14, 2026
E bujshme nga “New York Times”: Moldavia në shënjestër të Putinit për të goditur NATO-n! Agjentë rusë, priftërinj, kamp në Serbi dhe…

E bujshme nga “New York Times”: Moldavia në shënjestër të Putinit për të goditur NATO-n! Agjentë rusë, priftërinj, kamp në Serbi dhe…

August 14, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Pse Shqipëria e fiton gjyqin për Aeroportin e Vlorës?

August 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com