• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Analistët debat në distancë për integrimin në BE/ Minxhozi: Proces kompleks që do zgjasë. Lubonja: Ja pse na pranuan

by Java News
01/04/2020 22:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analistët Skënder Minxhozi dhe Fatos Lubonja në distancë kanë debatuar në emisionin “Real Story” të Sokol Ballës në News24 lidhur me integrimin europian dhe çeljen e negociatave.

Minxhozi shprehet se Shqipëria duke u afruar me BE dhe Europën ka shanse për përmirësim dhe kontrollim.

Por Lubonja e ka kundërshtuar duke thënë se Europa ka sëmundjet e veta dhe prej kohësh duhet të kishte ndërhyrë në Shqipëri por ka parë interesat e veta. Sipas analistit Europa pranon këtë regjim, pra qeverinë aktuale sepse ka sëmundje në qeveritë e shteteve të saj dhe rasti është edhe Turqia që prej kohësh ka hapur negociatat dhe ka përfunduar me regjimin e Erdogan.

SKËNDER MINXHOZI: Debati nga dërgimi i mjekëve në Itali u spostua tek integrimi. Futen tek njëra- tjetra po janë çështje të ndara. Kemi marrë një Ok për negociatat që është i vuajtur me shumë kushte dhe shumë shtyrje afatesh. Është proces kompleks pra jo i rrëshqitshëm siç e kanë pasur vendet e tjera. Do zgjasë shumë. Në dy pika nuk bashkohem. Tek legjitimimi nga të huajt, që na duhet legjitimimi i shqiptarëve. Kujtoj që dokumenti kryesor i zgjedhjeve në Shiqpëri është raporti final i OSBE. Votat e Durrësit i pastrojmë në Varshavë. Ne nuk dimë ç’farë Evropë gjejmë nëse vjen dita të aderojmë atje.

Elementi i dytë është i qëndrimit jashtë apo futjes brenda. Integrimi nuk është shpërblim, por shkop. Ne e kemi treguar 30 vjet ç’farë kemi bërë, këtë mish- mash, këtë sallatë maqedone.Të afrohemi me disa vende që respektojnë rregulla. Nuk është gjithçka pra që ndriçon nuk është ar. Ne nuk duhet të integrohemi që të vlerësohemi nga Europa por që të kontrollohemi. Fushat me hashash, korrupsionin, krimin i kemi pasur pa të huajt. Kjo është një shans që të jemi pak më mirë.

DEBATI NË REAL STORY

FATOS LUBONJA: Që mos e zgjas po i jap një shembull që është Turqia që ka çelur prej kohësh negociatat dhe ka përfunduar në këtë regjim erdoganist

SKËNDER MINXHOZI: Nuk jemi Turqia

FATOS LUBONJA: Jemi më keq se Turqia. Se nuk kemi shtet, nuk kemi ekonomi. Kjo Europë që ka sëmundjet e veta pranon këto gjysëm regjime që në vend që t’i kundërshtojë. Duhet të kishin ndërhyrë por kanë parë interesat e veta. Po sjell dy shembuj. Rama u tregua i gatshëm që të marrë armët kimike në Siri.

SKËNDER MINXHOZI: Po pra jemi më keq se Turqia

SKËNDER MINXHOZI: Italia mori përsipër armët kimike

FATOS LUBONJA: Jo nuk o mori Italia se nuk i pranonte njeri ato. U zbërthyen në Mesdhe.

Çfarë dua të them, që duke bërë këto politika. Hajde sill muxhahedinë, armë kimike se na mbështet Amerika dhe marrim mbështetje për një qeveri me 1 mijë probleme.

Next Post
Konfirmohen tre raste të tjera me Covid-19/ Nënë me dy vajzat rezultojnë pozitive, ndërsa babai …

Konfirmohen tre raste të tjera me Covid-19/ Nënë me dy vajzat rezultojnë pozitive, ndërsa babai ...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit në kufi me Hungarinë

Vuçiç: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit në kufi me Hungarinë

April 5, 2026
A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

April 5, 2026
Rriten prenotimet në Vlorë, operatorët: Situata në Lindjen e Mesme favorizon shtimin e turistëve

Rriten prenotimet në Vlorë, operatorët: Situata në Lindjen e Mesme favorizon shtimin e turistëve

April 5, 2026
Mësuesi 67-vjeçar gjendet i pajetë në banesën e tij në Korçë, dyshimet e para

Mësuesi 67-vjeçar gjendet i pajetë në banesën e tij në Korçë, dyshimet e para

April 5, 2026
Të shtëna me armë zjarri pranë Shtëpisë së Bardhë, çfarë raporton shërbimi sekret

Të shtëna me armë zjarri pranë Shtëpisë së Bardhë, çfarë raporton shërbimi sekret

April 5, 2026
“Të shpallet i pafajshëm e të lirohet “, zbardhen argumentat e avokatëve të Hashim Thaçit kundër kërkesës së Speciales për dënimin me 45 vjet burg

“Të shpallet i pafajshëm e të lirohet “, zbardhen argumentat e avokatëve të Hashim Thaçit kundër kërkesës së Speciales për dënimin me 45 vjet burg

April 5, 2026
Konsiderohet si shtylla kurrizore e industrisë së naftës, dronët iranianë godasin rafinerinë kryesore të Bahreinit

Konsiderohet si shtylla kurrizore e industrisë së naftës, dronët iranianë godasin rafinerinë kryesore të Bahreinit

April 5, 2026
“Bastardë të çmendur, hapeni ngushticën e mallkuar”, Trump kërcënon Iranin: Të martën do godasim termocentralin

“Bastardë të çmendur, hapeni ngushticën e mallkuar”, Trump kërcënon Iranin: Të martën do godasim termocentralin

April 5, 2026
Policia bën bilancin e muajit mars: Janë finalizuar 96 operacione, 527 persona të arrestuar, 3 grupe kriminale të goditura

Policia bën bilancin e muajit mars: Janë finalizuar 96 operacione, 527 persona të arrestuar, 3 grupe kriminale të goditura

April 5, 2026
Sulmet izraelite në Liban, një vajzë 4-vjeçare mes viktimave

Sulmet izraelite në Liban, një vajzë 4-vjeçare mes viktimave

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In