• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Analistët: Dialogu Kosovë-Serbi s’ka lidhje me vrasjen e Ivanoviqit

by Java News
19/01/2018 13:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Anulimi i bisedimeve Kosovë-Serbi në Bruksel, nga analistët vlerësohet si veprim i gabuar nga ana e Beogradit. Sipas logjikës së njëjtë edhe pala kosovare mund të kërkoj ndërprerje të dialogut, por kjo nuk i kontribuon asnjërës palë, thonë ata. Delegacioni i Serbisë në Bruksel i ka ndërprerë bisedimet në po të njëjtën ditë që nisën ato, për shkak të vrasjes së liderit serb Oliver Ivanoviq, mëngjesin e 16 janarit.

Anulimi i takimeve në Bruksel nga ana delegacionit serb për shkak të vrasjes së liderit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviqit, vlerësohet si veprim i gabuar i Beogradit. Për analistin Naim Rashiti kjo është një kthesë e keqe, në procesin e dialogut në periudhën kur po përgatitej një fazë ndoshta finale e bisedimeve Kosovë-Serbi.

 

“Është një situatë paradoksale në procesin e dialogut por edhe me qasjen e faktorit ndërkombëtar të BE-së. Në njërën anë pritet për një proces të fazës finale ashtu siç proklamohet edhe në Strategjinë e Zgjerimit të BE-së por në anën tjetër tensione e diskursi i acaruar vazhdojnë. Diçka nuk është në rregull me këtë situatë, prandaj duhet të krijohet një situatë e re më normale, një përgatitje më të mirë, për një kornizë më të qartë për procesin e dialogut”, i tha Radio Kosovës Rashiti.

Nenad Maksimoviq drejtor i organizatës joqeveritare “Qendra për Paqe dhe Tolerancë” në Graçanicë, thotë se vrasja e Ivanoviqit ishte vrasje e ideve ndryshe dhe alternativave të ndryshme politike. Maksimoviq i tha Radio Kosovës se ndërprerja e dialogut si pasojë e vrasjes së Ivanovicit është absolutisht e paarsyeshme, sepse kjo vrasje s’ka lidhje me dialogun.

“Mendoj se është në pyetje një lojë e politikës ditore, ku rëndësia më e madhe sesa e një individi, është të vazhdojë dialogu, por në nivel presidentësh”, deklaroi Maksimoviq.

Për politologun Belul Beqajn – Beogradi zyrtar me këtë veprim në një mënyrë e privatizoi çështjen Ivanoviq, edhe pse ata ishin akterët kryesor kundër politikës së Oliver Ivanoviqit. Në një deklaratë për programin e gjuhës serbe në Radio Kosovë, Bleqaj vlerëson se Beogradi nuk ka arsye të privatizojë atentatin ndaj Ivanoviqit sepse, sipas kësaj logjike edhe pala kosovare mund ta konsideroj vrasjen e tij -arsye për ndërprerje të bisedimeve e që do duhej që dialogu të mos varet nga kjo. Në të kundërtën, Beqaj tha se ky rast do të duhej të ishte arsyeja për vazhdimin e dialogut në mënyrë që të dyja palët të pajtohen dhe të gjendet një zgjidhje për të dalë nga kjo situatë, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
320 vende të lira, ja sesi duket parkingu i Bulevardit të Ri (VIDEO)

‘Do vras veten nëse nuk takoj Arta Markun’, kryeprokurorja pret në zyrë çiftin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet Trump-Vatikan, fshihet postimi i kontestuar nga llogaria e Presidentit amerikan

Tensionet Trump-Vatikan, fshihet postimi i kontestuar nga llogaria e Presidentit amerikan

April 13, 2026
Asambleja e Përgjithshme e OKB/Mblidhen sot në Nju Jork liderët botërorë, merr pjesë edhe kryeministri Rama

Raporti i OKB-së: Lufta në Iran mund të çojë 32 milionë njerëz të tjerë në mbarë botën drejt varfërisë

April 13, 2026
Ishte mbyllur përkohësisht për arsye sigurie, Spanja rihap ambasadën në Teheran

Ishte mbyllur përkohësisht për arsye sigurie, Spanja rihap ambasadën në Teheran

April 13, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

Do punojnë për të tjerët, por nuk fitojnë gjë vetë! Me sa yje vlerëson Meri Shehu secilën shenjë

April 13, 2026
Lorik Cana dekorohet me titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut”

Lorik Cana dekorohet me titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut”

April 13, 2026
Begaj në Samitin e Diasporës: Jeni ambasadorët tanë në mbarë botën

Begaj në Samitin e Diasporës: Jeni ambasadorët tanë në mbarë botën

April 13, 2026
VIDEO! “Mirë se erdhët në shtëpi!” Begaj çel Samitin e Diasporës: Shiheni Shqipërinë si vendin ku mund të lini gjurmë

VIDEO! “Mirë se erdhët në shtëpi!” Begaj çel Samitin e Diasporës: Shiheni Shqipërinë si vendin ku mund të lini gjurmë

April 13, 2026
U ankua se i pikonte tavani, policia bën zbulimin e papritur në shtëpinë e fqinjës

U ankua se i pikonte tavani, policia bën zbulimin e papritur në shtëpinë e fqinjës

April 13, 2026
Tensionet në Hormuz, Irani shpall gatishmërinë maksimale luftarake pas bllokadës së SHBA

Tensionet në Hormuz, Irani shpall gatishmërinë maksimale luftarake pas bllokadës së SHBA

April 13, 2026
Rritja e çmimeve nga konflikti në Lindjen e Mesme, Gjermania ul taksën e karburantit për 2 muaj

Rritja e çmimeve nga konflikti në Lindjen e Mesme, Gjermania ul taksën e karburantit për 2 muaj

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In