• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Amnistia/ Zbulohen kategoritë e të dënuarve që përfitojnë, ja cilët përjashtohen

by Java News
07/12/2023 15:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreth 600 të dënuar do të përfitojnë nga amnistia e këtij fundviti, versioni përfundimtar i së cilës i është dërguar kryeministrit Edi Rama nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.

Për të dhënë detaje lidhur me kategoritë që përfitojnë nga kjo amnisti, në studion e emisionit “Përballje” nga moderatorja Besmira Pelushaj në Report Tv, ka qenë i ftuar sekretari i ministrisë së Drejtësisë, Ismail Shehu.

Ai theksoi se 12-15 prej të dënuarve që do të amnistohen janë gra, 4 prej tyre janë të mitur ndërsa pjesa tjetër meshkuj të cilët janë dënuar deri në 3 vite ose u kanë mbetur po aq të tilla nga dënimi që duhet të shlyejn dhe meshkujt të cilët janë mbi 60 vjeç.

“Janë rreth 600 të dënuar që përfitojnë menjëherë në hyrjen në fuqi të këtij ligji. Numri nuk është fiks sepse dinamikat janë të tilla që përditë hyjnë e dalin njerëz nga burgu. Përfitojnë meshkujt që janë dënuar deri në 3 vite apo që kanë marrë dënime më të mëdha por që u kanë mbetur 3 vite dënim për të shlyer. Dhe meshkujt për mbi 60 vjeç.  Ndërsa femrat të cilat do të përfitojnë, bëhet fjalë për ato të cilat kanë dënime deri në 4 vite apo ato të cilat janë mbi 50 vjeç”- u shpreh Shehu.

Sekretari i Përgjithshëm i ministrisë së Drejtësisë tha se pjesë e të dënuarve që përfitojnë amnisti janë ata që kanë marrë dënime për vepra me rrezikshmëri të ulët shoqërore.

“Do iu jap 2 shembuj që mos të hyj në detaje. Persona me rrezikshmëri të ulët shoqërore dhe vepra me rrezikshmëri të ulët. Si psh, ndërtimet pa leje, ose plagosje e lehtë me dashje”- tha Shehu.

Ai shtoi më tej se të gjithë të tjerët të cilët nuk janë subjekt i SPAK dhe GJKKO do të përfitojnë ulje dënimi, me përjashtim të dënuarve me burgim të përjetshëm dhe atyre me vrasje në rrethana cilësuese.

“Kjo ishte pjesa e parë e amnistisë dhe të gjithë këto që nuk përfitojnë kriteret, kemi një parashikim tjetër  Për të gjithë të tjerët, 1 vit ulje dënimi dhe 1 vit ulje fdënimi për femrat dhe të miturit. Përjashtohen subjektet e SPAK dhe GJKKO. Rasti i atyre që janë dënuar me burgim të përjetshëm dhe për vrasje në rrethana cilësuese.  Këto persona që janë dënuar për këto krime, nuk përfitojnë ulje dënimi”- tha sekretari i Ministrisë së Drejtësisë.

/f.s

Next Post
Kaosi i ‘Foltores’ në Kuvend, Shehi kundër: Një rrugë pa krye, s’na çon askund! Përfiton vetëm Rama e Berisha

Dash Shehi kundër aksionit të opozitës në Parlament: Kanë zëvendësuar fjalën me flakadanë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In