• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Analistët: Ngritja e akuzave për shkarkimin e presidentit Trump, një proces i gjatë

by Java News
02/11/2019 19:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kongresi bëri histori të enjten me një votim që zyrtarizoi hetimet për ngritjen e akuzave për shkarkimin e Presidentit Donald Trump. Zoti Trump është presidenti i katërt amerikan që bëhet objekt i një hetimi për shkarkim lidhur me dyshimet se u përpoq t’i bëjë presion udhëheqësve të Ukrainës të hetojnë kundërshtarin e tij politik Joe Biden. Materiali i përgatitur nga korrespondenti i Zërit të Amerikës Jim Malone sjell më shumë detaje se çfarë do të thotë ky votim në Dhomën e Përfaqësuesve dhe se çfarë pritet të ndodhë pas kësaj.

Uashingtoni është përfshirë nga ethet ndërsa Kongresi po bën përpara me hetimin për shkarkimin e presidentit që udhëhiqet nga kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi.

Zonja Pelosi dhe shumë demokratë të tjera besojnë se Presidenti Trump abuzoi me pushtin duke i bërë presion Ukrainës të hetojë një nga kundërshtarët e tij politikë, ish- Nënpresidentin Joe Biden.

“Ne zotohemi të mbrojmë Kushtetutën dhe këtë gjë nuk mund ta injorojmë. Nuk mund ta injorojmë kur sjellja e presidentit tregon se hetimi për ngritjen e akuzave zyrtare për shkarkimin e tij është i nevojshëm”, tha zonja Pelosi.

Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve janë të bashkuar kundër hetimit. Udhëheqësi republikan Kevin McCarthy thotë se demokratët po përpiqen të zhbëjnë fitoren e zotit Trump në zgjedhjet e vitit 2016.

“Demokratët po përpiqen të akuzojnë Presidentin pasi kanë frikë se nuk mund ta mposhtin atë me votë. Këto nuk janë fjalët e mia, këto janë fjalët e kolegëve të mi demokratë, që kanë nisur procedurat për shkarkim në tre periudha të ndryshme”, tha ai.

Në një postim në Twitter, Presidenti e kritikoi miratimin e rezolutës që zyrtarizoi hetimet duke e cilësuar si “gjueti shtrigash” . Jo për herë të parë ai u zotua t’i mbijetojë çdo përpjekje për ta larguar nga detyra.

“Kam kaluar gjuetinë e shtrigave të Mueller-it, atë që lidhej me hetimet mbi Rusinë. Kam një gjueti shtrigash çdo javë. Ndonjëherë mendoj cila është gjuetia e shtrigave këtë javë? Ata nuk na mundin dot në kutinë e votimit ndaj përpiqen të na mundin me metoda të vjetra që nuk janë aspak serioze. Ata janë një grup njerëzish të poshtër”, tha Presidenti Donald Trump.

Votimi më i fundit në Dhomës së Përfaqësuesve i jep një shtysë procesit të hetimit thotë gazetarja e agjencisë Associated Press Julie Pace.

“Ka të bëjë me rregullat që do të udhëheqin procesin në vazhdim, atë që lidhet me dëshmitë publike dhe asaj që publiku duhet të dijë rreth seancave dëgjimore me dyer të mbyllura”.

Vota në Dhomën e Përfaqësuesve nisi një kapitull të ri të rëndësishëm të hetimeve thotë analisti John Hudak.

“Një pjesë e arsyes për ta bërë këtë është transferimi i procesit në fazën tjetër, në fazën publike të tij, por gjithashtu për t’i bërë presion republikanëve që të mos kenë më argumenta kundër procedurës që është ndjekur për hetimin”, John Hudak, Instituti i Brookings.

Por ky do të jetë një proces që mund të zvarritet për ca kohë, thotë analisti John Fortier.

“Në Dhomën e Përfaqësuesve ka të ngjarë që do të zgjasë për disa muaj. Jemi vetëm në fillim të procesit të hetimit. Nëse do të ketë gjykim në Senat dhe drejtuesi i maxhorancës në Senat tha se do të ketë, nëse do të ngrihen zyrtarisht akuzat për shkarkimin e presidentit, ka të ngjarë që edhe ky proces të zgjasë një muaj ose dy muaj. Pra kjo çështje mund të vazhdojë edhe për gjatë vitit të ardhshëm”, thotë John Fortier, i Qendrës për Politika Dypalëshe.

