• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Amnistia mbyll edhe 2500 dosje në hetim e gjykim

by Java News
16/01/2017 14:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Amnistia nuk ka mbaruar. Pas lirimit nga burgjet të 752 të dënuarve në të gjithë vendin, ligji i amnistisë i votuar në Kuvend në dhjetor 2016 pritet të mbyllë edhe një sërë dosjesh penale në hetim dhe në gjykim. Bazuar në nenin 6 të ligjit “Për dhënie amnistie”, Kuvendi ka vendosur që të pushohen çështjet penale në hetim, të cilat janë të pashqyrtuara ose në proces shqyrtimi nga gjykatat dhe kallëzimet penale që janë në Prokurori për veprat penale të ndodhura deri në datën 30 nëntor 2016, për të cilat Kodi Penal parashikon burgim maksimumi deri në dy vjet ose çdo dënim tjetër më të butë.

Përjashtim nga pushimi i çështjeve për shkak të amnistisë mësohet se bëjnë veprat penale të rënda të renditura në nenin ndalues të ligjit “Për dhënie amnistie”. Mësohet se në zbatim të nenit në fjalë të ligjit për amnistinë, prokuroritë në Tiranë dhe në rrethe kanë nisur të shqyrtojnë çështjet që kanë në shqyrtim, të cilat preken nga amnistia. Burime jozyrtare thanë se nga një përllogaritje paraprake pritet që të mbyllen hetimet për rreth 1500 raste procedimesh penale apo kallëzimesh në proces hetimi apo verifikimi. Një numër i tillë (rreth 1 mijë) çështjesh penale të dërguara në gjykim tashmë, që preken nga amnistia, pritet që të pushohen gjithashtu.

Ndërkohë, përfitues pritet të jenë edhe një numër i konsiderueshëm personash që janë aktualisht në trajtim nga “shërbimi i provës”. Zbatimi i amnistisë filloi që në ditën e parë të hyrjes së saj në fuqi me personat që ndodheshin në burgje dhe në paraburgim, për shkak të privimit të lirisë. Për pjesën tjetër të përfituesve, pritet që amnistia të zbatohet në vazhdim rast pas rasti, ose me kërkesë në gjykatë nga vetë personat e interesuar. Në total, numri i çështjeve penale që preken në prokurori dhe gjykatë pritet të jetë 2500.

AMNISTIA NË BURGJE

Tri ditë më parë, rreth 752 persona u lanë të lirë nga burgjet dhe nga paraburgimet në gjithë vendin. Lirimi i tyre u bë për shkak të ligjit të amnistisë, i cili u miratua në Kuvend në dhjetor 2016. Ligji ishte një propozim i Ministrisë së Drejtë- sisë, që u miratua më pas në Qeveri dhe në Parlament. Në ditën e parë të zbatimit të ligjit, i pranishëm te burgu i grave ishte edhe ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i cili dha edhe mesazhin e tij në lidhje me përfituesit e amnistisë.

“Familjet tuaja sot do të jenë më të lumtura. Kam një thirrje për të gjithë, duhet të heqim dorë nga etiketimet. Këtyre grave nuk duhet t’u drejtohet gishti sipas traditës bolshevike, që i bënte me gisht fronti demokratik i lagjes. Nuk mund t’i etiketojmë njerëzit”, tha ministri Manjani. Ministri përcolli edhe një mesazh për të liruarat për punë të ndershme pas daljes nga burgu. “Hashashi nuk është zgjidhje. Dua që të jap një mesazh për punë të ndershme”, tha Manjani, ndërkohë që po i jepte fletën e lirimit të dënuarës Lumturi Kola.

ma.me

Next Post
Debatet të ashpra në PD për bojkotin / Ruli pro Bashës, Bregu e Topalli kundër

Debatet të ashpra në PD për bojkotin / Ruli pro Bashës, Bregu e Topalli kundër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
Sa i kushton taksapaguesve amerikanë një ditë e vetme lufte me Iranin? CNN zbulon shifrat

Sa i kushton taksapaguesve amerikanë një ditë e vetme lufte me Iranin? CNN zbulon shifrat

March 7, 2026
Dyfishohen denoncimet për ngacmime seksuale/ Tirana, Vlora e Korça me numrin më të lartë të rasteve

Dyfishohen denoncimet për ngacmime seksuale/ Tirana, Vlora e Korça me numrin më të lartë të rasteve

March 7, 2026
ANALIZA/ Kostoja marramendëse e zgjedhjeve, si po rrezikohet stabiliteti i Kosovës për karrige politike

ANALIZA/ Kostoja marramendëse e zgjedhjeve, si po rrezikohet stabiliteti i Kosovës për karrige politike

March 7, 2026
I përfolur si trashëgimtar i fronit në Iran/ Raportimi: Djali i Khameneit është plagosur nga sulmet amerikano-izraelite

I përfolur si trashëgimtar i fronit në Iran/ Raportimi: Djali i Khameneit është plagosur nga sulmet amerikano-izraelite

March 7, 2026
“Epsteini” ynë

Pse PD nuk e trondit as disidenca as dorëheqjet?

March 7, 2026
Garda Revolucionare e Iranit: Kemi sulmuar me raketa bazën amerikane në Bahrein

Garda Revolucionare e Iranit: Kemi sulmuar me raketa bazën amerikane në Bahrein

March 7, 2026
Play off-i i Kupës së Botës 2026/ Sylvinho: Jam me Shqipërinë para se të jem me Brazilin! Ndeshja me Poloninë e vështirë, por jo e pamundur

Play off-i i Kupës së Botës 2026/ Sylvinho: Jam me Shqipërinë para se të jem me Brazilin! Ndeshja me Poloninë e vështirë, por jo e pamundur

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In