• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ana Dyrmishi dhe pyetja që mbetet pas flakëve: Kush mban përgjegjësi?

by Anila Hoxha
28/08/2026 13:11
Viktima Ana Dyrmishi

Viktima Ana Dyrmishi

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Anila Hoxha

Ana Dyrmishi nuk ia doli dot. Ndërroi jetë nga plagët fatale të zjarrit që ra në hotelin ku, së bashku me partnerin, ishte akomoduar fill pas ceremonisë së fejesës.

Teksa hetimet do të humbasin nëpër sirtarë për shkelje të rregullave të mbrojtjes nga zjarri, “Exclusive” sjell edhe njëherë investigimin rreth detyrave që duhen plotësuar që nga çasti kur hapet një gropë për ndërtim, deri kur aktorët institucionalë duhet të verifikojnë e kontrollojnë në vazhdimësi se sa garantohen nga subjekti kushtet e mbrojtjes dhe evakuimit në rast rënie zjarri.

Dhe këtu nuk flitet vetëm për ndihmën e punën e forcave zjarrfikëse që mbërrijnë për të shuar flakët.

Por edhe për kompetencat që në gjenezë. Përpara se të miratohet një investim, nëse ky shërbim vlerëson se ndërhyrja është e pamundur sepse, për shembull, nuk ka rrugë, ndërtimi, shqip do të thotë se nuk duhet të kryhet.

Apo, për shembull, nëse inspektoratet ndërmarrin kontrolle reale dhe vendosin masa administrative, rritet llogaridhënia e, për rrjedhim, përgjegjshmëria para ligjit bëhet fakt.

Prej 2015, ligji për mbrojtjen nga zjarri i dha kompetenca shërbimit zjarrfikës që të inspektojë punimet, nëse projekti po zbatohet apo jo siç duhet për mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimin, përfshi sistemin hidrik në çdo pallat. Megjithatë, një ligj tjetër për kompetencat e administratorëve të pallateve i ngarkon ata me detyrën për të reaguar të parët, ku përfshihen edhe administratorët e njësive të shërbimit, gjë që në terren zbatohet me vështirësi.

Përtej vetmohimit të çdo zjarrfikësi që rrezikon jetën, gjithashtu një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit evidenton shqetësimin se ky shërbim nuk e plotëson standardin 1 zjarrfikës për 1500 banorë, të përcaktuar nga i njëjti ligj. Kontrolli i Lartë i Shtetit ngre alarmin se nuk është arritur mbulim i plotë i territorit dhe monitorimit në terren për efektivitetin e mbrojtjes nga zjarri.

Jo vetëm kaq. Inspektimet tregojnë se tek ndërtimet e reja dhe tek të tjerat situata bëhet akoma më e rrezikshme, kur apartamentet tjetërsohen në njësi shërbimi, dhe këtu inspektoratet e ngarkuara me ligj duhet të kontrollojnë çdo ndërhyrje. Gjë që ndodh rrallë.

Policia e Shtetit pranoi për “Exclusive” se gjatë vitit të fundit, në të gjithë vendin u dogjën 233 banesa, 10 qytetarë humbën jetën të asfiksuar dhe pesë të tjerë u plagosën. Në Tiranë u shënuan 93 shtëpi të shkrumbuara, 27 në Durrës dhe 20 në Vlorë.

Disa prej shkaqeve të rënies së zjarrit ishin bombolat e gazit dhe djegia e makinave elektrike në garazhe, të cilat gjithashtu kthehen në vatra zjarresh, pasi nga vendparkime shumë syresh janë përshtatur në magazina dhe punishte, si për shembull pastiçeri.

Problem tjetër është zhvillimi urbanistik dhe rrugët. Sakaq, nga 2020 e në vazhdim, në të gjithë vendin, siç raporton INSTAT, u dhanë 7873 leje ndërtimi, nga të cilat 1154 për pallate, por po aq konkurruese ishin edhe lejet për rezidenca, hotelet, ndërtesat tregtare dhe industriale. Një boom që ka anën tjetër.

Profesori Gjergji Simaku më tha: “Ka nevojë për një paketë të plotë në luftën kundër zjarrit, nuk është i plotë si legjislacion dhe duhen marrë parasysh zhvillimet dhe një ndër to ndërtimet. Duke përfshirë mbrojtjen efektive hidrike dhe shkallët ekzistuese të evakuimit.”

Next Post
Trafikanti shqiptar mban peng për 10 ditë shoferin në Spanjë, humbi 500 kg kokainë me vlerë 30 milionë euro!

Trafikanti shqiptar mban peng për 10 ditë shoferin në Spanjë, humbi 500 kg kokainë me vlerë 30 milionë euro!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

“Nuk do e lëmë trashëgiminë tonë të degradohet”- Ministri Blendi Gonxhe: Asnjë banesë monument kulture nuk do të lihet në mëshirë të fatit

August 28, 2026
Intervista e Linda Ramës: Nga qendrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor!

Intervista e Linda Ramës: Nga qendrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor!

August 28, 2026
Ish-ushtari holandez kthehet në Sarajevë me biçikletë 33 vjet pas luftës, kërkon gruan që ndihmoi në vitin 1993

Ish-ushtari holandez kthehet në Sarajevë me biçikletë 33 vjet pas luftës, kërkon gruan që ndihmoi në vitin 1993

August 28, 2026
Zjarr masiv drejt fshatrave Labovë në Gjirokastër, flakët nisën nga një automjet e u përhapën nga erërat e forta

Zjarr masiv drejt fshatrave Labovë në Gjirokastër, flakët nisën nga një automjet e u përhapën nga erërat e forta

August 28, 2026
Gjendet në grykëderdhjen e lumit të Semanit një kufomë e dekompozuar

Gjendet në grykëderdhjen e lumit të Semanit një kufomë e dekompozuar

August 28, 2026
Alarm në Nepal, krijohet një liqen i ri pas shembjes së akullnajës, rrezik për përmbytje të reja

Alarm në Nepal, krijohet një liqen i ri pas shembjes së akullnajës, rrezik për përmbytje të reja

August 28, 2026
Kanosi policët që kërkonin vëllain e tij, arrestohet 41-vjeçari në Elbasan

Kanosi policët që kërkonin vëllain e tij, arrestohet 41-vjeçari në Elbasan

August 28, 2026
Dashamir Shehi kritikon protestat e Berishës: Patetizëm politik, kjo rrugë nuk e çon askund

“Ripëtëritja e Berishës si Rilindja e Ramës”, Shehi: Edhe Enver Hoxha bënte si këto, por…

August 28, 2026
Shorti i Europa League, Juventusi buzëqesh. Benfica dhe dy ekipe angleze për Milanin

Shorti i Europa League, Juventusi buzëqesh. Benfica dhe dy ekipe angleze për Milanin

August 28, 2026
“Fanatik, ndillte frikë”, korrespodenti i BBC rrëfen takimin me Mlladiçin gjatë luftës në Bosnjë

“Fanatik, ndillte frikë”, korrespodenti i BBC rrëfen takimin me Mlladiçin gjatë luftës në Bosnjë

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com