Një votim i Dhomës së Përfaqësuesve për të ngritur zyrtarisht akuzat për shkarkimin e Presidentit do të ishte i barazvlefshëm me një aktakuzë për shkelje të ligjit.

Kjo do të çonte çështjen për gjykim në Senat, ku senatorët do të vendosnin nëse do ta largojnë ose jo presidentin nga detyra.

Seancat dëgjimore publike lidhur me hetimin pritet të fillojnë më vonë gjatë këtij muaji. /voa/

Next Post
“Rrumi ushtar i Xhuxhit”, për çfarë e denonconte Basha mikun e prokurorit dhe dritëhijet e Arjan Ndojit

“Rrumi ushtar i Xhuxhit”, për çfarë e denonconte Basha mikun e prokurorit dhe dritëhijet e Arjan Ndojit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mos u kujtoni vetëm për zgjedhjet në 2029!”/ Balla: Duhet një marrëdhënie e re dhe më e fortë mes Kuvendit dhe Diasporës!

Tabaku kërkoi dekriminalizimin e plotë të shpifjes, Balla: Si mund ta votoj ligjin tënd kur unë jam në gjyq me Berishën për atë vepër penale

January 27, 2026
Horror në Selanik/ Gjenden dy gra të vdekura në një bodrum, njëra prej tyre ishte hedhur në kazanin e plehrave

Horror në Selanik/ Gjenden dy gra të vdekura në një bodrum, njëra prej tyre ishte hedhur në kazanin e plehrave

January 27, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal/ Braçe propozon amendamentin: Burg për ata që u shesin duhan të miturve

‘Molotovi të kategorizohet si armë zjarri’, Braçe nxjerr foto nga protestat e Berishës: E papranueshme

January 27, 2026
“Na ka marrë malli të shohim një grua shtatzënë”, Korreshi në Kuvend: Është hall, s’jep njeri më nuse në fshat!

Korreshi ngre tonet në Kuvend: E keni në terezi, hani petulla me mjaltë.. Po na çani dërrasat, sistemin e drejtësisë e keni të kalbur

January 27, 2026
FOTO/ Tifoz i zjarrtë i PAOK, ky është i riu shqiptar që humbi jetën nga aksidenti në Rumani

FOTO/ Tifoz i zjarrtë i PAOK, ky është i riu shqiptar që humbi jetën nga aksidenti në Rumani

January 27, 2026
Trump: Bordi i Paqes mund ta zgjerojë misionin e tij në territore të tjera

Trump: Bordi i Paqes mund ta zgjerojë misionin e tij në territore të tjera

January 27, 2026
Sjellje bullizuese dhe denigruese, zarfi i zi nxjerr nga loja e ‘Big Brother VIP’ Keijsin! Banorët as nuk çohen ta përshëndesin

Sjellje bullizuese dhe denigruese, zarfi i zi nxjerr nga loja e ‘Big Brother VIP’ Keijsin! Banorët as nuk çohen ta përshëndesin

January 27, 2026
Lamallari ironizon opozitën: Për kallëzimet ‘pushka top’, por do mbani përgjegjësi për shpifjet

Lamallari ironizon opozitën: Për kallëzimet ‘pushka top’, por do mbani përgjegjësi për shpifjet

January 27, 2026
VIDEO- Aksidenti tragjik i tifozëve të PAOK-ut, një shqiptar mes viktimave. Një tjetër i plagosur

VIDEO- Aksidenti tragjik i tifozëve të PAOK-ut, një shqiptar mes viktimave. Një tjetër i plagosur

January 27, 2026
Protesta e PD, Zogaj: Më e madhja e kësaj partie pas zgjedhjeve të majit, por nuk e rrëzon qeverinë

Protesta e PD, Zogaj: Më e madhja e kësaj partie pas zgjedhjeve të majit, por nuk e rrëzon qeverinë

January 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In