• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

AMNISTIA/ Shqiptarët nisin të dorëzojnë vullnetarisht armët

by Java News
03/01/2017 15:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nisma e Ministrisë së Brendshme për mbledhjen e armëve ilegale në duart e shqiptarëve u pa me skepticizëm gjatë lançimit të saj, por mesa duket qytetarët po i përgjigjen pozitivisht ftesës për dorëzimin e tyre.

Vetëm gjatë periudhës nëntor-dhjetor të vitit që lamë pas, në komisariatet e policisë kanë telefonuar ose janë paraqitur vullnetarisht 23 persona, të cilët kanë dorëzuar armë të llojeve të ndryshme. Dy dorëzime janë regjistruar në kryeqytet, ndërkohë që armë janë mbledhur edhe në Shkodër, Berat, Fier, Gjirokastër dhe Vlorë. Por, për të njëjtën periudhë, ka patur edhe nga ata që nga frika se do të ndiqeshin penalisht, kanë zgjedhur një tjetër mënyrë për të hequr dorë nga armët. Në 13 raste të tjera uniformat blu kanë gjetur armë zjarri në kazanet e plehrave, armë që besohet se janë lënë nga qytetarë të painformuar mirë mbi proceduarat e dorëzimit.

Sipas projektligjit të qeverisë, i përfshirë në amnistinë e fundvitit, përjashohen nga ndjekja penale dhe ata persona që dorëzojnë vullnetarisht një armë deri në datën 30 Prill 2017.  Lloji më i shpeshtë i armëve që mbajnë shqiptarët është automatiku dhe pistoleta, por nuk mungojnë as pushkët e gjahut, të cilat një pjesë janë pa leje.

Edhe në vitin 1997 në vend u miratua një ligj që amnistonte personat që dorëzonin vetë armët. Në atë kohë, u mblodhën mijëra armë luftarake, por shumë më pak sesa dolën nga depot e ushtrisë. /tch/

ma.me

Next Post
Ndotja e ajrit/ Nisma e dy ministrive për “ndalimin” e makinave të para viteve 2005

Përllogaritja e kostove/ Makinat para vitit 2000, sa duhet të paguani për t’i mbajtur në qarkullim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

46-vjeçari dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës, reagon sërish policia: Në vendngjarje u gjet pistoleta dhe një gëzhojë

46-vjeçari dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës, reagon sërish policia: Në vendngjarje u gjet pistoleta dhe një gëzhojë

October 20, 2026
Spektakël në Champions League, kampionët e PSG-së i japin “leksion” Barcelonës!

Spektakël në Champions League, kampionët e PSG-së i japin “leksion” Barcelonës!

October 20, 2026
Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

October 20, 2026
Merr tjetër rrjedhë ngjarja në Komunën e Parisit! Gjendet armë brenda në makinën e 46-vjeçarit, ja dyshimet e policisë

Merr tjetër rrjedhë ngjarja në Komunën e Parisit! Gjendet armë brenda në makinën e 46-vjeçarit, ja dyshimet e policisë

October 20, 2026
Mazniku flet për dhunën në protestë: Nëse i gjuan policit me gurë, duhesh shoqëruar

Mazniku flet për dhunën në protestë: Nëse i gjuan policit me gurë, duhesh shoqëruar

October 20, 2026
“Rinia nuk ka nevojë për deputetë e pedagogë që rishpikin veten”, Vengu: Shteti nuk negocion ekzistencën e vet

“Rinia nuk ka nevojë për deputetë e pedagogë që rishpikin veten”, Vengu: Shteti nuk negocion ekzistencën e vet

October 20, 2026
Ngjarja e rëndë në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten!

Ngjarja e rëndë në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten!

October 20, 2026
Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët

Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët

October 20, 2026
Klosi ndan protestën në dy faza: Ditën studentët paqësorë, natën personat me kapuç që hedhin gurë!

Klosi ndan protestën në dy faza: Ditën studentët paqësorë, natën personat me kapuç që hedhin gurë!

October 20, 2026
Deputeti i PS komenton protestuesin që mori mikrofonin në protestë: Ish-punonjës i SHIK-ut të Gazidedes, eksponent i hapur i PD-së

Deputeti i PS komenton protestuesin që mori mikrofonin në protestë: Ish-punonjës i SHIK-ut të Gazidedes, eksponent i hapur i PD-së

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com