• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ana tjetër e turizmit, pushuesit e huaj që flenë në Tiranë po mbajnë të larta qiratë

by S T
11/07/2024 19:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Turistët po mbajnë të larta çmimet e qirave në Tiranë. Veçanërisht në zonën afër qendrës së kryeqytetit, përfshirë Pazarin e Bulevardin e Ri, Rrugën e Elbasanit, stadiumin “Air Albania” apo Ish-Bllokun, qiraja mujore e një apartamenti luhatet nga 500 e deri në 1 mijë e 200 euro.

“Sot që flasim janë disa kompani që japin apartamente me qira në Booking apo AirBnb që kanë nga 40 apartamente. Veçanërisht në zonat afër qendrës së Tiranës, turizmi i ka shtrenjtuar shumë qiratë”, tha Erjon Alimema, agjent i pasurive të patundshme.

Sipas studimeve të Bankës së Shqipërisë çmimet e shitblerjen së apartamenteve në kryeqytet po zbuten, por e kundërta po ndodh me qiratë.

Nga turistët ka shumë kërkesa për qira ditore dhe afatshkurta dhe kjo ka ndikuar edhe te qiratë mujore në shtrenjtimin e tyre. Ne mendojmë se është krijuar një tavan te qiratë”, u shpreh Sonila Xhafa, agjente e pasurive të patundshme.

Për apartamentet e banimit pranë zonave, si “Stadiumi Dinamo”, shkolla e mesme “Petro Nini Luarasi” apo Liqeni Artificial, çmimi mesatar i qirave për apartamentet 1+1 varion nga 600 deri në 700 euro në muaj nga rreth 500 euro një vit më parë.

“Çmimet e qirave nuk mund të rriten më tej pasi nuk ka më logjikë ekonomike. Edhe ai që merr një apartament me qira afatgjatë për ta punuar si AirBnb duhet të nxjerrë një fitim”, theksoi Xhafa.

E nëse flukset e turistëve vijojnë me të njëjtin ritëm, me pjesën më të madhe të tyre që “ngecin” në Tiranë, agjentë imobiliarë paralajmërojnë më shumë dhimbje koke veçanërisht për studentët.

“Studentët kur të rikthehen pa pushime nuk do të gjejnë çmime më të lira. Veçanërisht në zonat afër universiteteve dhe fakulteteve që ata duan qiratë janë të shtrenjta”, u shpreh Alimema.

Sipas të dhënave të AirDNA, e cila analizon statistikat për strukturat e akomodimit me qira ditore nga platforma Airbnb, numri i apartamenteve dhe shtëpive të listuara për dhënie me qira ditore në Tiranë ka arritur në rreth 50 mijë.

Next Post
DASH ofron 12 milionë euro shpërblim kush jep informacion për kapjen e tre drejtuesve të një prej organizatave më të mëdha kriminale

DASH ofron 12 milionë euro shpërblim kush jep informacion për kapjen e tre drejtuesve të një prej organizatave më të mëdha kriminale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rritet numri i aeroporteve italiane me mungesë karburanti, shqetësim për udhëtimet verore

Rritet numri i aeroporteve italiane me mungesë karburanti, shqetësim për udhëtimet verore

April 7, 2026
Kosto e lartë e SHBA-ve nga lufta në Iran: Pajisje ushtarake të shkatërruara e miliarda shpenzime

Kosto e lartë e SHBA-ve nga lufta në Iran: Pajisje ushtarake të shkatërruara e miliarda shpenzime

April 7, 2026
Ushtria izraelite paralajmëron qytetarët në Iran: Shmangni përdorimin e trenave deri në orën 21:00

Ushtria izraelite paralajmëron qytetarët në Iran: Shmangni përdorimin e trenave deri në orën 21:00

April 7, 2026
Nuk ndalen sherret me thika pranë shkollave – 13 vjeçari godet me mjet prerës të miturin në Sarandë

Përndjekje dhe plagosje, një në pranga dhe një në kërkim në Sarandë

April 7, 2026
Ngushtica e Hormuzit: OKB voton sot rezolutën e ndërmjetme për mbrojtjen e anijeve

Ngushtica e Hormuzit: OKB voton sot rezolutën e ndërmjetme për mbrojtjen e anijeve

April 7, 2026
Turizmi/ Më shumë vizitorë nga Kosova e Italia, Gjermania e Franca në rënie

Turizmi/ Më shumë vizitorë nga Kosova e Italia, Gjermania e Franca në rënie

April 7, 2026
Ndërsa shtohet “kërcënimi” nga energjia, inflacioni bazë është i qëndrueshëm sipër 3%

Ndërsa shtohet “kërcënimi” nga energjia, inflacioni bazë është i qëndrueshëm sipër 3%

April 7, 2026
Gara e AI/ SHBA-të dhe Kina ‘luftë’ për dominimin global

Gara e AI/ SHBA-të dhe Kina ‘luftë’ për dominimin global

April 7, 2026
74-vjeçari në makinë përplas për vdekje 67-vjeçarin me biçikletë në aksin Velipojë-Shkodër

Aksident tragjik në autostradën Levan-Vlorë, humb jetën i riu

April 7, 2026
Mediat: Mojtaba Khamenei po trajtohet për gjendje të rëndë në Qom, i paaftë të qeverisë Iranin

Mediat: Mojtaba Khamenei po trajtohet për gjendje të rëndë në Qom, i paaftë të qeverisë Iranin

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In