• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Analistët kosovarë për dialogun Serbi-Kosovë, duhet të ridefinohet

by Java News
01/05/2017 08:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Njohësit e çështjeve ndërkombëtare dhe analistët politikë, konsiderojnë se dialogu politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i ndërprerë me anë të një rezolute të Kuvendit të Kosovës deri në lirimin e Ramush Haradinajt nga gjykata franceze, duhet të vazhdojë.

Autoritetet e Kosovës e kanë akuzuar Beogradin zyrtar për, siç thonë, “qasje destruktive jo vetëm në raport me dialogun, por edhe në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve”.

Afrim Hoti, profesor i së Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se duhet të braktisen idetë dhe praktikat e deritanishme të procesit të dialogut për të diskutuar, sipas tij, vetëm mbi temat e propozuar nga Serbia.

“Ajo që Kosova duhet të bëjë tani e tutje, është përpjekja e saj shumë më tepër, shumë më serioze, në kuptimin e dizajnimit të një dialogu që, vërtet, do të adresonte në radhë të parë interesat e Kosovës dhe pastaj edhe interesat e tjera të rajonit”, vlerëson Hoti.

Profesori Hoti, konsideron se çështja e normalizimit të raporteve me Serbinë, heqja e fletarresteve ndërkombëtare dhe një listë e tërë e problemeve, me të cilat Kosova përballet drejtpërdrejt, duhet të futen në agjendën e bisedimeve Kosovë-Serbi.

“Në të kundërtën mendoj se nuk ka logjikë të vazhdohet vetëm trajtimi i atyre temave që imponohen qoftë nga Beogradi apo aktorë të tjerë, që në fund të ditës kanë interesin e shtyrjes përpara të procesit integrues të Serbisë drejt BE-së”, thekson Hoti.

Dialogu i nisur prej më shumë se pesë vitesh, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, u pezullua javë më parë, përmes rezolutës që Kuvendi i Kosovës e miratoi me kërkesën për lirimin e ish-kryeministrit Haradinaj nga ndalimi në Francë.

Haradinaj u ndalua në aeroportin e Baselit në janar të këtij viti sipas një urdhërarresti ndërkombëtar të Serbisë, me akuzat për krime lufte në Kosovë. Ai u lirua më 27 prill nga Gjykata franceze në Colmar, e cila refuzoi ta ekstradonte Haradinajn në Serbi, sipas kërkesës së Beogradit zyrtar.

Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, pas miratimit të rezolutës së Kuvendit pati deklaruar se dialogu me Beogradin mund të vazhdojë pasi që të lirohet dhe kthehet në Kosovë lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe pasi që Kuvendi ta shfuqizojë Rezolutën për pezullimin e bisedimeve.

Analisti Artan Muhaxhiri thotë se dialogu duhet të vazhdojë, por me kushtin që ai të ri formatohet apo ndryshohet dhe të krijohen garanci që Serbia nuk do ta minojë atë me akte e vendime që janë në kundërshtim me frymën e dialogut dhe perspektivën evropiane të Kosovës dhe Serbisë.

“Për një periudhë të gjatë, dialogu ka hyrë në një qorrsokak edhe nuk ka ndonjë indikacion se ai do të mund të normalizohet pa ndonjë investim të madh edhe nga BE-ja, nga Serbia dhe Kosova. Rasti i Ramush Haradinajt vetëm sa e ka përkeqësuar atmosferën mes BE-së, Serbisë dhe Kosovës, prandaj është obligues ridefinimi i dialogut në mënyrë që të vendoset në binarë normalë”, thotë Muhaxhiri.

Prishtina dhe Beogradi kanë arritur një varg marrëveshjesh në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, përfshirë edhe Marrëveshjen kornizë të Prillit të vitit 2013, që u pa si e arritura më e madhe e dialogut.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka hapur kapituj të ri të të dyja vendeve në procesin e integrimeve evropiane. Serbia përfitoi hapjen e negociatave për anëtarësim me BE-në, ndërkohë që Kosova nënshkroi Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit me Bashkimin Evropian.

Marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve ranë në nivelin më të ulët që prej fillimit të dialogut për normalizim të marrëdhënieve me lehtësim të BE-së, posaçërisht pas ndalimit në Francë të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj dhe nisjes së një treni me ikonografi mesjetare nacionaliste nga Beogradi drejt veriut të Kosovës, që rriti tensionet ndërmjet dy vendeve, përgatiti ”REL”. (b.an)

Next Post

Rama: 38 mijë vende të lira pune, por kemi shumë për të humbur nëse ndalemi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“TikTok” nuk ndalohet në SHBA! Presidenti Trump firmos urdhrin ekzekutiv

“Nuk dua të bëj armëpushim në Iran”, Trump: Ata janë kafshë, po i zhdukim

March 20, 2026
Familjarët e gazetarit Namir Lapardhaja hapin fondin e ndihmës në dy llogari bankare

Familjarët e gazetarit Namir Lapardhaja hapin fondin e ndihmës në dy llogari bankare

March 20, 2026
Dy kartonë të kuq dhe asnjë gol, Egnatia pa staf teknik ndal Elbasanin

Dy kartonë të kuq dhe asnjë gol, Egnatia pa staf teknik ndal Elbasanin

March 20, 2026
Propozim sekret rus për SHBA. Ndaloni ndihmat për Kievin, ne ndalojmë inteligjencën për Iranin

Propozim sekret rus për SHBA. Ndaloni ndihmat për Kievin, ne ndalojmë inteligjencën për Iranin

March 20, 2026
Tragjedia e tramvajit në Milano, drejtuesi dyshohet se ishte në telefon para aksidentit

Tragjedia e tramvajit në Milano, drejtuesi dyshohet se ishte në telefon para aksidentit

March 20, 2026
U rrëzua nga skelat e kantierit të ndërtimit, ndërron jetë 52-vjeçari shqiptar në Itali

U rrëzua nga skelat e kantierit të ndërtimit, ndërron jetë 52-vjeçari shqiptar në Itali

March 20, 2026
Korridori VIII, Civici: Ka rëndësi ekonomike dhe politike! Shqipëria duhet të lobojë për këto projekte

Korridori VIII, Civici: Ka rëndësi ekonomike dhe politike! Shqipëria duhet të lobojë për këto projekte

March 20, 2026
Kurti emëron këshilltarin e tij kryenegociator të Kosovës me BE-në

Kurti emëron këshilltarin e tij kryenegociator të Kosovës me BE-në

March 20, 2026
“Epsteini” ynë

Një shpjegim pse Veliaj dhe Meta janë nën represion nga administrata e burgjeve

March 20, 2026
Monopatinat vijojnë të qarkullojnë, Braçe ironizon Koçiun e Prodën: Pikë e zezë, nis e lëre! Mungesa e kurajos për..

Deputet, e di kujt i dhe dorën?!

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In