• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Amnistia Penale, Manja: Pranohet propozimi për protestuesit e PD. ‘Zgjerohet’ skema e përfituesve

by A R
20/02/2024 11:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ligji për Amnistinë Penale do të votohet të Enjten në Kuvend, ndërsa mazhoranca ka kërkuar rakordim me opozitën për të marrë 84 kartonë jeshilë.

Sot në diskutimet e bëra online në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja foli për propozimet që ka bërë PD për çështjen. 3150 të dënuar do të përfitojnë nga kjoAmnisti në rast se ajo miratohet, po sipas Manjës kjo vlen për të gjitha kallëzimet e depozituara në Prokurori deri në datën 31 Janar 2024. Ai theksoi se është pranuar propozimi i deputetit Enkeled Alibeaj, që lidhet me të dënuarit për veprën penale “pjesëmarrje në tubime apo protesta”.

“Për personat që janë dënuar ose janë në ndjekje penale gjatë tubimeve apo protestave politike të organizuara nga 1 Tetori 2018 deri në 31 Gusht 2020. Ky propozim është pranuar, por jo duke përcaktuar limitin kohor. Kjo do të shtrihet deri në datën 31 Janar 2024, këtë kategori nuk mund ta lidhim me një periudhë kohore. Sigurisht është pranuar dhe për veprat që lidhen me tubimet dhe protestat, këtu kam parasysh veprat penale bazike që lidhen me organizimin e protestave. Pra veprat që janë kundër rendit dhe sigurisë publike, organizimi dhe pjesëmarrja në manifestime të paligjshme është pranuar i gjithi.  Neni tjetër “organizimi i tubimeve të paligjshme me pjesëmarrje të personave të armatosur kemi pranuar paragrafin e parë e të dytë, se janë vepra që dënohen deri në 3 vjet burg. Këto kanë qenë pjesë propozuese të deputetit Enkeled Alibeaj.”

“Nuk kemi pranuar veprën penale ”goditja për shkak të detyrës”, e kemi kriter ndalues, por për të gjitha kategoritë e subjekteve, jo vetëm për personat që kanë marrë pjesë në tubime apo protesta. Qoftë ata që janë në ndjekje penale, për shkak të rrezikshmërisë shoqërore që kanë këto vepra, por edhe duke u nisur nga parimet që ka kjo amnisti, ne nuk e kemi pranuar. Po ashtu shkatërrimi i pronës me zjarr, as këto nuk i kemi pranuar. Është akt mëshire, por duhet të jemi të kujdesshëm sepse interferon në sistemin e drejtësisë. Duhet mbrojtur sistemi publik, për këto kemi mbajtur linjën që kishim”, shtoi ministri.

Më tej, një tjetër amendament i pranuar është ai i deputetit Bledion Nallbati që ka të bëjë me zbritjen e dënimit.

“Është pranuar dhe një amendament tjetër që është propozuar nga deputeti Bledion Nallbati, e kemi pranuar për të siguruar dhe barazi në trajtim, kjo ka të bëjë kryesisht me zbritjen me një vit të dënimit për burrat dhe një vit e gjysmë për gratë e vajzat.”

Vlen të theksojmë: Nga Amnistia Penale nuk marrin asnjë përfitim personat e dënuar me burg të përjetshëm dhe ata që po gjykohen nga GJKKO. Nuk përfitojnë plotësisht nga Amnistia personat e dënuar për “goditje ndaj efektivëve të policisë.

/a.r

Next Post
Zotohet Kremlini: Nuk do të shpallim asnjë luftë në 9 Maj

Vritet një tjetër kundërshtar i Putin, Rusia në gjueti të “armiqve”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Familjarët e kërkonin prej muajsh, gjendet në lumin Drin trupi i pajetë i 80-vjeçares

Familjarët e kërkonin prej muajsh, gjendet në lumin Drin trupi i pajetë i 80-vjeçares

October 6, 2026
NATO përgatitet për sulm rus në krahun lindor, plan i ri për dronë dhe inteligjencë artificiale

NATO përgatitet për sulm rus në krahun lindor, plan i ri për dronë dhe inteligjencë artificiale

October 6, 2026
Detaje nga plagosja e 35-vjeçarit në Kurbin, gjenden dy gëzhoja në vendngjarje

Malësi e Madhe, humb jetën 28-vjeçari në fshatin Boriç i Madh, pistat e hetimit

October 6, 2026
Kasacioni italian konfirmon rrugën drejt Francës për provën e enkriptuar SKY ECC

Privatësia dhe kufijtë e kontrollit procedural, një boshllëk që projektligji nuk e zgjidh

October 6, 2026
Po skadon afati për zgjedhjen e Presidentit, Kurti pranon edhe kandidaturën e Vjosa Osmanit: Na sillni emrin me 15 firma

Kurti i kërkon votat PDK për Sejdiun: Pa president nuk mund t’i ndihmojmë ish-krerët e UÇK

October 6, 2026
Videot intime / Zbardhet dëshmia në polici e këngëtarit të ri, denoncim i parë nga një këngëtare nga Kosova

Videot intime / Zbardhet dëshmia në polici e këngëtarit të ri, denoncim i parë nga një këngëtare nga Kosova

October 6, 2026
Von der Leyen: Sulmet ndaj anijeve në Detin e Zi janë të papranueshme -

Von der Leyen: Sulmet ndaj anijeve në Detin e Zi janë të papranueshme –

October 6, 2026

Kontrata e parë hekurudhore Tiranë-Rinas-Durrës: ç’fitojmë?

October 6, 2026
Zhaku drejt divorcit: Mendoj që është gabim të martohesh… vetëm halle ke!

Zhaku drejt divorcit: Mendoj që është gabim të martohesh… vetëm halle ke!

October 6, 2026
Bledi Mane pas përplasjes me protestuesit: U sulmova, përgjegjës Qorri dhe Shehaj

Bledi Mane pas përplasjes me protestuesit: U sulmova, përgjegjës Qorri dhe Shehaj

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com