• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Analistët: Një fitore e Le Penit do ta vendoste BE-në në një ‘krizë ekzistenciale’

by
19/04/2022 21:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Balotazhi i zgjedhjeve presidenciale të 24 prillit në Francë po ndiqet me vëmendje nga shumë vëzhgues politikë. Disa vlerësojnë se kandidatja e ekstremit të djathtë Marine Le Pen nuk ka qënë kurrë më pranë fitores. Analistët paralajmërojnë megjithatë se një fitore e Marine Le Penit do ta vendoste BE-në në një ‘krizë ekzistenciale’ dhe do të ndalonte integrimin e mëtejshëm në BE.

Sophie Pornschlegel, analiste në Qendrën e Politikave Evropiane, thotë se një fitore e Macronit “pro-evropian” ndaj Le Penit, një politikane “jashtëzakonisht nacionaliste” do të mirëpritej nga zyrtarët e BE-së, të cilët tashmë duhet të përballen me një sërë krizash.

“BE-ja aktualisht ka ngarkesa në axhendë kur bëhet fjalë për luftën në Ukrainë, për krizën e sundimit të ligjit, për axhendën klimatike dhe ne kemi zgjedhjet evropiane që vijnë në 2024-ën. Pra, janë dy vjet gjatë të cilave duhet të ecim vërtet përpara, dhe mendoj se me Marine Le Pen në Pallatin Elysee kjo mund të jetë shumë më e vështirë sesa me Macronin”, thotë ajo.

Zonja Pornschlegel kujton se Le Peni ka një histori të gjatë të mbështetjes së një axhende anti-evropiane dhe se fitorja e saj do të ndalonte integrimin e mëtejshëm në BE.

“Ajo ka thënë se ishte për Frexit, daljen e Francës nga Bashkimi Evropian në vitin 2012. Në vitin 2017 ajo tha se Franca duhej të largohej nga eurozona dhe tani nuk po e thotë më këtë, por parimet bazë të politikave së saj nuk kanë ndryshuar, kështu që ajo do ta vendoste BE-në në një krizë ekzistenciale, pasi do të ishte kundër çdo lloj politike të BE-së dhe çdo lloj përparimi që mund të bëjmë në Bruksel”, thotë analistja franko-gjerman.

Analisti politik Bruno Cautres thotë se vendimi i kandidatit të ekstremit të djathtë Eric Zemmour, i cili bëri emër me komentet nxitëse kundër emigrantëve, për të kandiduar në zgjedhje, luajti rol në strategjinë e Le Penit për t’u dukur më e arsyeshme përpara elektoratit francez.

“Diçka mjaft e papritur ndodhi gjatë fushatës. Radikalizmi i Eric Zemmourit në fakt e ka zbutur imazhin e Marine Le Penit. Ajo është më pak radikale, do të thosha, për shumë votues, ajo duket më pak agresive se Eric Zemmouri dhe a fituar më shumë respekt”.

Analistja Pornschlegel thotë se të kesh një “President francez mashtrues” në pallatin Elysee do t’i jepte gjithashtu një ndalesë të përkohshme aleancës franko-gjermane në Këshillin Evropian, institucioni i BE-së që përcakton vizionin strategjik të bllokut.

“Është mjaft e vështirë të thuhet se çfarë saktësisht do të bënte Marine Le Pen në politikën e BE-së. Gjithçka që dimë për momentin është se ajo është qartësisht anti-evropiane dhe nuk dëshiron të ketë më shumë politikë të BE-së,” shton analistja.

Të dy kandidatët përballen me sfidën e sigurimit të mbështetjes së votuesve me prirje të majtë pas eliminimit të kandidatëve të tyre në raundin e parë.

“Marine Le Peni tani është në pozitë të mirë dhe nuk shoh asgjë që mund ta ndalë, vetëm nëse Macroni arrin të tërheqë bazën e tij dhe të sigurojë mbështetjen e votuesve të tjerë”, thotë analisti Philippe Moreau-Chevrolet me kompaninë MCBG të konsulencës.

Vetëm disa ditë përpara votimit përfundimtar në ekonominë e dytë më të madhe të eurozonës, Le Pen nuk ka qenë kurrë më pranë presidencës, por rritja e saj spektakolare në sondazhet e opinionit, u duk se ka ngecur disi pas raundit të parë ndërsa Macroni intensifikoi fushatën e tij.

Sondazhet kryesore ende tregojnë Macronin si fituesin e mundshëm, megjithëse me një diferencë të vogël./ VOA

/b.h

Next Post
“Presim një shkatërrim të plotë”, zyrtari europian: Mariupoli mund të bjerë në duart e rusëve shumë shpejt

“Presim një shkatërrim të plotë”, zyrtari europian: Mariupoli mund të bjerë në duart e rusëve shumë shpejt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Pa ujë, pa drita”, Veliaj nga burgu i Fierit: Jam në një korridor me 3 vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm

“Pa ujë, pa drita”, Veliaj nga burgu i Fierit: Jam në një korridor me 3 vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm

October 28, 2026
Persekutimi gjyqësor ndaj Veliajt, pse dhëndri i Berishës gjykohet në liri me të njëjtat akuza!

Pse u transferua Veliaj në burgun e Fierit? Gazetarja zbulon çfarë do të ndodhë gjatë 10 ditëve të ardhshme

October 28, 2026
Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

October 28, 2026
Putin e cilëson Elon Musk “gjeni të vërtetë”: Jemi në kontakt të ngushtë me të

Putin e cilëson Elon Musk “gjeni të vërtetë”: Jemi në kontakt të ngushtë me të

October 28, 2026
“Do të krijojmë një qeveri të re”/ Eisenkot pas zgjedhjeve në Izrael: Do të sjellim ndryshimin

“Do të krijojmë një qeveri të re”/ Eisenkot pas zgjedhjeve në Izrael: Do të sjellim ndryshimin

October 28, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, dalin audioregjistrimet: Kontrollori lejoi trenat të lëviznin pa konfirmuar distancën e sigurisë

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, dalin audioregjistrimet: Kontrollori lejoi trenat të lëviznin pa konfirmuar distancën e sigurisë

October 28, 2026
Momente prekëse në Spanjë, i riu ribashkohet me familjen pas aksidentit hekurudhor (VIDEO)

Momente prekëse në Spanjë, i riu ribashkohet me familjen pas aksidentit hekurudhor (VIDEO)

October 28, 2026
Flavio Bolsonaro falenderon Trumpin dhe premton të drejtojë opozitën braziliane nga SHBA

Flavio Bolsonaro falenderon Trumpin dhe premton të drejtojë opozitën braziliane nga SHBA

October 28, 2026
“40% e shqiptarëve në kufijtë e varfërisë”, Zogaj: Paketa e Ramës duket si improvizim, taksat rrezikojnë punësimin

“40% e shqiptarëve në kufijtë e varfërisë”, Zogaj: Paketa e Ramës duket si improvizim, taksat rrezikojnë punësimin

October 28, 2026
“48 orë përpara, jo sonte për nesër”/ Opozita kundërshton mbledhjen për buxhetin 2027, Bardhi: Po na fyejnë!

“48 orë përpara, jo sonte për nesër”/ Opozita kundërshton mbledhjen për buxhetin 2027, Bardhi: Po na fyejnë!

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In